Bartoli fiton Wimbledon-in, dhe BBC-ja “e ndëshkon” me komente seksiste; por kërkon falje

Postuar në 07 Korrik, 2013 11:51

Kampionia e Wimbledon-it për çupa këtë herë ish tenistja franceze, Marion Bartoli, dhe ndërsa ndeshja finale kish përfunduar, një nga gazetarët komentatorë më të mirë të BBC-së në të tilla evenimente, John Inverdale, bën një ndërhyrje të natyrës jo dhe aq sportive: “Nuk di pse mendoj se i ati i Bortoli-t, që ka qenë njeriu më i rëndësishëm i jetës së saj, duhet t’i ketë thënë kur ka qenë e vogël: nuk do të bëhesh kurrë e bukur, nuk do të bëhesh kurrë një Sharapova, e prandaj, për ta arritur suksesin, nuk të mbetet gjë tjetër, veçse të punosh kafshërisht e të bëhesh luftarake në fushë”.

Kaq u desh. BBC-ja, që mbahet dhe e mbajnë (me të drejtë) për korrektesë e elegancë, u ndodh përballë kritikave të forta. Vetë njerëzit e BBC-së nuk u vunë në pritje të kritikave, por kanë kërkuar ndjesë qartazi e menjëherë për këto komente maskiliste. Ndërsa Bartoli, kur i thanë se ç’ish thënë për të, u përpoq të mos e bënte të madhe. “Nuk kam ëndërruar kurë të bëhem një foto-modele; kam ëndërruar gjithë jetën të fitoj Wimbledon-in”, shkruajti ajo në profilin e vet në twitter.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Tani (not verified) on

<p>Kampionia e Wimbledon-it për çupa??? &nbsp;Për çupa?? Ku e psoniset kete term?&nbsp;</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>jo per cupa por per femra cka nenkupton konkurrence mes personash me organe femerore jo detyrimisht te bukura por mjaftueshmerisht femra.</p><p>PS shumica e kampioneve te tennis-it kane qene femra te shemtuara disa prej tyre dhe lesbike(Navratilova, Hingis, Mauresmo) por shume te talentuara.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.