Philiph Reeker i pamëshirshëm me krerët e Vetëvendosjes: Janë palaço e nihilistë

Postuar në 05 Korrik, 2013 12:21

Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan Philip T. Reeker është në Prishtinë. Kjo është një vizitë e rëndësishme, por që nuk ka kaluar në mënyrë routine. Reeker ka denoncuar publikisht dhe me fjalë të rënda lëvizjen Vetëvendosje. Mund të thuhet pa frikë se kjo dalje në publik e Reeker-it është një gjë e pazakontë për një diplomat amerikan, gjë që do të thotë se ngjarjet e ditëve të fundit (ku mbeti e lënduar dhe ambasadorja amerikane) kanë provokuar zemërim tek pala amerikane. “Palaço”, u ka thënë ai drejtuesve të Vetëvendosjes.

Frazat e saktë në adresë të Albin Kurtit e krerëve të tjerë të kësaj lëvizjeje janë përcjellë nga të gjitha agjencitë e lajmeve: “Palaçot që dojnë të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendojnë dy herë se çfarë po i bëjnë pjesës tjetër të vendit... Kjo sjellje nihiliste është e papranueshme në shekullin e 21 në Evropë dhe në rajon. Kjo porosi është shumë e qartë.”

Pyetjes se pse diplomatët amerikanë nuk marrin takim me eksponentë të Vetëvendosjes, ai iu përgjigj: “Ne jemi të gatshëm për takime me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, [por] kur ata sillen mire, si njerëz normalë, në një botë bashkëkohore me demokraci bashkëkohore. Ne do të angazhohemi në mënyrë të përshtatshme me ta. Kjo është e vërtet kudo nëpër rajon dhe kudo nëpër botë”.

Me këtë është hapur dhe një temë tjetër bisede për Ilva Taren, e cila e ka të ftuar sonte në mbrëmje Albin Kurtin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

“Ne jemi të gatshëm për takime me përfaqësuesit e Vetëvendosjes, [por] kur ata sillen mire, si njerëz normalë, në një botë bashkëkohore me demokraci bashkëkohore. Ne do të angazhohemi në mënyrë të përshtatshme me ta. Kjo është e vërtet kudo nëpër rajon dhe kudo nëpër botë”.

Submitted by Gjergji (not verified) on

Ah po nacionalistet serbe qe iu dogjen ambasaden ne Beograd nuk i quajtet palaço.Me ata e mbani mire,madje edhe marreveshje duhet te bejme me ta.Po keshtu eshte kur je shtet shker.dhate.Tallen me ty!

Submitted by Daku (not verified) on

Flisni ju per demokraci mor qelbesira, atje ne Siri ka 2 vjet qe vriten njerez me nje grusht shteti islamik kunder presidentit dhe shtetit, vetem pse nuk ju vinte juve pas avazit. Po atje ne Turqi nuk kishte protesta ndaj shtetit? Edhe atje Erdogani ka shumicen, ne emer te numrave qe ka ne parlament kryen veprime autoritare. Atje ju vjen pas shtatit juve, i perkrahni protestat.

Kurse kur protestohet kunder nje padrejtesie tek shqiptaret, atehere qenka dhune. Se padrejtesia sjell uje te mulliri juaj, po e merrni me te mire e llastoni Serbine dhe si gjithmone si monedhe perdorni shqiptaret. Dhune eshte ti detyrosh deputetet te votojne nje ligj racist, vetem pse kush nuk voton pro etiketohet anti-evropian dhe anti-amerikan, apo "palaco".

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Mos te ishte per kto "qelbesira" daku, kosova do ishte zbras nga milloshevici. Kshu qe para se te flasesh, viji ne pune ato pak neurone qe ke.
Mosmirnjohes!

Amerika nuk eshte zari jone qe do shohe gjithmone interesin tone. Ka dhe ajo interesat gjeostrategjik te vetat, dhe ne krye te ketyre interesave eshte stabiliteti i rajonit. Dhe vetvendosja, (sado qe une e simpatizoj kauzen e tyre), ka gjetur menyra shume te gabuara dhe destabilizuese per te shtyre axhenden e saj. Po sillen si femije te llastuar.

