Çfarë e ka detyruar lektisjen e kamerave pas Berishës? - pyet Vehbiu

Ardian Vehbiu ka bërë një analizë të sjelljes së medias televizive me Berishën dhe e ka quajtur “Vrima në ekran”. “Një media që kërkon vërtet të informojë, nuk përcjell fjalimin e kryeministrit në inaugurimin e një çezme (të cilin mund t’ia kish lënë ta bënte edhe kryeplakut të fshatit), por shkon të shohë se ç’do të bëhet me atë çezëm qoftë edhe një javë pasi ka kaluar që andej “profeti.” Shembja e rrugës dy ditë pas përfundimit të saj meriton të njoftohet më fort se përurimi i saj dhe buzëqeshja fotozhenike e të pranishmëve – shkruan Vehbiu ndër të tjera në blogun e tij Peizazhe të Fjalës.
Pasi konstaton se “këtu përvijohen dy probleme: shfrytëzimi i paskrupullt i mediave nga pushtetarët, dhe ideja krejt e gabuar që kanë këto media për informacionin. Tek e fundit, të çosh kameramanë që të filmojnë Berishën që inauguron një ËC publike ose një stacion autobusi, nuk është ndonjë mëkat i madh; mëkati fillon kur gjesti vjen dhe normalizohet, në kuptimin që mediat, madje edhe ato që nuk janë në shërbim të pushtetit, ndihen të detyruara për t’i përcjellë ngjarje të tilla” – Vehbiu pyet: Çfarë mund t’i detyronte vallë, përtej presionit që mund t’u vijë nga pushteti vetë? Sipas Vehbiut kjo lektisje e kamerës pas VIP-ave të politikës nuk është veçse faza e fundit, ose komike, e kontrollit totalitar të mediave. (a.n.)
Vehbiu i plotë:

Comments
Eshte e turpshme te degjosh
Eshte e turpshme te degjosh se si i bihet fyellit vetem ne nji vrime nga pro-socialistet. Ne me ne fund shporrem Berishen jo sepse ai ishte kreu I PDse por sepse e ktheu sistemin ne nji kult individi dhe po behej mbret me djersen tone.
Por edhe te degjosh sot perralla se sa mire do jemi nen Edi Ramen kur te gjithe e dime se ai i manaxhon dhe frikeson mediat me SMS dhe se si ai dikton kush del dhe kush jo ne median e kontrolluar nga ai dhe TOPi.
Gabimi i shqiptareve qe gjithmone ne e paguajme shtrenjte si popull eshte qe nuk dime te krijojme ekujlibra politik qe mos te lejojne me monstra politike si Berisha te ngrihen mbi shumicen.
Kush ka punuar me Ramen ne bashki apo ne PS e din mire stilin e tij...ne po shkojm nga shiu ne bresher !
Mjer shqiperia !
Më mirë do ishte të thuhej se
<p>Më mirë do ishte të thuhej se nga BRESHËRI shkuam tek shiu dhe kjo është një gjë shumë e mirë se pastaj vjenë dielli shpresoj të mos jetë e largët që ta shikojmë</p>
Add new comment