Pjesë nga fjalimi i Berishës në Korçë [me disa saktësime tonat]

Berisha edhe në Korçë e filloi tubimin elektoral përmbyllës duke bërë viktimën:“[Edi rama] lakon emrin tim; le ta bëjë qindra e mijëra here”. Por … është hera e një por-i: “Por vetëm dy gjëra do t’i kërkoj; jo si kryeministër por si qytetar: zoti Rama, njeriu më i fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Dana Rohrabacher [këtu egzagjeron pak; pse na qenka më i rëndësishmi? Re.Pu.] ka kërkuar zyrtarisht hetim për ju për larje parash, për 80 mijë dollarë [Rohrabacher nuk flet për larje parash; larjet e parave kapin shifra të tjera, disa milionëshe. Re.Pu.]. Jepu shpjegim shqiptarëve! Shpjegohu, se me drejtësinë amerikane nuk bëhet shaka! Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty.”
Dhe pastaj, fillon e flet për veten, por në vetë të tretë: “Sali Berisha ka 20 vite rrogtar në politikë. Me të gjitha kursimet e tij ka arritur që një apartament 83 metër katrorë ta zëvendësojë me një 125 metra katrorë”. Dhe shton “duke e hapur zemrën”: “Kaq metra katrorë më mjaftojnë, por edhe po të mos mjaftonte, kaq ishin paratë e mia” [Po fëmijët tuaj sa metra katrorë kanë, zoti Berisha? Dhe sa metra katrorë kanë patur në vitin 2005? Po na sqaruat këtë, jemi ok. Re.Pu].
Pastaj kthehet sërish te Rama: “Ti po ndërton një vilë 57 metra të gjatë. Një pallat tjetër e ke në pajë, s’ke deklaruar asnjë gjë nga vijnë paratë që ndërton vilën 600 mijë euro. Je i detyruar të tregosh të ardhurat para shqiptarëve.”
Saktësimi i fundit: Ky Rohrabacher-i ka diçka të ngjashme me Trafficant-in e para disa viteve, që ish gjithashtu mik i ngushtë i Berishës. Në vitin 2005, sipas Los Angeles Times, ka shitur 23 mijë dollarë një skenar të vetin që rrinte prej 30 vitesh në sirtar. Ç’ka këtu? Nuk mund të ndodhë? Sigurisht, mund të ndodhë, por gazeta në fjalë ngre akuzën se producenti ia ka blerë kaq shumë atë skenar në këmbim të ca kontakteve me zyrtarë të shtetit federal e të Kongresit amerikan, që ia ka siguruar “njeriu më i rëndësishëm në Kongresin amerikan”. Me sa duket, ai momenti i dobët i veti e ka bërë të ndjeshëm ndaj dukurisë së blerjes së kontakteve me njerëz të rëndësishëm.
Re.Pu.
Comments
Dinjiteti i shqiptarëve do të

Dinjiteti i shqiptarëve do të dijë të vërtetën që shtyn kongresmenin të kërkojë hetim për ty.”

200 mije dollare qe Fahri Balliu i ka paguar Roranbacher eshte ajo cka e shtyn o shpellar i Vicidolit. Jave te veshtira po vijne per ty dhe pjellen tende. Po jeton brenda nje flluske sapuni dhe nuk e kupton.

kete lloj matrapazi

kete lloj matrapazi kongresmen amerikan eshte hera e pare per ne qe jetojme prej 20 vitesh ne amerike qe ja degjojme emrin.plehra

Sh mire ben respublica qe

Sh mire ben respublica qe merret me kete kongresmenin amerikan ... por perse nuk i shtron edhe Rames te njejten pyetje ... per shtepine e vet dhe pallatin e se shoqes ... ku i gjeten leket ???

Po parate e paguara per foton me Obamen kush i pagoi ???

Nese eshte ok nuk besoj se do e kete kaq te veshtire te na beje nje mbledhje zbritje

Respublica femijet e

Respublica femijet e Berishes ne ndryshim nga gruaja e Rames apo djali i tij dhe vajza e saj kane plotesuar deklarim pasurie qe nga viti 2005. Me mire beni detyrat e shtepise se deklarimet e tyre jane publike

Aman më, kush ta ka dhënë të

Aman më, kush ta ka dhënë të drejtën e fjalës ty mër, të gjithë që të rrethojnë si ty mendojnë apo jeton vetëm. Më thuaj komunist po deshe. Ata po zhvasin gjithandej pasuri e prona, ti po na thua që i paskan të deklaruara, po ato rrogat stratosferike, që s'kanë shpjegim racional, apo mjafton që janë të deklaruara, u krahasoka me atë që kishte pronën e vet dhe ndërtoi mbi të.

Add new comment