Rusmali pa doreza: Lista klienteliste e Berishës i hoqi PD-së 100 mijë vota

Ilir Rusmali, ish ministër i Drejtësisë në mandatin e parë Berisha (dorëheqja e tij nga posti pas një dyshimi për konflikt interesi të mbetur në thashethem ishte mbresëlënëse për standardet shqiptare), ka folur për radion Europa e Lirë. Rusmali thotë se gara demokrate për kryetarin e ri e panatyrshme dhe joracionale, teksa “demokratët ende nuk kanë marrë veten nga humbja tronditëse e zgjedhjeve politike”. Dhe më tej, “fakti që analiza e humbjes nuk po i paraprin procesit, bën që zgjedhja e kryetarit të mos bëhet dot fillimi, kapitulli i parë i fitores, por të ngelet kapitulli i fundit (ose i radhës) i humbjes”. I drejtpëdrejtë është Rusmali lidhur me fushatën demokrate dhe lidershipin e partisë. Ja një paragraf:
“Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante.
Kryetari i partisë vetë, pa ndihmën dhe as kundërshtimin e kurrkujt hartoi listat e kandidatëve jashtë çdo lloj parimësie dhe justifikimi moral, politik dhe ligjor. Futi në listat e PD-së eksponentë të spikatur apo tejet agresiv të së majtës dhe u kërkoi demokratëve të votonin në mënyrë të kundërnatyrshme për ta, futi në lista pa pasur fare nevojë kryetarët e partive të tjera dhe u kërkoi demokratëve t’i mirëprisnin ata sikur të ishin demokratë. Këto veprime mesa duket u lexuan menjëherë nga demokratët si veprime qe i hiqnin PD-së së paku 100 mijë vota. Edhe kjo ishte sjellje, jo platformë apo program.
Së fundi, mbushi pjesën tjetër të listave vetëm në bazë të një kriteri: të klientelizmit. Këtu nuk po ndalem gjatë, se bëj pjesë tek të pakënaqurit dhe do më quajnë në konflikt interesi. Por ama duhet të theksoj se edhe kjo sjellje u interpretua qartazi dhe gjerësisht si arrogante”.
Lexojeni intervistën e plotë në linkun http://www.evropaelire.org/content/article/25034294.html
Re.Pu
Comments
Mire e thote Iliri ne fakt, e

Mire e thote Iliri ne fakt, e ky ka icik moral me fol.

Po ju te Respublicas pse nuk i paraqitet asnjehere kaq gjeresisht e pozitivisht kritikat per Ramen ne 2009 e me pas?

Kesaj i thone kodra pas

Kesaj i thone kodra pas bregu. Udheheqesi juaj i dashur humbi nder te tjerave sepse:

- i dergoi njerezit ne varferi te skajshme, kurse vete e familja e tij u mbipasurua duke plackitur vendin

- papunesia eshte bere sa qameti

- rinia nuk ka perspektive per jeten

- vrau njerez te pafajshem ne Gerdec e ne 21 Janar per t'u pasuruar ose per te ndenjtur ne pushtet

- ka 23 vjet qe vetem uleret si i nderkryer duke mashtruar dhe nuk durohej me

- e ka cuar vendin ne buze te gremines, pasi i shiti edhe territoret

- e beri administraten prone private

- Shqiperine e drejtonin njerez edhe si puna jote, te paafte por militante qe i moren frymen opozites dhe popullit.

Keto jane aresye te forta. Se sa per listat apo eksponente te se majtes keto jane pese me hic. Kjo sepse i pari ekstremist i majte eshte ai vete; komunist i thekur. Pas tij vijne nje pjese e mire e kryesise se PD-se qe jane ish informatore te sigurimit. Po edhe ti nuk mbetesh pas, sepse po nga familje te ish nomeklatures vjen.

Megjithate me vjen mire qe ky Sanco Panca nuk i ben analizen tamam Vaterlo-se se PD-se. Keshtu qe kjo parti do te vazhdoje te vegjetoje edhe ca nen thundren e Sales, per te miren e Shqiperise, do te thoja.

Tung,

Blendi

Add new comment