Maxhoranca i përgjigjet IPR Marketingut; nxjerr sondazhin e kompanisë “Anzalone Research”

Postuar në 23 Qershor, 2013 16:12

Krejt papritur është bërë e gjallë dhe një kompani tjetër sondazhesh, për të cilën nuk dihej se kish planifikuar të bënte exit-poll. Rezultatet e kësaj kompanie (Anzalone Research, quhet) u bënë të njohura pas jehonës që po bënte sondazhi IPR Marketing, që po publikohej në Ora News.

Ishte TV Klani që dha lajmin i pari. “Fituese në këto zgjedhje sipas sondazhit të anzalone research-it është Partia Demokratike me 42%, përkundrejt 40 % të Partisë Socialiste. Ky rezultat është në rang kombëtar. Po në rang kombëtar kompania në exit pollin e saj nxjerr fituese koalicioni e djathtë të kryesuar nga Partia Demokratike me 48%, i cili ndiqet nga koalicioni i majtë i kryesuar nga partia Socialiste me 46%.”

Disa ndarje mandatesh, sipas këtij sondazhi: Për Durrësin 8 me 7 në favor të PD-së, për Elbasanin 7 me 7, për Fierin 7 me 9, për Lezhën 5 me 2, ndërsa Tiranë e kanë barazim, 16 me 16.
 

Re.Pu.

 

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Po pse kete e nxorri mazhoranca ndersa ate tjetrin e paska nxjerre Ylli Pasmaciu dhe jo opozita ??????</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.