Numërimi i pjesshëm projekton përmbysjen

Postuar në 24 Qershor, 2013 02:53

Mes të dhënave që dalin nga numërimi i kutive të para të votimit në të gjitha qarqet, dhe një tendosjeje deri tani të heshtur e të kujdesshme mes palëve,  zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013 duket se po projektojnë një rezultat spektakolar për koalicionin e majtë. Edhe pse bëhet fjalë për numërimin e votave në vetëm 905 qendra votimi nga 5508 në total, vihet re një avantazh i thellë i të majtës, që sipas projeksioneve nxjerr 84 mandate parlamentare. Përveç qarkut të Kukësit, ku rrezatimi i pranisë fizike të ministrit të Brendshëm Flamur Noka duket se ka dhënë efekt me një avantazh të ndjeshëm të koalicionit të djathtë (deri më tani mbi 8 mijë vota e djathta, ndërsa e majta gjysmën e tyre), në qarqet e tjera regjistrohet një përparim mbresëlënës i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Me numërimin e deritanishëm dhe të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, projektohet kjo hartë mandatesh:

-Në Shkodër, koalicioni i majtë ka deri më tani 6 mandate, ai i djathtë vetëm 5.

-Në Lezhë, koalicioni i majtë merr 4 mandate dhe ai i djathtë merr 3 mandate.

-Në Berat koalicioni i majtë merr 6 mandate, ai i djathtë vetëm 2.

-Në Vlorë koalicioni i majtë merr 8 mandate, ai i djathtë merr 4 mandate.

-Në Korçë koalicioni i majtë merr 7 mandate, koalicioni i djathtë merr 5 mandate.

-Në Fier koalicioni i majtë merr 11 mandate, koalicioni i djathtë merr pesë mandate.

Megjithatë, për një përshtypje solide mbi produktin e këtyre zgjedhjeve, duhet pritur të paktën mbrëmja e sotme, 24 qershor.

Re.Pu

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

dmth deri tani jane numeruar 2.54% e kutive dhe ju i lejoni vetes te nxirrni konkluzione? Po pak me serioze, ju lutem.

Submitted by Bard (not verified) on

Nese merret per baze numri i QV te numeruara deri tani, nuk jane 2-3 %, jane me shume. Antiberishizmi siç duket e paska dhene efektin e vet, e paskemi nenvleresuar, megjithate, megjithe skepticizmin ne lidhje me mazhorancen e ardhshme, mbetet veç te pergezohen, te pakten per momentin. Nje mazhorance deri ne 75 deputete e se majtes do te ishte optimale, nese fitorja del me e thelle, nuk besoj se do te ishte skenari me i mire i mundshem.

Submitted by Anonim (not verified) on

Po, tani jane diku tek 11% ne rang vendi. Po ajo qe nuk kuptoj une me keta palo gazetare eshte, qe edhe tani kur e ndjejne se ka fituar klienti i tyre, edhe tani qe e ndjejne se paten sukses ne projektin e tyre qofte me Respubliken e qofte me Ramen (qe duket se shume vendime i mori sipas midese se ketyre gazetareve), pra, edhe tani qe e kane luksin,  nuk bejne nje perpjekje per te qene gazetare: te raportojne me qetesi, pa krijuar situata stadiumesh, pa qene cheerleaders.

Berisha nuk kishte asnje shans te fitonte: 8 vjet jane shume, klima politke ne vend u ashpersua dhe varferia u be e ndjeshme, ashtu sic u be i ndjeshem pasurimi i papare i klaneve rreth tyre - sepse kjo edhe u ekspozua me shume nga media qe eshte ne shumicen e saj proopozitare - gje qe te ben te mendosh, se pas fitores se Rames ne do kemi nje shtyp klientelist qeveritar).

Nuk eshte fare problem per mua qe humb Berisha, sepse e konisderoj anomali qe kjo figure eshte akoma ne politiken shqiptare. Problem eshte qe po fiton nje individ psikopat, qe na ofron Rilindje me nje hajdut te deklaruar si Ilir Meta. Dhe ky hajdut do jete perseri zv/Kryeminister dhe do e shantazhoje kete qeveri sa here t'i teket, do perdore kete qeveri dhe poziten e tij per te perdorur punet shteterore per te mbajtur vazhdimesine e partise se tij parazitare dhe pushtetin deri ne fund te jetes.

Une i jap nje shans ketij individi te obsesionuar nga pushteti vetem nese tani mbas zgjedhjeve rihap procesin e Ilir Metes. Ky eshte hapi i pare drejt "Rilindjes", kesaj fjale kaq abuzive. Po ashtu, ne paralel, si pjese e hapit te pare te "Rilindjes", ky duhet te hape procesin ndaj nje qeverie dhe familjareve te tyre qe kane vjedhur tenderat publike, qe kane vjedhur e jane pasuruar me pasurine e popullit. Dua te shoh te hape nje proces kunder Familjes, sic na e ka bere zakon te na flase per Berishat. Te rihape Gerdecin, 21 janarin!

Por une nuk e besoj se ky do levize gishtin e vogel per te vendosur drejtesine. Gjeja e pare qe do beje eshte te kujdeset qe ligjet dhe infrastruktura e shtetit t'i garantoje pushtetin sa me gjate, te pakten per 8 vjete.

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Ne kete pike duhet patur kujdes nga "overdoza" e Rilindjes.Uroj qe e majta te mos kaloj 84 mandate. Nje i urte( si Bamiri apo Dashi) do te gjendet nga e djathta per te bere ndryshime me kembe ne toke .....

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk do te mund ta paramendoja Shqiperine ne qeverisjen e Rames me shume do te uroja te kthehet Enver Hoxha. Edi Rama mund te jete gjithQka tjeter por shqiptar nuk mund te jete

Submitted by A (not verified) on

Ushtar i nderuar, komunist i kthyer në antikomunist, uroj që plehra si puna jote dhe ata socialistët e tjerë të Nanos, Malajt, Metës etj. t'i shoh tek "Ushtari i panjohur" duke kërkuar punë se ju jeni të aftë vetëm për fushatë, normalisht dhe me komunistët e Salës.

Më bëhet qejfi që kësaj here votova për të forcuar dorën e Ramës me parazitë si puna juaj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.