Shkodër: Berisha bën viktimën, ndërsa Topalli lëshon gojën, dhe regjistron momentin më pak etik të fushatës

Berisha ishte sot në Shkodër, dhe vetë bëri viktimën (“Rama veç më shan mua”, tha ai), ndërsa rolin e “djalit të keq” ia ka lënë Jozefina Topallit. Kjo e fundit mori fjalën, dhe u lëshua në një sulm “asgjësues”. Çfarë ajo tha nuk do duhej, në fakt, të raportohej, pasi është jashtë çdo etike. Por ndoshta e vlen të raportohet, pasi është momenti më 'dirty' i fushatës:
“[Edi Rama] fëmijën e njohu për herë të parë kur kandidoi për kryetar bashkie për herë të parë. Për herë të katërt a të pestë u martua kur do kandidonte për herë të katërt për Bashkinë. Ai përdori sëmundjen e kaluar të fëmijës së tij për pushtetin e tij. Ai përdor nënën, djalin, bashkëshorten e radhës. Ai braktisi të birin foshnje dhe paditi të atin për një akt monstruoz që vetëm një mendje sëmurë e bën. Edi Rama edhe në shpirt është lakuriq. A e keni parë ndonjëherë të shtrëngojë duart dhe të përqafohet me socialistët? Ai përçmon njerëzit e thjeshtë. Ai u thotë ju çdo ditë shpellarë”.
Në fakt, kronika politike nuk ka regjistruar ndonjë moment, në të cilin Rama të ketë folur për shpellarë. Por do duhej të kish folur, në fakt. Për vetëm dy shpellarë. Ata janë Sali Berisha e Jozefina Topalli. Gjuha e përdorur ndaj kundërshtarit në fushatë i nxjerr tërësisht zbuluar si të tillë.
Re.Pu.
Comments
Fjalor tipik k....

Fjalor tipik k....

C'fare i ka bere jeta kesaj

C'fare i ka bere jeta kesaj gruaje te arrije deri ne kete pike?

C'fare mekatesh ka e zeza Shqiperi, ti meritoje njerez si kjo?

[e shume te tjere, e me keq, sesa kjo]

HOSANA BERISHA Nga Fatmir

HOSANA BERISHA

Nga Fatmir Lamaj

I burgosur politik

Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

Veç servilët e spiunët që duan para

Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

Ti na vret e na pret e na bën pastërma

Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

Ti, që na grabite pronat e lirinë,

Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

Veç qorrave u duket sikur bën kala

Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

Askush s’bërtet më Berisha Hosana

Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

Banditët e horrat s’do kenë më baba

Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

Turma që shqyen vetveten e uritur,

Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

Kauisni si hienat… Berisha Hosana

Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

Ju laro t’paguar, lihni badihava

Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana

mos i bej komplimenta

mos i bej komplimenta [jozefines], duhet quajtur me emrin e vertete : [deleted]

Nuk kane cfare thone prandaj

Nuk kane cfare thone prandaj risjellin (ripertypin) keto gjera.

"Në fakt, kronika politike

"Në fakt, kronika politike nuk ka regjistruar ndonjë moment, në të cilin Rama të ketë folur për shpellarë. Por do duhej të kish folur, në fakt. Për vetëm dy shpellarë. Ata janë Sali Berisha e Jozefina Topalli. Gjuha e përdorur ndaj kundërshtarit në fushatë i nxjerr tërësisht zbuluar si të tillë."

Plotesisht e drejte. Dhe Rama i tha po me te drejte sot ne Ora News Sales shpellar. Vetem se theksoi, se me shpellar kuptonte politikanin e jo personin Berisha.

Ne fakt politikani Berisha dhe personi Berisha jane e njejta gje: Pleh dhe llum, te pakten per aq sa e njohim. Kur te bjeri nga kali i pushtetit do te dalin me siguri deshmi rrenqethese per kete personazh, qe per mua eshte me negativi i historise sone deri me sot, pasi edhe demet qe i ka sjelle Shqiperise jane te pallogaritshme.

Tung,

Blendi

Dakord ju te Respublices qe

Dakord ju te Respublices qe etiketoni shpellare Saliun me Jozefinen, eshte shume profesionale nga ana juaj. Po nga keto qe tha Jozi per Edi Ramen, cfare nuk qendronte? Apo thjesht fjalori nuk ishte shume etik?

