Dritan Prifti tërhiqet, duke akuzuar Metën dhe kërkuar rinumërim

Postuar në 25 Qershor, 2013 08:33

Është tërhequr nga procesi i numërimit kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Fierit, Dritan Prifti. “Nuk dua të vazhdoj të jem pjesë e një farse. Në Fier komisionerët e PS dhe LSI më kanë vjedhur mbi 10 mijë vota, ndërkohë që votat e deklaruara për mua janë vetëm 6 mijë”, tha Prifti. Ai e quajti këtë një ekzekutim politik nga ana e Ilir Metës me dorën e Edi Ramës, duke bërë ndërkaq një akuzë të rëndë ndaj Metës: “Ai ka tentuar të më ekzekutojë fizikisht përmes rekrutimit të vrasësve me pagesë në Mal të Zi”. Pati njëfarë kontradikte në deklaratën e Priftit, i cili nga njëra anë tha se ka patur presion mbi votuesit, e nga ana tjetër pohoi se ai i ka siguruar mbi 15 mijë vota. Por gjithsesi, Dritan Prifti deklaroi se do të kërkojë nga KQZ rinumërim të të gjitha votave në Fier.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Daku (not verified) on

O Respublika, mos u habisni qe ti kene vjedhur votat ketij, se deri dje ne mesdite ishte fitues, pastaj ra pikiate.

Se si numerohen votat ne Shqiperi e dime, kush ka punuar ne vende te tilla, apo kush ka pasur te beje me zgjedhjet e di sa sa rendesi ka numerimi.

Te njejten gje that dhe Dule, Spahiu, Arben Malaj. Te gjithe keta "kontradiktore" kane? Vetem Ilir Meta qenka burre zotni.

Submitted by bbb (not verified) on

Me habiti Zaloshnja sesi i shnderitnin syte tek emisioni Balles ku na e nxirrjte LSI force "te rendesishme" kur dihet qe LSI eshte bande hajdutesh. Zaloshnja le ti lere pelivanlleqet se ne e dime cfare hajduti eshte Ilir Meta qe vodhi floririn, vodhi 4 ministri deri ne place per 4 vjet qeverise me PD dhe ska problemte vjedhe vota duke ditur se ka humerues.  Desha te them se LSi ka bere namin duke vjedhur partite e tjera te vogla dhe kandidatet e pavarur. Ndryshe ska sesi LSI te kaloje nga 4 deputete ne 17(?!) kurse PS rrin po arty si me 2009

Submitted by Daku (not verified) on

LSI-ja eshte sh.p.k., ka privatuzuar gjysmen e Shqiperise, dhe do mjeli ketej e tutje cdo gje qe ka ngelur per te mjelur, po ka ngelur gje.

Submitted by Anonim (not verified) on

Do bente shume mire kur e njeh mire elektoratin e vet ,dhe jo te terhiqej ne fund.Te luftoje per ate qe e kane votebesuar.

Submitted by lavdosh (not verified) on

Shpresoj qe nje dite te jemi ne gjendje te bejme zgjedhje te lira. Te pakten shpresojme qe me E Ramen vullneti politik eshte per kete. Dje Edi ishte i qarte per neveojne qe cdo vote te lexohet tamam

Sa per kete Priftin kam frike se cdo gje eshte loje e Berishes per te zgjatur procesin sa me shume dhe per te krijuar probleme

Ai do perdori cdo gje per te prishur pune. Do fusi dore neper kuti, duke i bere lesh e li, pastajj do hapen dhe procesi i teri do prishet.

Opozita nuk duhet te uli vigjilencen, duhen ruajtur kutitie deri ne fund. Eksperiencen e Majit 2011 e kane. Kriminelet e Berishes do fusin duart ne to

Submitted by Daku (not verified) on

Kur dikush nuk i vjen per shtat "Rilindasve" eshte loje e Berishes, kur nuk i vjen per shtat Berishes eshte loje e Rames. "Kujtoni Berishen" - thoshte Rama "- dhe votoni PS".

Ha buke se ndryshe vjen gogoli! - i thone femijeve qe ti ushqejne.

Mire gogoli iku dhe shume mire beri, po kjo corba qe gatuan shqiptaret kesaj rradhe e ka emrin LSI dhe do u dhembi barku me shume se keto 8 vjet qe kaluan. Prape Nasip Naco (ministri i minierave te Bulqizes) dhe Ilir Meta(ministri i paktit detar, i floririt, i pergjimeve, i 21 Janarit, pronari i vertete i ARMO-s, Albpetrol-it e sa e sa te tjerave). Edhe ajrin do ua bejne me racion, do sajojne nje kompani shperndarjeje me pronar Meten dhe cdo grahme ajer do kaloj nga LSI perpara se te shkoje te shqiptaret, qe kuptohet do e blejne me leke. Keni per te pare.

Submitted by ervin (not verified) on

me lejoni te shtoj se komentet e mesiperme jane 1 nga panoramat me te bukura te Rilindjes shqiptare. E shprehur ndryshe do te thote se kur fiton ti zgjedhjet u vodhen e pati te vrareee, te plagosur e te rrahur por kur fitoj une zgjedhjet ishin te rregullta packa se diku u vra dikush e se ca kundershtaret tane (qe nuk i hyne ne xhep Berishes) u vodhen. Iku personi Berisha rilindi fryma Berisha. Fitore

Submitted by Albi (not verified) on

Pres te shoh Bracen te dale ne nje konference shtypi shume shpejt nen parrullen "Hap Kutite ose Largohu"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.