Submitted by Daku (not verified) on

Leri neuronet e mia dhe fol per temen. Rri shtrember e fol drejt. Protesta eshte e drejte e te gjitheve, ose dikush proteston kur amb amerikane i volitet qe njerezit te heshtin, nuk do te thote qe njerezit jane palaco.
Amerikes ja kemi shprehur mirenjohjen, I kemi ngritur buste neper sheshe. Kjo sdo te thote qe duhet te na marrin pak nga pak ate qe na dhane. Mirenjohja nuk tregohet me servilitet, bindje pa kushte deri ne mazokizem.
Po kur je shtet si i shqiprise dhe kosoves, cfare nuk pret. Falin detin, token cfare te jete, boll ta kene mire me nderkombetaret.
Kosova eshte kthyer ne nje cirk te turpshem tragji-komik, dhe palacot nuk jane LVV, po ai qe kishte ne krah Rikeri kur dha konf per shtyp.

Submitted by Daku (not verified) on

Amerika nuk ka pare interesin tone ndonjehere sa per dijeni. Na mbeshtet ne dhe kedo kur I intereson. Shume mire kur interesat perputhen po kur nuk eshte ashtu, duhet ti mbrojme vete. Kur vajti Klintoni ne Greqi u dogj Athina nga protestat, nuk shau njeri.
Ky Shan palaco njerezit qe protestonin per dicka qe Rikeri pretendon se eshte ne te mire te tyre.
Nese te kerkosh dinjitet dhe drejtesi te ben palaco, te thuash te verteten te ben palaco, atehere edhe une e quaj vetem "palaco" dhe nuk e kam per turp.

Submitted by Daku (not verified) on

Per Rikerin, "te sillesh mire" do me thene "te besh sic thote ai". Duhet sqaruar kjo.

Submitted by Anonim (not verified) on

a ka thene ndonjehere per serbet ky kurva, qe jane palaco?

Submitted by skelari migrues (not verified) on

Me duket se duhet bere me shume, qe te te marrin ne konsiderate; kur ben dhune simbolike quhesh palaco, kur vret pak quhesh terrorist, kur vret shume quhesh partner...

Submitted by bbb (not verified) on

NJe burre ja ka treguar vendin amerikanve...ai ishte Enveri

Submitted by Luan (not verified) on

Jane palaço se protestojne kunder nje marreveshjeje qe hedh ne ere shtetin e ri te Kosoves, duke e lene Serbine fashiste te dominoje politiken kosovare ne te ardhmen. Mitrovica u shit, bile me mire u dhurua, tani flitet per ligjin e amnistise ndaj çetnikeve terroriste te Beogradit, ne menyre qe keta kelyshe hiene te kthehen ne token kosovare qe aq shume e kane gjakosur me masakra ne 1999. Dhe nje pis i Uashingtonit na quan palaço te vetmit atdhetare qe protestojne kunder kesaj tradhetie. Une si shqiptar Laberie them JETE TE GJATE "PALACOVE" KUR VEPROJNE NE DOBI TE KOMBIT! Vetem kujdes Filipis i Rryqes, se nese ka nje shtet ne Bote qe s'duhet te false me kete gjuhe, eshte pikerisht juaji, qe po sponsorizon gjakderdhjen dhe ilegalitetin kudo ne Bote, shih Palestinen, Afganistanin, Irakun, Egjiptin, Tunizine, Bahreinin, Libanin, Sirine... NGA C'PODIUM NA VIJNE PREDIKIMET?

Submitted by Gjergji (not verified) on

Kur ne kemi luftuar per liri,mbijetese etnike me sllavet amerikanet ishin akoma ca puritane angleze qe mezi prisnin te ikin nga Anglia...Keshtuqe nuk mund te vije Reekeri e te na beje si shpetimtariv i madh  duke na dhene leksione se si t'ia japim Mitrovicen Serbise pa kushte.Vdiq Adem Jashari me familje atje ne kulle te Drenices jo Bill Klintoni prandaj pak respekt per luften e popullit shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.