Mire me pseudonimin TENDA e

Mire me pseudonimin TENDA e trgon mire me shkrimin,gjithcka nuk qendron,se eshte fabrikim i njezeve qe posedojne te tilla nofka duke perfshire dhe ty.

Qe ka pasur te pakten 4-5 gra

Qe ka pasur te pakten 4-5 gra kete e dine te gjithe, dhe me emra e dine, personalisht e konsideroj normale kete gje.

Qe u martua me Linda Ramen vetem per fushate, dhe per te ndryshuar imazhin e beqarit te perjetshem kete e di vete Linda. Vetem nje budalla si ti mund te mendoje qe ishte nje dashuri e pasur dhe e sinqerte dashuria me "tironsen" Linden, 45 vjece me kalama nga martesa e meparshme.

Sa per te birin, mu shpif kur pashe se si i biri recitonte tek videoja ne Vlore. Ku tregonte per semundjen e veshtire, kancerin, dhe si e kishte kaluar me ndihmen e te atit. Mu be qejfi qe e ka kaluar, sikurse me vjen keq per shume te tjere qe kane vdekur per shume me pak. Por mu neverit perdorimi i nje ngjarje te tille te dhimbshme dhe komplet personale per te prekur ndjenjat e votuesve.

Per ta braktisur te birin, nuk e di. Di qe te birin, nuk e kishte me vete kur bridhte plazheve te frances, me vite te tera, dhe ku i dolen dhe ca fotografi nudo, por qe prape kjo e fundit eshte perseri shume normale.

Per akuzen e te atit, qe i ka shkuar me gruan nuk e di, fakte nuk jane treguar ndonjehere. Ndoshta perdorin ftohjen e perhershme qe ka pasur me te atin Kristaqin dhe abuzojne duke bere akuza te tilla.

Per kete i dashur kerkova ndihmen e Respublices qe te na ndriconte...

Shumë mirë e ke thënë

Shumë mirë e ke thënë Tenda,se nga anët tona kur një i rritur gënjen dhe ndonjë fëmijë ose më i ri se gënjeshtari i thotë pa të keq se po gënjen shumica e "edukatorëve" merren me fëmiun dhe i thonë duke e "edukuar" si me qortim "si po i thua që po gënjen , si s'ke turp , është më i vjetër se ti , si i thuhet më të vjetrit po gënjen?" e asnji gjysëmfjale gënjeshtarit.

VERLA E DREQITPoeme komike

VERLA E DREQIT
Poeme komike për Zhelefinën

Kush ka dalë vota me lypë
Prej Bërdice në urë të Mesit
Në Serreq e në Tophanë
Rrotull vjen kjo verla e dreqit.

Kush është Verla e kush Dreqi
Zor nuk është për me u kuptue
Verla sorrë e Dreqi Salë
Që s’lanë gja pa shpartallue.

Jozi flet si në mejhane
U ka ba femra si një burrë
Nana e Zeqos majë thanës
Ja tregon t’ prapmen gjithkujt.

E kur flet në parlament
Në vend të duket karramele
Llomotit si një shtrig përralle:
“Merre zhele – kape zhele!”

Le kur thotë se paska vuajt
Në diktature në kohë të prasit
Në Institut dizinjatore
Sekretarja e Hysen Laçit.

Mos rri në Shkoder tue bubrrue
Në rrugica e pedonale
Kur në Malësi ti ke me shkue
Me Tom Doshin do përballe.

Se Malësia nuk ka fjalë
Politika me cic-mic
Por duan njerëz qe ua dinë hallet
e ta thonë fjalën açik.

I ke lanë njerëzit pa bukë
I ke lanë njerëzit pa ujë
Fryhesh vetë si sulltaneshë
Vllaun në ambasadë të huaj.

Ani pse pa farë shkollimi
Në kulturë pa pik talenti
Mekanik me shkollë të mesme
Na u bë Gjoni konsull shteti.

Fryhesh krejt si një pulë deti
Joz nuk je veçse një mizë
Edhe dhëndrrin e rregullove
Konsull leshi në Paris.

