Shenjtnia e rreme e pleqve të urtë

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë shkrimtari dhe politikani Sabri Godo. Kam pasë gjithnji përshtypjen se ishte mësue, urtë e butë e pa u ndie, me i shenjue golat e vet në pushimin e ndeshjeve e kajherë në kohën shtesë, tue u nda gjithmonë të paktën me nji pikë. Partia e tij mbeti deri në fund pa nji profil të fortë, diçka e mefshtë dhe gati e papranishme, si vetë themeluesi, por e gatshme me marrë copën që i takonte në çdo situatë. Dy tri gjana mund t’i kujtojmë Godos si politikan: tonin e shtruem të zanit, çështjen e pronave, sidomos ato të palës së tij, dhe nji lloj kundërvumjet gati instinktive ndaj Greqisë.
Epitetin “plak i urtë” ja pat ngjitë Nikollë Lesi me shpotí, por ndodh kajherë që shpotija të kthehet në nderim, dhe cilësori “i urtë” me shumësinë e vet kuptimore e lejon plotsisht këtë gja. Njiherë pata rastin që të m’a spjegonte ai vetë thelbin e motos partiake: “Atdheu fillon tek prona”. Shpjegimi ishte ma skandaloz sesa vetë motoja, prandaj ia vlen me u marrë pak me ketë çeshtje. Prej nji republikani do të kisha pritë që atdheu, apo jeta shoqnore, të bazohej tek puna, jo tek prona. Por ja që nji republikan improvizator i shek. XX shpluhnoste nji parim feudal, i cili kishte 100 vjetë që ishte demodé, e madje donte me ua shitë shqiptarëve si të ishte nji shpikje gjeniale. Edhe po t’i bashkoj me mend të gjitha argumentet që përmblidhte Godoja në favor të tezës së tij, nuk mbërrij me krijue as ma të voglin respekt për atë tezë anakronike.
Identifikimi i atdheut me pronën në kontekstin e Godos asht rrjedhojë direkte e nji shkaku historik që la mbrapa dy efekte me randësi. Shkaku asht raporti mohues i sistemit komunist me pronën private, ndërsa efektet e këtij raporti janë themeli i teorisë së gabueme të Godos. Efekti i parë asht mendësia dhe botëkuptimi materialist i jetës që rranjosi ideologjia komuniste në Shqipni. Efekti i dytë ka të bajnë me reagimin e ligjshëm ndaj padrejtësisë që u ba në lidhje me pronën. Ndodh shpesh që mekanizmi i reagimit të çojë përtej cakut të logjikshëm të asaj që asht e drejta në vetvete. Teoria e Godos i kundërven mohimit të së drejtës së pronës private tek ne, ekzaltimin dhe shenjtnimin e saj si bazë e shoqnisë e madje edhe si personifikim i atdheut.

