Bojaxhi: familja e Kryeministrit ndërhynte në ekzekutiv. Basha, i katapultuar nga Berisha

Postuar në 10 Korrik, 2013 02:15

I ftuar në “Tonight” të Ilva Tares në Ora News, Gjergj Bojaxhi artikulon qartë dhe i pari (brenda PD) arsyen e vërtetë të humbjes së PD: ishte votë ndëshkim kundër Berishës!

“Situata ekonomike ka ndikuar në humbjen e së djathtës. Ka qënë një votë edhe për të ndëshkuar dhe për të hequr kryeministrin Berisha nga pushteti” tha ai.

Ai u pozicionua qartë pro Olldashit duke artikuluar akuzën më të fortë kundër kandidatit Basha, aleancën me LSI.

“Dy njerëz kanë bërë koalicion me LSI, Basha dhe Berisha. Militantët e djathtë asnjëherë nuk ishin të qetë me koalicionin e LSI përgjatë 4 viteve. Ajo që zoti Olldashi po flet gjatë takimeve, po tregon se Basha është një nga modelistët e marrëdhënies me LSI, e ka moralin politik shumë më të ulët” tha ai.

Bojaxhi foli dhe për familjen e Kryeministrit, që ka bërë ndërhyrje të qarta në ekzekutiv:

“Brenda PD ka një grup njerëzish që asnjëherë nuk kanë qenë në vendimarrjen e familjes së Kryeministrit. Varet kush do fitojë, kjo do tregojë dhe ndikimin e Berishës në të ardhmen. Olldashi s’ka qenë asnjëherë i rehatuar me këtë ndërhyrje në parti, Basha e ka ndërtuar karrierën e tij me këtë ndërhyrje. Unë me integritetin që kam në publik, nuk mund të gënjej ata që më dëgjojnë apo shikojnë. Që ka pasur ndërhyrje të qarta në ekzekutiv nga anëtarët e familjes së Kryeministrit Berisha, ka pasur. Ai ka qenë në dijeni, përgjegjësinë atij ja kam vënë për këtë fakt, që njerëzit që kontrollonte ti ndëshkonte nëse bashkëpunonin me ta për vendime që ai nuk ishte dakord. Sot me jetën që kemi , prindi s’mund të jetë përgjegjës për veprimet e fëmijës së tij. Unë me gjërat që kam administruar nuk kam lënë të ndërhyjë njeri”tha Bojaxhi.

k.c.

E plotë:

http://www.oranews.tv/vendi/bojaxhi-basha-ne-pd-katapultim-i-berishes-froni-do-ti-kaloje-kopjes-se-te-atit-votoj-olldashin/

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

VOTA ISHTE KUNDËR BERISHËS??
mandatii dytë ishte më i keq se i pari?!
bojaxhiu me integritet?!
kjo votë ishte me të vërtetë kundër berishës!!nuk ka asnjë arsyetim kundër,POOOOR nuk duhet të harrojmë se ju të gjithë ishit në krah të berishës,ishit vegla qorre të tij që si në partinë e tij dhe në shtetin e tij,ju i shërbyet me zell,si skllevër të bindur!ju i shërbyet duke përfituar maksimumin!!ju e mbajtët në pushtet për të përfituar për të vjedhur për të grabitur!!
kështu o bojaxhi alpinisti!!
mandati i dytë ishte vërtetë më i keq se i pari,sepse vjedhja u shtua,grykësia që patët nga vjedhja në mandatin e parë ishte më e madhe,kurse pasuritë e shqipërisë u paksuan!kredi nuk mund të merrnit më si në mandatin e parë!!i harxhuat mundësitë!futët në krahun tuaj hadutët profesionistë të metës dhe bëtë garë me ta!!
itegriteti i bojxhiut është i njëjtë me të ilir metës!!
arsyeja??
sepse është më pak i keq se të tjerët!është e keqja më e vogël!!
kështu shqipua trap i trashë dhe në kufijt e debilitetit,harron se ky tip ishte një nga shkaktarët e këtij rrënimi,mbështetësit kryesorë të berishës,njeri që se hapi gojën kundër tij dhe sot na del “i peresekutuar” nga famolja njëlloj si ismail kadarja e mehmet elezi!!
legen bojaxhi ti ke qënë një përfitues i pasurisë së shtetit shqiptar në rrugë të pa drejtë,vjedhur!për ty duhet të hapen hetime për prejardhjen e pasurisë tënde!ke qënë mbështeësh kryesor i berishës si në shtet dhe parti!!në parti të paktën nuk ke hapur gojën por ke duartrokitur çdo idjotësi të tij!!
këto që thua sot nuk është se të pafajsojnë,ato thjesht të sjellin në kujtesën e njerëzve!!deri dje kishe filluar të harroheshe!!sot nai prure në mënd se dhe ti je pjesë e shkatërrimit të shqipërisë!!
të shohim se çdo të bëjë “E KEQJA MË E VOGËL”edi rama me këta kriminelë!?
parashikimi është ASGJË!!

Submitted by votim koti (not verified) on

Erdhi nga SHBA-te i katapultuar si zv.minister i energjitikes, nulitet i vertete. Si drejtor i KESH ekologjisti u soll pa respekt per natyren. Si kreu i policise ndertimore i paafte  (dull boy).  Eshte i m ire per analist tek big brother

Submitted by Ben (not verified) on

Nje nga njerezit e ndershem dhe me vlere ne PD.

Nga te paktet njrez te ndershem nga te dy krahet.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.