Përpjekjet e fundit për KQZ-në: Arvizu, asnjë herë nuk është vonë; Wollfarth, mendoni njerëzit e thjeshtë të vendit tuaj

Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Aleksandër Arvizu në një takim me kryetarin e Bashkisë Fier, Baftjar Zeqo, ka kërkuar sërish zgjidhjen e ngërçit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Duke përmendur një fjalë të popullit tonë, Arvizu ka theksuar se nuk është kurrë vonë për të realizuar konstituimin e KQZ-së pavarësisht vullnetit të munguar të krerëve të politikës shqiptare.
Sipas gazetës “Shqip”, Arvizu ndër të jera ka thënë: “Mendoj që kemi folur gjerësisht për shqetësimet për KQZ-në. Nuk jam i sigurt se çfarë mund të shtoj më shumë. Eshtë vërtet për të ardhur keq që KQZ nuk është plotësisht e konstituar dhe kjo në fakt nuk ndihmon në zhvillimin e proceseve zgjedhore, siç ato janë skicuar për të funksionuar. Mendoj se të gjitha palët duhet të bëjnë kompromis nga pak dhe udhëheqësit shqiptarë duket sikur janë në mënyrë unike të paaftë për ta realizuar këtë”, tha Arvizu.
Të njëtin shqetësim ka ngritur edhe Eugen Wollfarth, në një intervistë në DW. Madje ai ka vënë në dukje edhe pasojat që mund të vinë pas një situate të tillë në KQZ. “Atëherë, ka thënë ai, zhvillimi i Shqipërisë dhe përparimi i saj drejt integrimit evropian mund të ngadalësohet akoma më shumë. Ky është një aspekt ku jeta private dhe ajo politike nuk ndryshojnë shumë. Në këtë kontekst, do t’ju rekomandoja të mos harroni që njerëzit e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm zakonisht marrim më shumë fonde”.
Zh
Comments
O ambasadore te nderuar, u
<p>O ambasadore te nderuar, u bete gazi i botes me keto ec e jaket tuaja. S'keni ç'i beni goamrit dhe i bini samarit.</p><p>Ne vend te kerkoni zgjidhjen e problemit tek shkaktari i tij dhe tek vete problemi, i bini rrotull duke i kerkuar llogari "qengjit, pse i turbullon ujrat ujkut plak".</p><p>Mos e merrni me me vete kete qoftexhiun e Berishes, se nuk do qullosni gje.</p>
Add new comment