"Humbja është pjesë e demokracisë; për demokratët duhet të fillojë një epokë e re", thotë një demokrat nga Shkodra

Postuar në 26 Qershor, 2013 08:53

Redan Bushati, nga Shkodra, me anët një shkrimi në  rubrikën e letrave dhe opinioneve të gazetës “Dita” iu bën thirrje kolegëve të vetë:

“Vota e shqiptarëve duhej të ishte referendare. Një pjesë, që mbetën në banalitetin e mendjes në rënie të lirë dhe ngushtësisë militanteske, nuk e kuptuan se vota referendare nuk është për të përkrahur të majtën, por për zbythjen e regjimit dhe në shërbim të rotacionit, si domosdoshmëri e funksionimit normal të demokracisë.

Çdo demokrat i përkorë nuk ka përse të ndihet humbës, përkundrazi, kjo është fitorja e tij. Kur një subjekt politik kap pushtetin dhe s’e lëshon nga dora, atëherë mekanizmi shtetëror fillon e zë myk dhe dita-ditës vëmë re shfaqjen e formave më të rënda të autokratizmit. Ndaj, pse jemi demokratë duhet të pranojmë disfatën, madje të përfitojmë nga ajo. Unë e di se ka prej atyre që i pikon zemra, por nuk duhet të ishte kështu. Sot nuk është festë për ata që në 23 vite kanë qenë të majtë; është festë për gjithë demokratët, që karakterin dhe dinjitetin e tyre e kanë ngritur mbi vlerat më të arrira të demokracisë moderne. Nga humbja (pësimi) njeriu mëson. Ky është mësimi i secilit prej atyre që e ndiejnë veten demokratë.

Për demokratët duhet të fillojë një epokë e re – epoka e dëbimit të figurave të rraskapitura, të korruptuara, të lidhura me krimin dhe enverizmin. Partia Demokratike ka nevojë për katarsis, ajo mund të rilindë, nëse forcat brenda spektrit të djathtë arrijnë të mëkëmben dhe të flakin tutje mbeturinat e hoxhizmit.

Prandaj, mos u pikëlloni nëse jeni demokratë, humbja është pjesë e pandashme e demokracisë. U uroj: fitoren PS-së dhe liderit të saj Edi Rama, kurajë dhe pastrim bëzhdilash PD-së!- përfundon letrën Bushati.

Zh.

Comments

Submitted by luke (not verified) on

Bravo, keta jane demokratet qe si puna ime dhe e studenteve te tjere te dhjetorit dolen neper rruge dhe sfiduan komunizmin. Jo ata qe manipulojne zgjedhjet, vrasin qytetaret e vet, shajne kundershtarin e vet me liber shtepie (burra e gra me Zhozefinen, Majlinden etj), vjedhin. Tani PD duhet ti heqi qafe keta qe i kane zene frymen bashke me shushunjat qe u vijne nga prapa gati per te vjedhur para dhe zgjedhje, vrare njerez se u jep urdher komandanti dhe te rilinde. Nqs nuk e ben kete, atehere te majtet do rrine gjate ne pushtet

Submitted by ervin (not verified) on

“Vota e shqiptarëve duhej të ishte referendare Ky miu demokrat qe po e braktis anijen me kaq delikatese ku ishte e te na i thoshte keto gjera parpara dates 23 se kur mbaroi ndeshja Dortmund vs Real Madrid dhe gjyshja ime e dinte se Lewandowski do te shenonte 4 gola.

Submitted by Redan Bushati (not verified) on

E nderuar Luke,

Ju falenderoj për vlerësimet. Ju uroj çdo të mirë në jetën tuaj.

R.B.

I nderuar Ervin,

Së pari, më lejo të them se asnjëherë nuk duhet të ngutesh të gjykosh dikë pa pasur më së paku disa fakte të qenësishme që e rëndojnë personin. Gjithsesi, nuk kompleksohem nga shpifjet. Sinqerisht.

Së dyti, kam qenë ndër të paktët në Shqipëri, që e kam shkruar të zezën mbi të bardhë që në muajt mars, prill, maj dhe qershor për rrezikun që e gjente PD dhe mazhorancën aktuale. Madje, sa i përket Shkodrës, e kam çuar analizën time deri në 5-6 mandate nga koalicioni ASHE. Si unë, edhe z. Arben Çokaj, i cili në fakt ka qenë edhe më optimist sesa unë, e ka çuar ASHE-në në 6 mandate. Shkrimet mund t'i gjesh në DITA, TemA dhe në Greqi, aty ku unë shkruaj rregullisht që prej rreth dy vitesh.

Së treti, ka një keqkuptim të vogël. Unë vërtet jam i djathtë dhe mbetem si i tillë 24 karatësh. Mirëpo prej kohësh nuk kam preferenca partiake, pasi situata në Shqipëri nuk të favorizon për të mbushur mendjen se njëra prej këtyre partive tona bën atë çka bëjnë simotrat e saja në Europë. Dhe kështu, prej kohësh vijoj të shkruaj herë pas here në shtypin e përditshëm shqiptar opinione e analiza. Pra, nuk kam qenë në ndonjë barkë dhe po iki. Unë i mbetem parimeve të mia të djathta, por pa i pozionuar a kanalizuar ata në ndonjë subjekt të caktuar politik. Partia ime, gjithnjë si njeri i parimeve të djathta, është Shqipëria dhe shqiptarët. Ajo parti që i gëzon ata, i lumturon, iu heq hallet, iu heq barrët e rënda, ua lehtëson brengat, ua rrit mirëqënien, po kjo është partia ime.

Me shpresën që jemi mirëkuptuar,

R.B.

Submitted by Arben Çokaj (not verified) on

Mesazhi i Redanit është mjaft i qartë dhe nëse nuk PD nuk e ndjek këtë, ajo duhet të përgatitet për një qëndrim të gjatë në opozitë. Në një parti politike, demokracia e brendshme është themelore, pasi ajo pasqyrohet edhe në qeverisje. Afrimi në strukturat e PD-së të njerëzve të rinj dhe të pakompromentuar e të pakonsumuar dhe krijimi i një fryme demokratike reale në parti, është e domosdoshme dhe kjo mund të  bëhet vetëm duke u larguar një pjesë e madhe e atyre, që shkaktuan këtë humbje drastike të PD-së, e sidomos humbje në 'bastionin' e saj në Shkodër. Se pushteti nuk mund të mbahet gjithmonë në një vend demokratik, se ka rotacion, por duhet të fitosh me dinjitet, të qeverisësh me përgjegjësi dhe të humbasësh me burrësi. Duhet t'i japësh dorën fituesit e t'i urosh fat e përgjegjësi në qeverisje. PD e mori pushtetin me prenmtime dinjitoze, qeverisi si mafioze dhe humbi si frikamane e traumatizuar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.