Meta shpjegon fitoren e së majtës: 1. Maxhoranca arrogante; 2. Vokacioni i majtë i shqiptarëve

Ilir Meta ka një shpjegim të tijin për rezultatin e 23 qershorit, më saktë për fitoren e së majtës. Dhe këtë shpjegim "analitik" e ka bërë në një intervistë për kanalin e ri televiziv“Agon Channel”. “Dihet që e majta në Shqipëri gjithmonë ka qenë shumicë. Dhe PD-ja ka arritur të qëndrojë në pushtet për shkak të ndarjes së të majtës në vitin 2005, por edhe në vitin 2009”, thotë fillimisht, dhe po aty hyn në kontekstin aktual dhe tek interpretimi i votës jo thjesht si njësi artimetike, por edhe si njësi emocioni e frymëzimi politik: “Natyrisht që në politikë nuk bëhet fjalë për shumica aritmetike, dhe dy plus dy nuk bëjnë gjithmonë katër, mund të bëjnë edhe gjashtë, që do të thotë se fryma dhe filozofia që tregohet mund të mbledhë shumë më tepër mbështetës dhe përkrahës se sa votuesit tradicionalë të partive të caktuara dhe natyrisht që kjo ndodhi edhe në këtë rast”.
Më poshtë kapet pas një detaji që ka të bëjë me këtë fushatë konkrete: “Një meritë të veçantë për këtë rezultat ka trysnia e madhe dhe arroganca e mazhorancës së mëparshme në raport me qytetarët. Ishte një trysni e padurueshme për qytetarët dhe një pjesë e mirë e tyre merrnin pjesë në mitingjet e Partisë Demokratike pa dëshirën e tyre, por sa më shumë detyroheshin të merrnin pjesë në mitingje aq më shumë bindeshin që te kutia e votimit duhet të votonin për opozitën, sepse pas 23 vjetësh kaq shumë politikë në jetën shoqërore, jetën sociale, në jetën familjare, në media ishte bërë një situatë e padurueshme. Dhe natyrisht që erdhi ky mesazh në mënyrë shumë qytetare, shumë të qetë dhe shumë të sigurt përmes votës. Unë asnjëherë nuk kam pasur frikë që do të ishte një fitore e ngushtë; përkundrazi kam pasur bindjen gjithmonë që opozita do të fitonte 80 mandate dhe këtë e kam shprehur që herët…”
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/07/04/intervista-meta-qellimi-yne-eshte-bashkepunimi-ne-gjithe-jeten-politike-te-vendit-kushtetuta-te-kthehet-ashtu-sic-ishte/
Re.Pu.
Comments
Kryetar i Komisteti Qendror

Kryetar i Komisteti Qendror te LSIse Shoku Ilir Meta ka një shpjegim të tijin për rezultatin e 23 qershorit, më saktë për fitoren e së majtës. Dhe këtë shpjegim "analitik" e ka bërë në një intervistë për kanalin e ri televiziv“Agon Channel”. “Dihet që e majta në Shqipëri gjithmonë ka qenë shumicë. Dhe PD-ja ka arritur të qëndrojë në pushtet për shkak të ndarjes së të majtës në vitin 2005, kur une me kacaket emi, krijuam nje carje te se majtes qe e kish emrin LSI, por edhe në vitin 2009 carjene une e bera disi ndryshe sepse votat e se majtes qe mora duke share Berisha IK, ja cova peshqehs Saliu me 20% interes pushtetariak. Natyrisht që në politikë nuk bëhet fjalë për shumica aritmetike, dhe dy plus dy nuk bëjnë gjithmonë katër, se mund te bejne edhe 5 edhe 3, mund të bëjnë edhe gjashtë, që do të thotë se fryma dhe filozofia që tregohet mund të mbledhë shumë më tepër mbështetës dhe përkrahës se sa votuesit tradicionalë të partive të caktuara dhe natyrisht që kjo ndodhi edhe në këtë rast, por ne fund triumfon drdhia politike dhe pazaret per pushtet”.

Më poshtë kapet pas një detaji që ka të bëjë me këtë fushatë konkrete: “Një meritë të veçantë për këtë rezultat ka trysnia e madhe dhe arroganca e mazhorancës së mëparshme(ku benim pjese edhe ne) në raport me qytetarët. Ishte një trysni e padurueshme për qytetarët u vrane me 21 janar nga Partisë Demokratike ne bashkpunim me LSIne.…”

ky asht njeriu ma i koruptuem

ky asht njeriu ma i koruptuem ne shqipni. ku ku per hir te berishs po shkojm ma keq, se ky ujk ska me lan rilinien e rames me ba perpara se tash ky ka mer kerkue minimumi 50% te gjithshkaje ne ate vend.

Add new comment