Gjenden edhe deputetë “maqedonë”. Një tjetër hua për komshinjtë

Postuar në 08 Korrik, 2013 10:35

 

Tre deputetë maqedonë ka gjetur gazeta fqinje “Makedonium” në rradhët e parlamentarëve të Kuvendit të Shqipërisë: Dy deputetët  socialistë Namik Dokle dhe Taulant Balla, që kanë prejardhje nga Golloborda, dhe deputeti i PD-së Myqerem Tafaj, po ashtu me origjinë maqedonas. Ky lajm ka bërë përshtypje sepse vjen menjëherë pas identifikimit të gjashtë deputetëve me origjinë minoritare greke nga mediat helene. Por në rastin më të freskët, “Makedonium” ka ankesa: “Por këta deputetë, jo vetëm që nuk deklarohen si maqedonas, përkundrazi më së shumti i dëmtojnë interesat maqedonase në Shqipëri”, dhe sillet si shembull sjellja e ministrit dhe deputetit Tafaj, i cili e pengonte realizimin e kursit në gjuhën maqedonase në Gollobordë”. Ky gjurmim bashkëkombasish të dikurshëm të kujton pak entuziazmin tonë për ndonjë aktor hollivudian me rrënjë shqiptare, por Shkupi vuan nga një overdozë huazimesh: Nga Aleksandri i Madh, tek Nënë Tereza.

A.K

Comments

Submitted by Gjergj (not verified) on

<p>Po. Dhe pastaj i del kryetari i Akademise se Shkencave qe qenka shqiptar. Eshte deklaruar me dekada te tera si maqedonas, dhe tani se fundi del shqipta. Ja, ashtu jane gjysma e &quot;maqedonasve&quot; te Maqedonise, shqiptare jane.</p>

Submitted by Daku (not verified) on

<p>Nami Dokle dihet se eshte goran, qe kur goranet qenkan &quot;maqedonas&quot;?</p><p>Dhe kKjo puna e &quot;maqedonasve&quot; sikur po trashet shume, e kane mire greket qe u vine hakut. Ti thuash bukes &quot;hleb&quot; e ujit &quot;voda&quot;, ta kesh emrin Goran Pandev, dhe njekohesisht te jesh &quot;maqedonas&quot; sikur nuk shokon.Duhen vene ca pika mbi i.</p><p>Sa per deputetet, nuk ka arsye pse mos e deklarojne origjinen. Secili eshte ai qe eshte, nuk eshte me zgjedhje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.