Ardian Vehbiu analizon diskursin politik, dhe bën një “udhëtim” nga De Gaulle tek Berisha

Postuar në 04 Korrik, 2013 05:28

Ardian Vehbiu e nis shkrimin e tij të fundit të publikuar në Peizazhe të Fjalës me një frazë të thënë nga De Gaulle-i, dhe të vënë si mbishkrim në një piedestal që e kanë ngritur në nderim të gjeneralit e presidentit të famshëm francez. “Il y a un pacte vingt fois séculaire entre la grandeur de la France et la liberté du monde (Ka një pakt dymijëvjeçar midis madhështisë së Francës dhe lirisë në botë)” – kjo është fraza.

Dhe pas kësaj, Vehbiu merret me natyrën e diskursit e komunikimit të sotëm politik, dhe në këtë mes dallon një rol të shkruesve të fjalimeve që mbajnë politikanët. Është një praktikë që, sipas autorit, në Shqipëri nuk parapëlqehet. “Do të ketë ndonjë lidhje midis dëshirës së shtetarëve tanë për t’i shkruar vetë fjalimet që mbajnë (ose, më keq akoma, për t’i improvizuar shkeleshko në momentet kur dalin në publik), dhe faktit që prej këtyre fjalimeve nuk të mbetet asgjë në mendje, asnjë copëz e vetme mençurie ose urtësie, asnjë shkëndijë inteligjence e tillë që të ngacmojë mendimin”, thotë Vehbiu.

Ilustrimin e bën, siç mund të merret me mend, me Berishën, i cili “i ka shkaktuar dëm të madh këtij diskursi, duke e zhytur ndonjëherë në gjiriz; edhe pse ai vetë, si njeri dhe mjek profesionist, nuk i ka përkitur kurrë gjirizit”.

Dhe vijon: “Nëse JF Kennedy do të mbahet mend edhe për të famshmen “Ich bin ein Berliner,” kryeministri ynë do të kujtohet edhe për njëlloj të famshmen dhe famëkeqen “lavire bulevardi”, të cilën ia drejtoi kreut të një institucioni madhor të shtetit. Mund ta themi me siguri edhe se ajo farë invektive nuk ka dalë nga pena e ndonjë shkruesi fjalimesh në Presidencë; së bashku me morinë e banaliteteve që si Berisha, si kolegët e vet në krye të mikrofonëve, i kanë ofruar publikut këto 20 vjet.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun http://xhaxhai.wordpress.com/2013/07/04/mencuria-e-pushtetit/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ardian Vehbiu vuan nga syndroma e Stokholmit. Sepse, ne vend qe te nxjerre dosjen e psikiatrise se Berishes, perpiqet te krahasoje Berishen me De Gaulle!!!! Apo me Kennedy!!! Cfaredo lloj analize te duash te besh per Berishen, qofte edhe per ligjeraten e tij, nuk shoh arsye per te shqetesuar keta dy emra te shquar. Le te gjeje Vehbiu, ndonje afrikan shef tribuje me maksimumi 200 anetare, dhe qe ia ka arritur te sundoje 3 milione.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.