Zgjedhjet shqiptare, mirë. Mos e prishni tani në fund, thonë në duet Ashton-Fule

Si thirrje për ta përmbyllur me sukses procesin zgjedhor, mund të quhet dalja e përbashkët mediatike në nivelet më të lartë për Bashkimin Europian. Kryediplomatja Ashton dhe komisioneri i Zgjerimit Fule, i vlerësuan zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit si përgjithësisht të rregullta, ama theksin e vunë tek kompletimi i procesit dhe formimi në kohë i qeverisë së re. “Ne dënojmë rastet e raportuara të dhunës dhe presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin përpara drejtësisë”, tha dyshja, “por tani është e rëndësishme që fazat e mbetura të procesit zgjedhor të mbyllen në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të BE. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të veprojnë me një frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar". "Pasi të certifikohen rezultatet, ne inkurajojmë formimin në kohë të qeverisë për të adresuar sfidat e menjëhershme për të siguruar që axhenda e reformave në vend po ndiqet energjikisht dhe se procesi i integrimit evropian të fitojë vrull të ri,” thuhet në deklaratën Ashton-Fule.
Re.Pu
Comments
"Ne i bëjmë thirrje të gjitha

"Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive politike që të veprojnë me një frymë konstruktive për të mirën e popullit shqiptar".

"...presim që këto incidente të hetohen plotësisht dhe autorët të dalin përpara drejtësisë”

"...qeverisë për të adresuar sfidat e menjëhershme për të siguruar që axhenda e reformave në vend po ndiqet energjikisht dhe se procesi i integrimit evropian të fitojë vrull të ri...”"

Talluni me shqiptaret, talluni, jo per gje po e meritojne, e kane hak.

Add new comment