Asnjë ngushëllim për selinë blu. Kukësi del barazim 2 me 2

Postuar në 25 Qershor, 2013 09:29

 

Apostol Goci i LSI-së është konfirmuar si deputeti i dytë i të majtës në qarkun e Kukësit, pas një numërimi të rreptë që e nxirrte atë kokë më kokë me konkurrentin demokrat Alban Zeneli, i treti në listën e PD-së për qarkun. Kësisoj, vetëm Dibra dhe Kukësi mbeten qarqet ku PD dhe aleatët kanë performuar “më mirë” këto zgjedhje, duke arritur barazim në numrin e mandateve. Në dhjetë qarqet e tjera, harta elektorale ngjyroset në vjollcë, me një total prej 84 mandatesh për të majtën dhe 56 për të djathtën. Janë të pakta gjasat që të ndryshojë diçka, kur kanë mbetur edhe 685 kuti votimi pa numëruar. Votat e fundit pa dyshim do të kenë rol, por vetëm në ndarjen e mandateve brenda kampeve, kur sidomos tek e majta nuk kanë munguar edhe disa fërkime.

Re.Pu  

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Do t&#39;i hetoje Ed rilindasi blerjet e votes nga ana e LSI? Psh, te ketij kandidatit te Kukesit? Por edhe te atyre kandidateve qe papritur e pakujtuar na dolen fitimtare &quot;out of the blue&quot;?</p><p>Apo keta trimat (Rama-Berisha-Meta) i kane njeri-tjetrit video shantazhuese qe do i bejne palet thjesht te qepin gojen ne vend se te kerkojne drejtesi?&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>do i hetoi aq sa hetoi Saliu videon e Priftit ku Meta vidhte 700 mije euro me nje llaf goje</p><p>mjeret shqiptar</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.