Prona në vetvete asht diçka sasiore, dhe si e tillë mund të mbarështohet por edhe mund të humbet e të firojë. Me konceptue kësodore atdheun domethanë me e cilësue “ma me atdhe” nji person që zotnon ma shumë prona, ndërsa nji tjetër që ka ma pak prona me e pa si nji që ka “ma pak atdhe”, e si rrjedhojë edhe ma pak të drejta në gjinin e kolektivitetit. Teori për sèri kjo, sidomos për nji republikan!
Pronësia fitohet, humbet, tjetërsohet, ndërsa atdheu jo. Ndodh madje që edhe kur të zbojnë nga atdheu, ti vijon me e trajtue atë si atdheun tand. Rasti i arbëreshëve asht paradigmatik. Ata, edhe pse kishin humbë pronat e tyne prej shekujsh, s’e harruen atdheun dhe pak nga pak i dhanë nji hov lëvizjes kombtare për çlirimin e tij, pa mtue asnji pronë përveç idealit të lirisë.
Në Perëndim ka ma se nji shekull që përfaqsimi dhe vetë zgjedhja e përfaqsuesve nuk bahet në bazë të pronave e në bazë të taksave që paguejnë qytetarët. Në demokraci votojnë dhe zgjidhen si ata që kanë, si ata që s’kanë prona. Kjo ndodh pikërisht pse era moderne ka shti elementin politik, si faktor themelor të jetës publike. Prona kishte randësi themelore në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve në Greqinë dhe në Romën e lashtë, e ma vonë në Mesjetë. Duhet thanë së pari se e drejta e pronësisë asht e lidhun ngusht me pasjen e pronësisë, e ky asht nji koncept mjaft relativ dhe i diskutueshëm, mbi të cilin nuk mund të ndërtohet në mënyrë solide jeta e nji kombi. E në fakt lindja e kombeve përkon me lindjen e nji konceptimi të ri të pronës. Në antikitet pronësia e parë e njohtun ishte ajo familjare. Soloni psh. ua kishte ndalue pjesmarrjen në agorà, në asamblenë e qytetit, plangprishësve, si të padenjë me u marrë ligjet e qytetit. Ma vonë lindi dhe u forcue e drejta e pronësisë individuale. Pronësia pranë romakëve nënkuptonte idenë e dominium-it, edhe kjo ide sasiore që përfshinte të drejtat e përdorimit, të vjeljes së fryteve, të shitblemjes etj.
Tue nisë prej fillimeve të ‘800 e drejta civile asht zhvillue në linja krejt tjera e sot ideja e pronësisë shpreh të drejtën që njerzit kanë me i gëzue dhe me i përdorë gjanat lirshëm, me kusht që mos me veprue kundër ligjeve. Megjithëse prona ndahet në publike (res publica) dhe private (res privata), Godoja kërkonte me e justifikue idenë e tij të atdheut tue u mbështetë tek shenjtnija e pronës private.
Kushtetutat dhe ligjet republikane e trajtojnë pronën private si të nënrenditun në raport me pronën publike, prej këtu rrjedh instituti i shpronësimit me ligj, tue parashikue shpërblimet përkatëse, kur nji akt i tillë kërkohet për me realizue të mirën publike. Me triumfin e kësaj logjike, prona nuk shihet ma (si në lashtësi) si nji atribut i personalitetit të njeriut, por zhvillohet në vetvete si çështje në kapitullin që i takon raporteve ekonomike të së drejtës civile.
Pra, çeshtja e pronës lidhet ngushtë, jo thjesht me titullarin e saj, por edhe me ata që janë pjesë e bashkësisë civile. Prona fiton kështu nji funksion social dhe kjo gja ban që të tejkalohet koncepti individualist i pronësisë. Fryt i këtij zhvillimi asht tatimi mbi pronësinë dhe e drejta e shtetit me vjelë tatimin e kalimit të pronësisë. Kjo gja i lejon bashkësisë (res publica) me u imponue si subjekt unitar dhe sovran përballë shumësisë së pronarëve të veçantë.
Kurse ideja e Godos na kthen edhe nji herë tek koncepti i vjetër individualist i pronësisë, mbasi tentativa e tij me e bazue idenë e atdheut tek faktori pronë paraqitet sot thjesht si nji ide antirepublikane. Mendime të tilla janë fryt i nji bote me dimensione të mbylluna, pa horizonte shpirtnore, të mbrujtuna me tharme të forta materialiste. Prapseprap Godos i ka dalë mbarë themelimi i partisë republikane, edhe pse kjo parti s’ka dhanë ndonji kontribut për t’u mbajtë mend në politikën shqiptare, përjashto këtu atë të ministrit Mediu. Vrionasit janë ata që deri tashti kanë përfitue ma shumë se kurrkush prej damshpërblimit të pronave. Ketë gja e dëshmon edhe vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 13/7/2011, që u dha atyne nji shumë mjaft të majme si damshpërblim. Ç’ftyrëzim i trishtueshëm: atdheu/pronë i konvertuem në euro që shtegton në mënyrë anonime drejt bankave të botës! Ato të holla, sado të ligjshme që të jenë, nuk mbartin me vete asnji karakteristikë të atdheut; të kundërten mund ta besojnë vetëm ndonji ndjekës i thekun i Karl Marksit.

