Alma Lama lë Vetëvendosjen; nga çasti në çast pritet të dalë para gazetarëve

Alma Lama, krutane e martuar në Prishtinë, me profesion gazetare, së fundmi deputete në parlamentin e Kosovës, pritet sot – këtë e thotë gazeta Express – që të dalë para gazetarëve e për t’u bërë atyre e dije se “nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të lëvizjes ‘Vetëvendosja’”. Kontrastet mes saj dhe Albin Kurtit mund të jenë të hershme e të natyrave të ndryshme, por njëri prej tyre është bërë publik veç javët e fundit, kur Lama ka mbetur e pakënaqur nga fakti që Vetëvendosja, në vend ta merrte në mbrojtje prej sulmeve të ekstremistëve islamikë, ka mbajtur qëndrime që kanë lënë të kuptohet se në këtë pikë ka një ndarje mes tyre.
Po sot, Albin Kurti është në Tiranë. Në mbrëmje, ai do të jetë i ftuar në studion e Ilva Tares, në Ora News, ku do t’i duhet të flasë për të gjitha zhvillimet e kohëve të fundit. Ndoshta dhe për çështjen “Lama”.
Re.Pu.
Comments
Alma Lama sulmoi traditen
<p>Alma Lama sulmoi traditen fetare te kosovareve. Ajo ndoshta eshte mesuar ne Kruje me keto sulme, por ne Kosove populli e do fene dhe nuk vjen nga tradita e pa-Zot e Alma Lames. Largimi i saj nga Vetevendosje eshte nje lajm i mire. Pas kesaj ajo mund te nisi serisht pune si korrespondente per ndonje gazete dhe te japi lajme nga Kruja.</p>
Dhe kush na qënka kjo traditë
<p>Dhe kush na qënka kjo traditë fetare e kosovarëve a e dinë këta se kur lindi dielli kishin fe tjetër dhe skishte asnjë lidhje me fenë e sotëme që me aqë zellë e mbrojnë dhe tek e fundit nuk ka asnjë lidhje me ne</p>
Shqiptaret jane nje popull
Shqiptaret jane nje popull europian me besim te lashte te krishtere. Islami u imponua nga turku me zjarr e shpate. Kjo eshte historia. Une jam pasues i thenies piramidale te Vaso Pashes. Nuk i dalloj njerezit nese jane te fese muhamedane apo te krishtere, por nese jane te mire apo te keqinj. Por nga ana tjeter jam i mendimit qe ata qe duan te na bejne si arabet apo si turqit, te kthehen ne vendin e te pareve te tyre nga kane ardhur. Nuk kane pune ne trojet e Skenderbeut dhe Nene Terezes.
Add new comment