Richard Cohen në WP: Demokracia në Egjypt? Hë për hë nuk është një përparësi

Demokracia në Egjypt? Opinionisti i gazetës Washington Post, Richard Cohen, pas kësaj që po ndodh, e ka një përgjigje: I don’t give a damn! (as që i çaj kryet për për të). Pse ai mendon kështu? Sepse sot Egjypti ka tjetër përparësi. “Dhe Ramses II [faraoni i mijëvjeçarit të dytë para Krishtit] të çohet nga varri, do të ishte ok, nëse ai u jepte njerëzve siguri e nëse do t’i nxirrte nga kjo situatë”, thotë ai në thelb. Dhe vijon: “Demokracia është e lezetshme, por nuk është një ilaç që i shëron të gjitha sëmundjet. Pas rënies së Republikës gjermane të Weimar-it, një republikë e rrëmujshme demokratike, Hannah Arendt dhe Theodor Adorno, intelektualë të klasit të parë, zunë të bënin pyetjen, nëse demokracia është e thënë të jetë në çdo rrethanë ‘wonderful’ (e mrekullueshme). Problemet e Egjyptit janë kaq të frikshme sa të vjen të thuash menjëherë se nevoja për demokraci nuk është më e para gjë që duhet. First things first. Përpara se Egjypti të ketë nevojë për një qeveri demokratike, ai ka nevojë për një qeveri”.
Pak më parë, gjatë shkrimit, Richard Cohen, nënvizon faktin se SHBA-të kanë nevojë për një Egjypt të stabilizuar, dhe këtë Egjypt të stabilizuar, që nuk hapte punë me Izraelin, e kanë pasur për tridhjetë e ca vjet, me ndihmën e diktatorëve Anwar Sadat dhe Hosni Mubarak.
Shkrimi i plotë (në anglisht, veç) mund të gjendet në linkun http://www.washingtonpost.com/opinions/richard-cohen-the-last-thing-egypt-needs/2013/07/08/fa4da570-e7f8-11e2-aa9f-c03a72e2d342_story.html?hpid=z3
Re.Pu.
Comments
Kjo eshte corba qe u

Kjo eshte corba qe u serviret atyre qe duan demokraci. Vlerat perendimore nuk u imponohen dot popujve te lindjes duke u vene kukulla qe u ngjajne atyre ne perendimet por duke garantuar rregullat e lojes njelloj si ne vendet perendimore.

Rrezimi i nje presidenti te ligjshem te zjedhur me vote nga ushtria eshte nje dite e zeze per cdo njeri te lire qe demokracine e kerkon nga vota dhe jo nga cizmet e ushtareve.

Shkrimi me lart eshte forma me e shemtuar dhe perverse e talljes me nje popull ne emer te interesave te te tjereve . Nje popull duhet te shtypet nga diktatore per te lene nje tjeter te prosperoje ne paqe ..... TURP !

këtë që kohen ka thënë troç

këtë që kohen ka thënë troç një të vërtetë që politikanët amerikanë e fshehin,gjat propagandimit të demokracisë!!
me të vërtetë që në vënde si egjypti nuk mund të trapiantosh demokracinë nga një ditë në tjetrën!!diktaturën,pa problem,atë fetare me më pak problem!!por si mund të kesh një qeveri dhe të mos kesh probleme!flas për një qeveri jo demokratike!

patëm sadatin e pas tij mubarakun!i dyti asqë do të kishte shans të vinte në pushtet po të mos kishin vrarë të parin!!dhe sadati si shumica do të kishte lënë të birin e i biri të birin!dinasti presidenciale!!mubaraku po bënte të njëjtën gjë!!

një shëmbull më i pastër i qeverisë që mban brënda kufijve problemet,që është autoritare që përparon vëndin dhe nuk është këthyer në një dinasti presidenciale është Kina!!aty me të vërtet kemi një shtet që po zhvillohet nën një regjim diktatorial o autoritar,por të paktën kolegjial!!kemi ndryshim të drejtimit dhe jo dinasti!!se ku do të shkojë askush se di,të shpresojmë për mirë!të paktën amerikanët po flasin gjithnjë e më pak për të "drejtat e njeriut"në kinë!!ndoshta për shkak të kësaj që thot kohen!për shkak se demokracia kineze do ti hapte më shumë probleme atyre,amerikanëve,bile dhe kinezëve vetë!!

Add new comment