Por s’duhet harrue se plaku i urtë Godo, si konformist i klasit të parë deklaroi, në gushtin e kaluem, tek emisioni Fakt i Ç. Pekës, se simbas tij Berisha duhet të bahej President i Republikës dhe Basha, meqë asht nji “burrë fisnik”, duhet të bahej kryeministër dhe leader i PD. Pohime të tilla nuk i bajnë sot as vetë korifejtë e PD-së, por Godoja shtyhej kaq shumë për me sigurue nji “captatio benevolentiae”, si për partinë e tij fantazmë e pa asnji karakter republikan ashtu dhe për interesat e tija personale.
Me atë rast kryerepublikani Godo, tue iu bashkue korit, nuk i kurseu kritikat ndaj presidentit Topi për “diapazonin e tij prej 100 fjalësh” në zgjidhjen e krizës. Nji që e njeh kushtetutën tonë i di mirë edhe atributet e presidentit në ketë fazë kaq delikate. Aq ma tepër që atëherë kur Presidenti i Republikës quhej “puçist”, kryerepublikani i urtë Godo nuk mbërrinte me lidh dy fjalë kuptimplote.
Duhet thanë se vetë Godoja nuk asht shque për nji diapazon të gjanë fjalësh. Madje edhe ato i ka shqiptue me za të ultë, si plak i urtë që ishte, aq sa i mjaftonte me zgjidhë punët e veta. I paqortueshëm në konformizmin e tij, s’mbrrijti nji herë të vetme me e thanë nji fjalë kundër rrymet. Më lind shpesh dyshimi se ata që kanë ba Shqipninë e mosvarme, këtu e 100 vjet të shkueme, nuk mendonin me e nda atë në nji mori zagnash për me i shitë turrë nën halí, tue grabitë m’nji anë pronarët e ligjshëm, e çka asht edhe ma keq tue grabitë Shtetin shqiptar. Edhe mbas 20 vjetësh që ka ra regjimi komunist, nji kob i madh na ndjek: njerzit vijojnë me u vra për pronën. Shqipnia dhe fati i saj politik janë lanë në mëshirën e të padenjëve, kurse për pronat vijon me u derdhë gjak i çmueshëm shqiptarësh. Por asnjiherë nuk do ta zgjidhim çeshtjen e pronës private (res privata), po nuk u forcue e po nuk pati dinjitet respublica, pse asht pikërisht ajo që na bashkon.
E ajo që na bashkon duhet të jetë ma e fortë në ndërgjegjen e shqiptarëve se ajo që na ndan në ngastra a në zagna shpirtnore e landore.
Comments
Kur eshte shkruajtur ky

Kur eshte shkruajtur ky shkrimi, ne vitet 30?

I nderuar Ardian, edhe une

I nderuar Ardian, edhe une pata pak veshtersi me thene te verteten! Por megjithate mendoj se veshtersia nuk qendron vetem tek gegnishtja. Jane dy veshtersi qe i mbivendosen njera tjetres. Thellesia e trajtimit e veshterson vetvetiu kuptimin, pastaj kesaj i shtohet edhe veshtersia e kuptimit dialektikor.

Megjithate une e respektoj zgjedhjen tuaj. Jam gati ti pranoj te gjitha veshtersite e leximit, vetem te kem ate thellesine e analizes suaj, diturine tuaj te lakmueshme dhe sidomos pavarsine e shkelqyer nga mendimi i rendomte. Ne kemi nevoje per shkrime te tilla, sepse ketu ne vendin tone sikurse e keni provuar ju me shkrimin tuaj, ekzistojne deformime te tilla kulturore dhe kuptimore sa te shtien friken. Dhe emer te ketyre primitivizmave dhe atavizmave te krijuara nga zhvillmi i deformuar historik i vendit shpesh ne nuk jemi ne gjendje ti dallojme kaq qarte sepse nuk kemi distancen dhe njohurine e duhur te zhvillimeve ne boten e sotme moderne.

