Rama deputetëve të vet: Nuk do publikoj më urime nga miqtë ndërkombëtarë

Grupi parlamentar socialist është mbledhur për herë të parë pas 23 qershorit. Është thirrur nga Rama, i cili e ka shfrytëzuar edhe këtë rast për të përcjellë mesazhe jo konfliktuale (ka rënë në sy përpjekja e Ramës pas 23 qershorit për t’u dukur i përunjur; por kjo do të vihet re, e do të ketë rëndësi, pasi të marrë detyrën).
Rama, me ç’tha, ka hequr dorë nga publikimi i telegrameve dhe telefonatave përgëzuese që një politikani apo kryeministri i vijnë në mënyrë routine nga kolegë e homologë. “Kam marrë shumë urime nga miqtë ndërkombëtarë, por nuk kam publikuar asnjë urim, pasi më ka bezdisur gjithmonë ky fakt; zëra shumë autoritarë ma kanë përcjellë shumë qartë mesazhin se jemi shpresa e fundit e një gjenerate”, ka thënë ai.
Dhe kjo që tha ishte, në fakt, një mënyrë për t’i publikuar këto urime.
Re.Pu.
Comments
Sa te pa
Sa te pa sinqerte,cinik,paragjykues jeni ne kete ju te Res .Pu
Po, nuk do mend, ekstrakti i

Po, nuk do mend, ekstrakti i urimeve duhet te thuhet. Ne se ato telegrame do te botoheshin apo lexoheshin, atehere ne djall te vejne te gjitha sepse cdo gje qe i ngjan veprimeve te Berishes me sjell zorret ne gryke!

Ndonjehere ju te Respublikes

Ndonjehere ju te Respublikes ( sa shume shprese kam patur tek ju ) dukeni si galloshe e vjeter e lyere me llak.

Ju nuk e keni idene e faqeve te brendeshme te zerit te popullit qe mbusheshin me telegramet e urimit nga e gjithe bota me urimet e 28-29 Nendorit. (Me barkun thate ishim por shume " miq " kishim atehere.)

Gjithmone e kam patur fiksim qe Edi eshte shume perpara nesh, gjithmone e shoh ne rrethana te ndryshme qe Edi eshte edhe me perpara se sa une e vleresoj.

Ju te Respublikes nuk jeni me adoleshente ne media.

Shikoni "Tema on-line", shikoni "Shqiptarja.com " dhe mesoni.

Mos u merrni me kunja dhe batuta.

Add new comment