Ku-ku nanë prej kah kan ardhë
Këta soj dreqi në krye të shtetit
Nuk kish pa Shqipnia mbarë
Kësisoj plehu e pis mileti.

Ah, si harruam një skuth
Atë Genc Rulin qeveritar
Njëzet vjet s’u ngop ai burrë
Duke vjedh popullin shqiptar.

Dhe Majlinda, Bregu i dhisë
Në ministri të ç’Integrimit
Burrë Ajazit i mbush xhepat
Plot me euro në sebet të filmit.

Me Ritvanin mos u kruani
Se ky pare paska boll
Për koncerte e për mitingje
Njerëzit ku i çon me zor.

Shumë po flet për rrugë Salia
Hapni rrugë e mbyllni rrugë
Po harron doktor zotnia
Rrugët s’shtrohen me kopukë.

Se këto hajna që ka pranë
Për tre ditë ta shtrojnë një rrugë
por kur Sala të presë shiritat
Ju ka ba asfalti gungë.

Për Fazlliçët çfarë të flasim
këlysh spiunët e UDB-së
Se mjerisht në burg ku i rrasën
Flasin trimat e UÇK-së.

Prandaj mblidhi veten Salë
Ik, sa nuk është ça kazani
Se nuk gjen vrimë ku të futësh
Kur në kokë i hip insanit.

Amerika ta ka thënë
Tash ta thotë dhe OSBE-ja
ti je dorë e s’rri pa vjedh
Por do të bjerë në kokë rrufeja.

Mos harro se është pranverë
Nuk mban ma pilafi ujë
Kohë kur qethën dhëntë e dhitë
E do shkosh si leshi në Bunë.

Jozi i di këto punë mirë
Me lesh dele, dhën e dhi
Prandaj Sal kur të bjerë zerzele
Gjej ndonjë vrimë, futu si mi.

Shkodra di se çfarë të zgjedh
Me ja tregue Jozit vendin
Duhet njeri me kulturë
E jo zhele në krye të Kuvendit.

Shkoi deri në Arabi
Bredh në botë me një vrap pele
Ha e pi me shejk me mjekërr
Na u zhduk sysh moj teveqele.

Në është fjala për të zgjedh
Mblidhni mendjen, o shkodranë
Veshni Jozit një pal zhele
Jepni pasaportë për hanë.

Thoni njerëz e mos u droni
Nji kësaj zonjë që mbahet randë
Mjaft na rope, mjaft na vodhe
A e ke pa një pele matanë?

Unë që shkruj jam Kol Shkodrani
Ju përshendes nga Ura e Mesit
Tue shpresue se erdhi dita
Me i dhanë fund Verlës dhe Dreqit.

KOL SHKODRANI
Shkoder, 10 qershor 2013

Kjo vetem femer nuk eshte ne

Kjo vetem femer nuk eshte ne kuptimin e plote te fjales.Kjo eshte sharlatane,vagabonde,rrugace me zhargon meshkujsh,mjere kujt i ka zene deren .

Vjershetarit Ferit Lamaj. A

Vjershetarit Ferit Lamaj. A je ti zoti Fatmir Lamaj, ish-shef rendi ne Sarande, qe erdhe ne fushen e Borshit dhe u more token ish-te internuarve dhe ish-te burgosurve, te cilet e kishin hapur me djerse e me gjak, se shefi yt nga fashati Borsh te kishte premtuar 500 meter toke? Ti je kriminel i vertete dhe une te njoha atehere kur ti po i tiranizoje bashkevuajtesit e tu me egersine tende? Tani bej vjersha per Berishen, por ti u tregove me enverist se Enveri, kur me tytat e automatikeve kercenoje grate, femijet e moshataret. Sherbimi yt ne padrejtesi kunder njerezve te shtreses tuaj, me sa duket te zuri, deri sa cinxerron si gjinkalla per persekutoret e tu. Une s'ta uroj te keqen, as mallkimin e njerezve te vuajtur

Kerkoj ndjese pasi u

Kerkoj ndjese pasi u ngaterrova duke shkruar emrin Ferit Lamaj ne vendt te Fatmir Lamaj, pasi kam lexuar shume fabula te fabulistit te njohur, zotit Ferit Lamaj.

Add new comment