Berisha akuzon për “kërcënime vulgare” dyshen Rama-kokëdhima. Përpjekje për diversion mediatik?

Postuar në 10 Korrik, 2013 02:24

Berisha i ka kthyer sot bateritë ndaj Kryeministrit në ngjitje, Edi Ramës duke rikthyer në vëmendjen e publikut dyshen Rama-Kokëdhima, ndoshta dhe në përpjekje për të hequr vëmendjen nga ajo që po ndodh brenda PD.

Ajo që bie në sy është që akuza, që më parë bëheshin nga zëdhënësja e Kryeministrit ose ajo e PD, këtë radhë janë lëshuar në Facebook.

Shkruan Berisha [sic]:

 “Te dashur miq, dyshja Rama – Kokedhima vazhdojne furishem revanshin e pandalshem dhe kercenimet vulgare ndaj institucioneve te vendit. Dje ata, me Twitter, hapen tenderin per fshesen e administrates. Sot ne fjalen e tij zoti Rama kercenoi Presidentin me 84 votat e tij, pasi nuk arriti te konsolidoje projektin aventuror per shkarkimin antikushtetues te Presidentit dhe heqjen se paku te tij nga kryetar i KLD-se dhe vendosjen e ketij institucioni nen drejtimin e kryeministrit. Ai sulmoi dhe kercenoi qeverine sepse ai beson se ata kane marre nje mandat per 4 vjet e tre muaj. Sulmoi dhe kercenoi Prokurorine sepse enderron rikthimin e tregtareve te dosjeve dhe militanteve te PS qe e kishin shnderruar ate ne nje repart fanatik te PS. I ngarkon detyra Guvernatorit duke harruar se Banka eshte e shtetit dhe jo e qeverise”

k.c.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>sala gjithmon ja ka futur si kahu peles sot qe po i &nbsp;humbet te gjitha na tregon drejtesi ku paturpesia e tije eshte qe ndenji ne pushtet me deputet te blere &nbsp;si bleu per presidentin dhe per vete ky kuceder e mori ate qe meritonte dhe sovrani e tha fjalen e tij &nbsp;tani te hesht e te fleje gjum...........</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>Mire qe Ramen ka arsye ta sulmoje, por nuk e kuptoj se c&#39;hyn ketu Kokedhima qe aktualisht eshte nje deputet akoma i pa betuar. Nuk kuptoj, duke sulmuar Kokedhimen mos synon ta beje ate heroin e ri te PS ashtu si dikur beri&nbsp; Nanon pasi e futi ate ne burg?</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>(deleted) total-kolosal i një njeriu që kurrë nuk ka qënë më shumë se sa një zorrë e trashë e Millosheviçëve të Ballkanit.</p>

Submitted by xha Jaho (not verified) on

<p>Thua Facebook te jete &quot;1 meter litari qe Rem grica po le jashte varrit, qe te pengohen njerzit&quot;?. Pse jo. Facebook e vizitojne shune njersez dhe mund te pengohen lehte. Eh, Rem Grica, Rem Grica. si nuk pushove njehere, o ditezi.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.