Une vete kam njohur shume vete ketu qe e perfetyrojne pronen si nje lloj hyjnije qe prodhon vete (kuptohet para dhe jo pune e mireqenie!) , madje edhe pa njerez qe punojne ne te! Sigurisht ky eshte nje kuptim tmerresisht anakronik ne shekullin e 21!

Ne te vertete, duket vertet

Ne te vertete, duket vertet sikur te jete shkruar ne vitet '30, shume kohe para njehsimit te gjuhes shqipe.

Me respekt per zgjedhjen e autorit per te levruar mendimet e veta ne gegnisht, me mbetet te them se sado e interesuar te isha per temen ne fjale, nuk munda ta lexoj artikullin sic duhet pervecse diagonalisht, duke humbur shume prej esences (cilesore) se mendimit te tij. Kam pershtypjen se gegnishtja, ne vend qe t'me grishte ne kersherine e leximit mirefilli, m'u kthye ne nje pengese per t'i hyre thellesisht thelbit te propozuar nga autori.

Lutem Z. Ndreca, heren tjeter ta ofroni mendimin tuaj te vyer ne shqipen e njehsuar si sherbim per ndertimin e vlerave te kuptuara e te ndara prej sa me shume prej nesh!

Ne ndryshim nga dy policet

Ne ndryshim nga dy policet vullnetare te gjuhes me siper, e kuptova rrjedhshem autorin. Me pelqen menyra se si e ka shtjelluar tezen e tij.

Po mund të mos jetë çështje

Po mund të mos jetë çështje polici vullnetar, mund të jetë çështje inteligjence: psh që ti e kap kuptimin në gegnisht kurse unë nuk jam aq e zhvilluar intelektualisht që ta kap, kështu që ç'të keqe ka t'i lutem autorit, me gjithë edukatën dhe respektin e nevojshëm, për përdorim të gjuhës së njehsuar?

Diku aty nga viti

Diku aty nga viti 2000, në Kuvendin e Shqipërisë nërsa debatohej per nje teme politike lindi nje perplasje ndermjet Godos dhe Nanos.nga fjalet e Godos Nano u idhnua dhe i thote :

" ti mos me fol mua per pronat mua se ti ke qene ai qe me thonje -une ekam parrulle kete teme'

perkundrejt kesaj fjale diskredituese, qe tregonte hipokrizine e Godos per problemet re pronave, dhe e demaskonte keqas perpara deputeteve, te gjithe prisnin mbrojtjen e Sabri Godos por ai nuk foli asnje fjale ç'ka tregoj se Fatosi nuk po bllifonte por tha nje te vertete.

Nuk dihet cili eshte kontributi i Sabriut ne keto vite . Ai ka ndyshuar aleatet sa here i nevoitej atij dhe aleatet e lavderonin here njeri e here tjetri, kur digjte Vloren e kur bente lajka e dredha..

Shkrimin nisa ta lexoj dhe e

Shkrimin nisa ta lexoj dhe e lashe sepse nuk eshte shkruar shqip (dua te them me gjuhe zyrtare shqipe). Ju lutemi Respublica mos ndyni gazeten tuaj (site-in) pishtar te perparimit dhe modernes ne Shqiperi me te tilla shkrime me gjuhe te viteve te 1011.

Artikull mjaft interesant,

Artikull mjaft interesant, deshiroj te saketesoj nje gabim te artikullshkruesit: ai permend disa here Sabri Godon si themelues te Partise Republikane. Ne fakt themeluesi i vertete i Partise Republikane eshte Z. Vangjush Gambeta, por Godo i futi berrylin qe ne muajt e pare te ekzistences se kesaj partie.

Me te futur filloi dhe me te

Me te futur filloi dhe me te futur mbaroi (oficeri i sigurimit).

"loni"! Po deshe mos e lexo

"loni"! Po deshe mos e lexo kete shkrim, sepse "nuk qenka shkruar shqip". Ti je shume i ri dhe nuk e di se "Shqipja" qe ke mesuar ti, eshte shqipja e imponuar nga diktatori Enver Hoxha. Shqipja nuk eshte vetem ajo e cunguar dhe e imponuar nga diktatori, por shqipja eshte e te gjithe shqip-folsve dhe e te gjithe shqip-shkruesve.

