Festa e PS-së sjell Pax Albanica, por jo për Malajn?

Këtë herë “bostani” i festës socialiste ka qëlluar i kuq. Shtyrja e festimit të 22 vjetorit të PS-së (10 qershor 1991) i ka sjellë fat Edi Ramës, shkruan Gazeta Shqiptare, i cili sot në hotel Sheraton padyshim do festojë edhe fitoren elektorale. Selia rozë ka dërguar ftesa në të gjitha drejtimet, përfshirë ish kryetarin Fatos Nano, kreun e dorëhequr të PD-së Berisha dhe kryetarë partish të djathta, si Topi e Mediu, pavarësisht nëse do shfaqen në ceremoninë e rastit ose jo. Ndërkaq, në këtë atmosferë pajtuese e paqtuese, GSH veçon mungesën e ftesës për Arben Malajn, ish anëtari i kryesisë e deputeti, që këto zgjedhje garoi pa sukses si i pavarur në qarkun e Vlorës. Pikërisht për këtë arsye, eksponentë të PS-së kanë deklaruar për GSH se Malaj quhet i larguar ose i tërhequr nga partia, ndaj nuk ka pse të ftohet nominalisht. A do ketë ndonjë ndryshim qëndrimesh deri pasdite?
Re.Pu
Comments
Formalisht ata kane te
Formalisht ata kane te drejte, por Malaj ka qene nje nder eksponentet me te spikatur dhe me te mencur te PS-se. Ndonese garoi individualisht,ai prapseprap theksoi se ai i perket Partise Socialiste, pjese e historise te se ciles ai ka qene per vite te tera.
Ai dhe ata te tjeret duan

Ai dhe ata te tjeret duan dele te zbutura,ushtare te bindur dhe kjo hedh poshte cdo hipoteze "ndryshimi" ne ate parti.

Nje grup servilesh dhe miqsh ,qe vijimesojne,fatkeqesisht,fatin e pashmangshem te vazhdimit te hedhjes tej te ndonje mendimndryshi,apo dalje reshti.Fatkeqesisht,Shqiperia mbetet e kapur dhe askush nuk mund ta ndryshoje per momentin.Per te ardhur keq.

Dhe Shqiperine do na e

Dhe Shqiperine do na e ndryshoka Arben Malaj. Simbol i korrupsionit.U pasurua me parate e firmave piramidale. U shkollua me parate e taxapaguesve shqiptare.Beri lojen e Nanos ne favor te Berishes dhe ne fund e hengri sa krahu nga vota e popullit.

Keto jane manipuime te

Keto jane manipuime te medias: Malaj s'ka nevoje per ftese, ai eshte anetar i kryesise ( me sa di une , nuk e kane perjashtuar) !!!

Arben Malaj nuk duhet te

Arben Malaj nuk duhet te ftohet ne festen e PS-se.Ai u vetelargua nga PS-ja dhe kandidoi si i pavarur,duke tentuar te ishte nje mine me sahat per Ramen ne qarkun ku ai kandidonte,pikerisht ne Vlore.Me kalimin e kohes kane per te dale lojerat qe kishte ndermend Arben Malaj si zar i Fatos Nanos dhe Sali Berishes.Per sa i perket ftesave per Kriminelin Berisha dhe per Alkolistin Nano,eshte mese e qarte qe Rama po i tall keqazi.Sebashku me Camet dhe Mediun.Dhe shume mire ben qe po i tall.Nuk kane per te shkuar ne festen e PS-se,prandaj i fton.

Do kete me shume te ftuar

Do kete me shume te ftuar sesa gota me aperitiv...Malaj vertet nuk eshte perjashtuar,por ama sikur te benin te tere si ai,qe meqe nuk i kandidoi kryetari,t'i futeshin kandidatures se pavarur(!!!!),besoj se nuk eshte gjest aq i zgjuar.Malaj,po te bente ndryshe mund te behej minister,se mua me duket se pak a shume njelloj jane nga rroga,madje deputet je llafollog me minutazh...hahahhahahhaaaaaa.Beri keshtu,t'a haje gezuar bastin me veten.Harrova,se kete e kam me kunj;po e shoqja e atij qe e formoi i pari Partine a eshte ftuar?Se meqe eshte ftuar Berisha,nuk eshte qameti edhe Nexhmije Hoxha.Historia nisi nga ngjyra;ishte e kuqe,u be roze dhe se fundi doli mavi.

Add new comment