Shënim: Ndihmoi koalicioni i majtë LSI-në, apo LSI-ja ndihmoi koalicionin e majtë?

Për të hedhur dritë mbi pyetjen “Ndihmoi koalicioni majtë LSI-në apo LSI-ja ndihmoi koalicionin e majtë?”, e cila është debatuar shumë pas rritjes së saj të paparashikuar në 23 qershor, po sjell disa fakte elektorale.
1. LSI-ja mori pothuaj aq mandate (16) sa ç’do të kishte marrë në një proporcional të pastër kombëtar pa korrektim e pa prag (15). Nga ana tjetër, partitë e tjera të koalicionit, të marra së bashku, do të kishin marrë 66 mandate në një proporcional të pastër kombëtar pa korrektim e pa prag.
2. Nr i votave të vlefshme në total u rrit me rreth 200 mijë nga 2009-ta, ndërkohë që rritja e votave të LSI ishte me rreth 105 mijë vota. Në përqindje, rritja e votave të vlefshme në total ishte 12% dhe rritja e votave të LSI-së ishte 150%, nderkohe qe rritja e pjeses tjeter te koalicionit te majte ishte vetem 12.3%
3. Torta elektorale (numri i votave të vlefshme) është rritur vazhdimisht nga 2001 e këtej, por deri në 2009-ën, ndahej pothuaj përgjysëm mes partive të majta e të djathta. (Pra, në nivel agregat, votuesit e secilës palë dhe fëmijët e tyre që mbushnin moshën për votim rrinin në parcelat respektive të tortës elektorale). Në 23 qershor, gjysmës së majtë të tortës iu shtua edhe pothuaj 1/6 e pjesës së djathtë të tortës, të cilën LSI-ja e solli në kampin e majtë. Sepse LSI-ja, nga 2009, e rriti pothuaj me 6 pikë përqindje pjesën e vet të votës popullore, ndërkohe që partitë e tjera të koalicionit, të marra së bashku, pothuaj nuk e rritën përqindjen e vet.
E.Zaloshnja
Comments
Cmerresh me llogarira pa
<p>Cmerresh me llogarira pa vlere o Zaloshnja?? Bej vetem nje pyetje vetes...A do merrte LSIja 17 mandate nqs do ish ne koalicionme PDne? Pergjgija eshte jo. Me PDne ne aleance LSI merrte 0 deputete. Ne kete llogjike. LSIja perfitoi nga aleanca me PSne, biles perfitimi qe jete e vdekje...PS i dha oksigjen LSIse</p>
Zaloshnja, pervec qejfit qe
Zaloshnja, pervec qejfit qe te ka hypur, qe ti japesh hakun LSI-se, ti le, dhe e ben ne cdo analize, faktin, nese hyrja ne koalicionin opozitar, dhe siguria qe u ofronte votuesve qe kerkonte (siguri qeverisese, me opoziten qe ishte ne ngritje), e favorizoi. Fakti tjeter qe me duket i logjikshem per kete teme, eshte nese ne vend te LSI do ishte ndonje parti si PDIU, dhe AK, dhe LSI dilte vetem, si mund te shkonte puna? Po thjeshte koalicioni pa LSI? Keto pyetje kane interesin e vertete, nese i ke me qejf amalizat, megjithese ndikime te tjera do ishin te mundshme. Aktualisht besoj se skema e bashkepunimit do varet nga forca per tu reformuar ne qeverisje, edhe e LSI, pasi kjo parti ka me teper vota me themel premtimin e ngushte, dhe do force qe te punesosh dhe ta mbash ne kllape. Uroj qe deshira per produkt te pergjithshem tja munde irracionalitetin e ndonje momenti...se pastaj do fillojme nga zgjedhjet dhe analizat...
LSI ja morri votat e PD. Kjo
LSI ja morri votat e PD. Kjo duket qarte ne veri. Por gjithashtu bashkpunimi i PS -se me 'te i ka shkaktuar humbje votash PS-se. Qe mund te jete reflektuar edhe me bojkot (une psh.) te votimit. Megjithate PS do kishte pas shanse shume te vogla, pothuaj zero, per te ardh ne pushtet pa 'ndihmen' e LSI-se. Kjo qe ndodhi mund te justifikohet si nje komprimis per te zgjedh te keqen me te vogel.
Faktikisht te gjithe besoj se
Faktikisht te gjithe besoj se e kane te qarte qe kjo nuk eshte Opozita qe ka ardh ne pushtet por Edi Rama me ndihmen e nje pjese te pushtetit (LSI + votat demokrate te saj). Opozita reale deshtoi! Dhe kjo jo per faj direkt te Rames por te mentalitetit shoqeror shqiptar dhe kushteve 'ne terren' ku dihet qe idealet dhe moralizmat vlejn pak. LSI eshte nje parti me 'kembe ne tok', nje parti qe reflekton me mire se te gjitha relitetin e sotem shqiptar ku cdo gje dhe kushdo mund te blihet. Pra ky mund te quhet nje Koalicion i Madh per hir te nje tranzicioni te bute qe u jep te gjitheve nje dicka: pushtet, ndikim prej pushtetit apo amnisti per bemat e kaluara.
Add new comment