Bravo ResPublica qe ua hape rrugen te gjithve shqiptarve te shkruajne gjuhen shqipe te paimponuar.

I nderuar Paul

I nderuar Paul Tedeschini-Europe Shqipja zyrtare eshte gjuha qe duhet te perdorin gazetat e cdo gje zyrtare ne kete vend te bere lemsh nga cdo pikepamje...sa per dijeni Zvicra ka nje dialekt gjerman ne perdorim por kur vjen puna ne ceshtje zyrtare perdoret ghermanishtja,Hoch Deutsch dhe absolutisht te gjitha gazetat shkruajne gjemanisht, ne Hoch Deutsch pra dhe asnje nuk ndjehet i ofenduar dhe te thote qe eshte gjuha e Hitlerit, ndersa brekegrisurit e shpellaret shpalosin injorancen tyre edhe ne kete aspekt duke treguar qe nuk jane as e shkolluar dhe as te kulturuar sepse i nderuar, gjuha letrare tregon qe nje person ka kaluar te pakten zinxhirin e edukimit deri pas gjimnazit....ndersa ne Angli i nderuar Paul kur flet me dialekt njerezit te largohen sepse mendojne qe po i flet ndonje idiot.

Zotni Pal ! per ata qe

Zotni  Pal ! per ata qe nuk jane prej Shkodre n'mujsh me na than a e di lidhjen e emrit te Sabris me Deden e ShanDedes? Kjo ka ma teper ransi se nandialekti i katolikve shkodran.

Gjuha letrare do te jete gjithnje nje dialekt, por te tjeret duhet te kultivohen dhe te mos ndalohen e sigurisht te mos neperkembene te kontribuojne ne gjuhen zyrtare. Gjuha letrare apo zyrtare do te zhvillohet vete.

Nje gje nuk kuptoj vertet

Nje gje nuk kuptoj vertet ketu!?

Shkrimin e kuptova por perse ne dialektin geg jo!

Z. Ndreca jam dakort me

Z. Ndreca jam dakort me ju per perkufizimin e fjales "i urte ". Do te shtoja qe te jesh nje njeri i urte (i mencur) nuk do te thote te flasesh me ze te ulet, por do te thote qe kur flet nje person i urte, ( me cfaredo lloj toni te zerit) ne menyre aq te mencur, sa qe ta mbyll gojen ty, pra ti te rrish urte, sepse ai te ka bindur perfundimisht. Keshte e kuptoj une epitetin "njeri i urte". Ai zoteria i ndjere kam frike se nuk e meritonte kete epitet. Kam frike se i ndjeri z.Godo e ka marre kete epitet me teper nga toni i zerit, se sa nga permbajtja e fjeleve. Sepse i nderuar z.Ndreca plumbi vret njelloj si nga gryka e nje shot-gun ashtu kur del dhe nga gryka e nje pistolete me silenciator. Respekte per shkrimin Tuaj !

E admiroj Ardian Ndrecen per

E admiroj Ardian Ndrecen per zgjedhjen qe ka bere per te komunikuar mendimet e tij ne dialektin gege. Dhe i admiroj edhe ata qe i japin hapesiren per te botuar ne dialektin gege, ne kete rast M.Nanon ne Respublica. Nuk eshte e lehte te shkruash ne gegnisht. Dhe mbase nuk eshte e lehte as per ata qe lexojne ne gegnisht. Por ne shkolle kemi lexuar mjaft nga letersia e shkruar ne gegnisht, sa te jemi ne gjendje te kuptojme muzikalitetin dhe te 'thyejme veshin' me te.

Sa per muzikalitet, drejt

Sa per muzikalitet, drejt duhej te ishte shkruar "shejtnia" qe rrjedh nga shejt (i). Megjithese kjo gegnishte e perzier me standartin me duket e pakuptimte kundra Godo-s.

