Albin Kurti nuk tërhiqet; dhe thotë: “Nuk punoj për vota; punoj për Kosovën”

Postuar në 07 Korrik, 2013 15:35

Kush ka menduar se Albin Kurti do të shkurajohej nga kritikat e forta që i janë bërë ditët e fundit nga pala amerikane, sot ka pasur rast të zhgënjehej. Në fakt, Kurti nuk ka bërë asnjë hap prapa as atë ditë që Reeker-i lëshoi në adresë të tij e të të tijve fjalën “kllounë” (nuk dha shenja tërheqjeje në Tonight Ilva Tare), por sot, në një takim në Gjakovë, në Ponoshec, ai ka thënë se “Vetvendosje nuk punon për vota, por punon për të mirën e Kosovës, me bindjen se në këtë formë do ta gëzojnë edhe mbështetjen e qytetarëve dhe votat do të vijnë me kalimin e kohës”.

“Jemi kritikuar shumë për veprimet tona të fundit, por unë jam i bindur se po të mos ishte ajo protestë e jona, po të mos ishte ai kundërshtim radikal i yni në Kuvendin e Kosovës, nuk do të vinte puna që tërë populli të interesohet se çka qenka ajo marrëveshje, nuk do të vinte puna që tërë populli ta diskutonte Ligjin për amnisti, nuk do të vinte puna që mbi 30 OJQ ta kundërshtonin këtë ligj dhe nuk do të vinte puna që ky ligj të mos i siguronte më shumë se 70 vota”, ka thënë Kurti, sipas Zërit.

Dhe pastaj ka theksuar diçka që përbën, me sa duket, thelbin e tij si politikan:  “Këmbëngulja në politikë është shumë me rëndësi, [ndonëse] unë jam gjithmonë i hapur për t’i diskutuar metodat”, ia ka bërë ai.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Andrea Nikaj (not verified) on

<p>Talebin Kurti eshte njeri me natyre terroriste islamike.</p><p>Persona si ai nuk duhet te kene te ardhme politike.</p><p>Por, tani e ka marre ne dore Amerika dhe ajodi si te sillet me terroristet &quot;palaço&quot;.</p><p>Andrea, Rome</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.