Tema online është “unavailable” prej më shumë se 12 orësh

Ka qysh nga mesdita e ditës së djeshme, që nuk mund të hyhet në Temën online. Pati një interval, nga ora 22-23.00, në të cilin u duk sikur siti e “rimori veten” , por menjëherë më pas ra në gjendjen ‘unavailable’. Njerëzit e Temës na thonë se bëhet fjalë për një sulm këmbëngulës dhe të pandërprerë hacker-ash: sapo rekuperohet diçka, u duhet që gjithçka ta rifillojnë nga e para.
Nuk dihet se kush janë hacker-at dhe për ç’qëllime e bëjnë, por spekullimet në raste të tilla janë gjëja më e kollajtë. Tema online është një nga sitet më të vizituara të botës shqiptare, dhe dikush hamendëson, se hacker-at janë njerëz që nuk pëlqejnë qëndrimet e kësaj gazete. Agjencia e lajmeve ama-news.com, që është gjithashtu një site shumë i vizituar, me frymëzim të majtë, i mëshon idesë se “persona që janë mbërthyer nga dëshpërimi prej opozitës se fortë që ka bërë kjo gazetë gjate 5 viteve të fundit kane thyer kodet duke bombarduar me viruse faqen e gazetarit Mero Baze”.
Re.Pu.
Comments
pa diskutim jane Idiotet

pa diskutim jane Idiotet kosovare ne ewrope

Pa lidhje aman, nqs do e

Pa lidhje aman, nqs do e sulmonin do e benin para zgjedhjeve, po tani edhe nqs jane te suksesshem cfare arrijne? Asgje!

Mos ndoshta Meroja po

Mos ndoshta Meroja po perpiqet ti rrise vlerat vetes sa me shume, tani qe do ndahet dhe torta e pushtetit ...

Keto shkrimet ne respublica shpesh ngjajne me thashethemet e plakave 80 vjecare te lagjes.

Shyqyr se une kujtova se me

Shyqyr se une kujtova se me eshte prishur Ipad-i.

N'qoftese Tema dhe te gjithe

N'qoftese Tema dhe te gjithe "pishtaret" e tjere opozitare nuk duan qe faqet e tyre te "bien", duhet te punesojne persona te afte qe ti menaxhojne faqet e tyre. Nqofte "Web Master-i" i Temes nuk di as te mbroje passwordin e tij, kush e ka fajin, militantet e kampit tjeter?! Pas vjedhjeve marramendese qe kan bo kto vite, do i ndaloje etika kur vje puna per te sulmuar faqen e Temes? haha

Si shtet nxjerrim 25,000 "jurista", "diplomate", dhe "ekonomista" ne vit, dhe asnje programues. Edhe ato qe mbarojne per Informatike, me ate kurikulum qe kan, vetem si profesor matematike mund te punojne.

Kush eshte pronari i

Kush eshte pronari i ama-news.com?

Po kjo prape u mendoros or

Po kjo prape u mendoros or burre i dheut!

E me mo mos u tall?! Tallni

E me mo mos u tall?! Tallni lesht ju apo jo? Po ik o burr se jane pordhet e Meros keto. Do i kete cu gazetaret me pushime dhe i fut nje te bllokume dy tre dite.

o muço bëji një tel meros dhe

o muço bëji një tel meros dhe pyte vet!!kollaj besoj!!
sot në mëngjes tema punonte mirë,kishin bërë një ndryshim!komento kur e postoje të paraqitej se është në radhë pritje për publikim!njëlloj si këtu ose shekulli dikurë,bile njëlloj si ke blogu i ramës,pavarsisht se rrinte 1 javë e se publikonte kush;kur ishte kundër tij,përndryshe në sekond publikohej!!

Add new comment