Dallga e ndërtimeve pa leje në bregdet mbledh PS-në. Por tani per tani, takat institucional kanë vetëm bashkitë e majta

Postuar në 09 Korrik, 2013 10:41

Vala e shfrenuar e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, ka bërë bashkë kryeministrin në pritje Edi Rama, me drejtuesit lokalë dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare. Rama u kërkoi kryebashkiakëve socialistë që qysh gjatë këtij sezoni veror të nisë marrja e masave për spastrimin e vijës të uzurpuar nga gardhimet e ndërtimet pa leje. “Duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë “dallgë” të madhe ilegaliteti që dëmton si prona private, ashtu dhe prona publike”, tha Rama. Ai saktësoi rrëzimin e karabinave dhe strukturave pranë ujit, përjashtuar shtëpitë e banimit. Në mbledhje pati reagime nga më të ndryshmet: Deputeti Koço Kokëdhima kërkoi madje ekspozimin individual të gjykatësve që mbrojnë abuzuesit; Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, që ka filluar një aksion kundër ndërtimeve të paligjshme, tha unifikimi i sistemit policor është kyç për përballimin e këtij fenomeni. Ndërsa deputeti Paulin Sterkaj kishte një tjetër këshillë: “Mendoj se tani nuk duhet t’u bëjmë antireklamë plazheve tona.  Në këtë moment ne s’kemi fuqi të frenojmë ndërtimet pa leje, sepse s’e kemi atë mundësi, por të paku të merremi me çështje më të thjeshta, si me pastrimin e tyre t’u krijojmë pushuesve të kalojnë verën”.

 

A.K

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>le ta nisin nga pallati i Lulit ne Vlore. Aty te shohim sa garipa jane. Paulini e paska ndonje ndertim diku pa leje me sa duket.&nbsp;</p>

Submitted by per anonimin (not verified) on

<p>po pse mos ta fillojne nga pallatet e shpetim gjikes?</p><p>hej, me te vertete mendoni ju qe mister 20% do zhduke korrupsionin ne nje popull te korruptuar me dhembe e dhemballe?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.