Tre gjeneralët e rinj të dekretuar nga Nishani: Beltoja, Buçpapa, Dogjani

Tre gjeneralët e rinj të ushtrisë shqiptare, pas shkarkimit të bujshëm të tre paraardhësve të tyre (Sandër Lleshi, Dhori Spirollari e Abaz Lleshi) të firmosur nga Presidenti Bujar Nishani në fund të majit, janë prezantuar sot nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi. Komandanti i ri i Forcës Ajrore është gjeneral brigade Frederik Beltoja, i cili mori gradën pak ditë më parë me dekret të Presidentit Nishani. Kreu i Brigadës së Mbështetjes Rajonale bëhet gjeneral brigade Muhamet Buçpapa, ndërsa Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes e drejton gjeneral brigade Ylber Dogjani. Ankesa e tre gjeneralëve të liruar, për shkarkim antikushtetues, nuk u mor parasysh nga gjykata.
A.K
Comments
Mjere ne per gjeneralet e

Mjere ne per gjeneralet e ketij lloji...

prape maloke

prape maloke

Parlamenti , urgjentisht

Parlamenti , urgjentisht duhet te largoje kete njeri nga posti i Presidentit ! Te me ndjeje , se nuk dua ta fyej , por realiteti eshte ky , Shqiperise dhe Shqiptareve nuk i duhet nje President si qeni i Pavllovit ! Boll me eksperimente te qarqeve antishqiptare ! Kthejuani jeten shqiptareve ne normalitet !

Ju luuutem parlamentiiii ! Lerini pallavrat "tranzicion i bute" apo "tranzicion i ashper" ! Neve na duhet normalitet si qenie njerezore , me dinjitet dhe integritet ! Kaq , vetem kaq i kerkojme parlamentit qe arriti te zgjidhej prej nesh ! Jeten tone e ndertojme dhe e jetojme vete ! Ktheni shtetin qe te beje punen e tij ! Kaq duam !

O qeveri e ardheshme: Vetem

O qeveri e ardheshme: Vetem shtet me emrin e vertete "shtet" duan sot shqiptarët. Per kete votuan shqiptaret. Harrojeni statusin e ... apo te .... ne nje moment dhe ktheni shtetin. Mos lejoni shtet te pakices, shtet te batakçinjve, nese nuk jeni vete te tille.

Add new comment