Fushatë milionerësh: PD dhe PS kanë hedhur mbi 3 milionë dollarë secila për spotet TV

Postuar në 23 Qershor, 2013 09:38

Shqip rimerr sot të dhënat e ofruara nga monitorimi  tre javor nga lëvizja “Mjaft!”, për harxhet e partive në fushatë.

Rezultati flet për rreth 7 milionë dollarë të hedhura nga partitë kryesore në vetëm TRE JAVË, dhe kjo mbulon vetëm shpenzimet për TV e produkte (postera, etj) pa llogaritur koncertet!

Vetëm për televizionet, PD dhe PS kanë hedhur mbi 3 milionë dollarë, ose 80% të totalit të gjithë partive.

AK - Aleanca Kuqezi, për periudhën 30 maj – 19 qershor, ka realizuar 4 spote unike, duke e shfaqur 84 herë, për më shumë se 0.97 orë ose 3502 sekonda, me një kosto rreth 4.557.737 lekë

FRD - Fryma e Re Demokratike, për periudhën 17 qershor – 19 qershor, ka realizuar 2 spote unike, duke e shfaqur 68 herë, për më shumë se 0,55 orë ose 1991 sekonda, me një kosto 1.746.191 lekë.

“Mjaft!” do të publikojë pas pak javësh dhe shpenzimet e plota për mitingje, takime e koncerte.

k.c.

Shkrimi i plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/23/partite-7-milione-usd-ne-tre-jave/

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.