Zheji nuk ka ndërdyshje: Në krye të PD-së duhet zgjedhur Lulzim Basha

Lulzim Basha apo Sokol Olldashi? Të tjerët mund të kenë ndërdyshje, por Artur Zheji, jo. “Lulzim Basha”, thotë ai në një shkrim të vetin, të publikuar në Panorama e të titulluar ‘Përse Basha duhet të zgjidhet kryetar’. Zheji nuk ka mendim të keq për Olldashin, përkundrazi, për të “Olldashi është simpatik, jo skematik, me batutë të hidhur, me pipë të ndezur, hokatar dhe agresiv sa s’ka kundrejt kundërshtarit, kur të qenit i tillë lypset vërtet, improvizues e me sens mase, pd-ist i kohëve të vështira dhe i kohërave të sakrificave jo të vogla, politikan sojli, dhe pa dyshim në stilin e tij komunikativ, ndihet influenca e Berishës, por edhe e Fatos Nanos në mënyrën si i thotë apo nuk i thotë gjërat që ka për të thënë”, por …. ja, ç’e do, është i pafat, ngaqë konkuron me Bashën, që …. dhe këtu superlativat janë më të qarta. Spikat përcaktori i “holandezit”, që Zheji ia jep Bashës pa të keq, sa herë që i bie rasti.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun http://www.panorama.com.al/2013/07/05/perse-lulzim-basha-kryetar/
Re.Pu.
Comments
Zhelji , nuk paska fuqi te
<p>Zhelji , nuk paska fuqi te "shkeputet" as tani kur PD-ja po shkon drejt gremines ! Kaq keq e paskan kapur ?</p>
Një sahan lëpirs na predikon
<p>Një sahan lëpirs na predikon po një tjetër sahan lëpirs si modeli më i mirë turp për faqe të zezë</p>
Nuk e lexoj dot Zhejin se ma
Nuk e lexoj dot Zhejin se ma shpif. Do te doja nga Muçi te nenvizonte per Bashen, po aq sa kishte nenvizuar per "cilesite" e Olldashit. Kete Olldashin e mbaj mend vetem per shprehjen:"Zgjedhjet do t'i fitojme edhe me palle po qe nevoja". Prandaj mendoj se eshte vertet palle nga mendja. Kete pershtypje me jep edhe kur e shoh.
Ne faqen zyrtare te PD ka
<p>Ne faqen zyrtare te PD ka vetem nje kandidat Lulzim Basha... Shikoni pd.al</p>
Add new comment