Albin Kurti përgjigjet: Nuk i nënshtrohem asnjë zyrtari amerikan!

Pasi Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Philip T. Reeker shpenzoi fjalë të rënda ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke i quajtur “palaço dhe nihilistë”, Albin Kurti nuk vonoi t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë. I ftuar mbrëmë në emisionin “Tonight Ilva Tare”, në “Ora News”, Kurti është shprehur se fjalët e përdorura nga Reeker janë një gjuhë e padrejtë dhe një qëndrim jodemokratik. “Ne jemi të interesuar për të patur bashkëpunim me SHBA-të, por unë nuk mund të nënshtrohem ndaj asnjë zyrtari amerikan. Ne kërkojmë partneritet dhe jo politika servile siç ndjek qeveria e Kosovës”. Kurti ka pranuar se Vetëvendosja ka bërë gabime në veprimtarinë e saj, porse sipas tij, reagimi i Reeker lidhet me dështimin e kalimit në Kuvend të projektligjit për amnistinë. “Paqja midis Kosovës dhe Serbisë është një paqe midis kriminelëve të luftës në Beograd dhe kriminelëve të paqes në Prishtinë”, ka vijuar Kurti. Më vonë, sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka njoftuar se për fjalët e Reeker ata do të ankohen, javën e ardhshme, tek Sekretari i Shtetit, John Kerry.
Re.Pu.
Comments
Bravo! Jo si keta plehrat

Bravo!

Jo si keta plehrat tane qe mezi presin te shiten tek i pari i juaj qe ben vizite!

Vazhdo rrugen. Greminen ke ne

Vazhdo rrugen.

Greminen ke ne fund.

Eshte interesante te

Eshte interesante te supozohet per nje moment sikur NATO te terhiqej nga Kosova, dhe nendhe ti kerkohej Serbise te zhbente ate qe eshte bere deri me tani, cfare do te bente ky fare CeGuevare pe Kosove? Por thuaj shyqyr, qe ata te cilet kujdesen per punet e kesaj bote nuk bejne lodra zbavitese si keto te Kurtit, pa e dime mire se ku do te perfundonim. Kosovaret duhet te mesojne te jene mirnjohes dhe sidomos te urte. Ata duhet te mesojne nga historia dhe te adaptojne qendrime si ato te Komenuellthit ne raport me Mbreterine e Bashkuar, apo te Algjerise me Francen. Kujdesi i tyre per mardhenie normale me Serbine duhet te jete dhjete here me madh se me ne. Per ta merite ka per te qene te shkojne mire dhe te zbusin fqinjin, pa me vellain punet rregullohen. Patriotizmi mesjetar nuk i hyn me ne pune askujt.

Me ke ndihumuar? Me ke ardhur

Me ke ndihumuar? Me ke ardhur si mik? Epo te falenderoj nga zemra per ndihmen dhe te vendos tek buxhaku i shtepise si mik! Une te vendos atje se te kam mik por kjo nuk te jep te drejte te pjerdhesh o zoti amerikan! Shko pirdh ne hale se edhe ne kemi te tilla me shumice se ndryshe po pordhe ketu ku jemi te gjithe, me siguri do ti marresh ere edhe zotrot pordhes tende!

Mire mire djalo ! Na duhesh

Mire mire djalo ! Na duhesh shume edhe ti ! I duhesh faktorit shqiptar ne rajon !

Dua t'u tregoj nje "taktike" te familjeve shqiptare kur ato ishin ne gjak dhe kishin te drejten e gjakmarrjes . Nder vellezerit edhe kur diskutohej falja e gjakut , lihej gjithmone me i vogli qe te kundershtonte dhe te kerkonte marrjen e gjakut ! Kjo i rriste vleren "gjestit" . por e bente dhe hasmin t'i vinte gishtin kokes .....!

E keqja eshte se "kjo vellazeri" , a eshte vellazeri ? Por dhe nese eshte vertete "vellazeri" , a i ka veprimet e koordinuara ?

Une me "vellazeri" , kuptoj te gjitha rrethet politike shqiptare , ne pozite dhe ne opozite !

Keqardhja ime eshte se nuk konstatoj "vellazeri" , lere pastaj koordinim ! Mund te them se keto "qarqe" apo "rrethe" politike i shikoj jo vetem te percara por nje pjese te tyre , edhe ne sherbim te interesave antishqiptare ne shume raste . Euro dhe dollari iu ka zevendesuar Atdheun !

Megjithate zeri i fuqishem i "Vetvendosjes" , i nxjerr kallajin dhe anet e dobeta , politikes rajonale ndaj faktorit shqiptar , qofte kjo politike edhe e amerikaneve ...........

Add new comment