Shkrim shume i dobet jo per

Shkrim shume i dobet jo per faktin a dialektit te perdorur por per faktin qe ne shume pika shkruesi kundershton deklaraten e vet me shembujt qe jep. Shembujt e dhene ne realitet i vijne ne ndihme te kundertes se deklaratave se ketij shkrimtari, te pakten deri ne gjusmen e shkrimit. Per mua nuk ia vlente te lexohej deri ne fund.

meqense zoteria shkruan

meqense zoteria shkruan qellimisht ne dialekt(don kishot?) ne fakt shpreh qendrimin e tij kunder nje shteti te bashkuar shqiptar dhe parapelqimin e tij per periudhen e vilajeteve dhe principatave.sidoqofte ai duhet te vetpermbahet dhe te mos shkruaje ne forume mbarekombetare ku respektohet gjuha e njesuar shqipe pavaresisht prejardhjes krahinore,sepse ketu nuk komunikon vetem me banoret e mnelit apo jubanit.

Shkrimi me pelqeu dhe eshte i

Shkrimi me pelqeu dhe eshte i kuptueshem me pak vemendje edhe nga "ata qe jane prej jugut" te atdheut. Duhet te dime qe edhe Godo ka qene deri ne vdekje me pikepamje te regjimit te kaluar, pra te para 91-shit. Dhe autori e pershkruan me saktesi identitetin e tij, si servil per te marre te tijat, por asnjehere per pronat dhe per pronaret e tokes, qe keta i therrasin me ish. Te gjithe ata nuk jane ish por PRONARET E TOKAVE. Dhe partia qe u themelua nga Ramiz Alia u vendos nje kukull si Godo sa per te vendosur te ashtuquajtur pluralizem qe edhe sot edhe kesaj dite nuk duket te jete ne luften politike. Thjesht eshte nje lufte per pushtet mes te njejteve njerez me te njejtin ideal, por me emra te ndyshem. Fjala ironike e ish gazetarit te komitetit te partise te rrethit Lezhe ishte sa per te shkruar rradhen, por ajo u kthye ne te miren e Godos dhe per te hedhur hi syve opinionit publik. Sidoqofte, shkrimi eshte i goditur dhe duhet bere edhe per te tjere, sa jane gjalle dhe jo pas vdekjes. Kjo me teper rendesi per zgjedhesit qe te njohin si thone me rrenje e dhemballe, mostrat e politikes se sotme shqiptare. Falenderoj autorin per kete mundim qe ka bere duke na hapur nje teme te mprehte edhe per te tjeret. Edhe MN ben mire qe i boton keto shkrime, pasi po te ishte zgjidhur ceshtja e pronave, nuk do te ishte pushtuar Shqiperia prej shqiptareve, sic ndodhi pas 91 dhe vazhdon e do te vazhdoj edhe ne vite.

Zoti Ndreca, po mire te ka

Zoti Ndreca, po mire te ka thene i ndjeri Godo. Atdheu fillon te prona. Nuk kuptoj ku e ka pas gabimin. Nuk me intereson ana vetjake e gjese, jo kishte prona te se shoqes, jo Vrionet, jo i mori te tijat dhe aq i duhej etj etj. Ato jane te tjera ceshtje, mbase te diskutueshme ne ndonje diskutim per personen e Godos. Ama ne maksimen "Atdheu fillon tek prona (private)" nuk shoh kurrfare gjeje qe nuk shkon! Duhet me mire me e kuptu se sa peshe ka folja "fillon". "Fillon" nuk eshte identifikuese. Se po te ish ashtu, fare mire do thuhej "Atdhe dmth prone (private)". Nuk ka asgje te keqe me thelbin materialist te thenies. Atdheu eshte shume me teper se prona (private), kjo dihet, shume idealiste mund te vdesin per nje atdhe ne te cilin nuk zoterojne asnje grime prone private, por ekzistenca e kesaj nuk do te thote qe thenia eshte e gabuar. Pasi thenia nuk duhet kuptuar si gjitheperfshirese dhe absolute. Por si nje rezultante e grupit, kolktivit, popullates. Psh, neqoftese lidhja dhe dashuria per Atdheun do ishin te matshme, jam i sigurte qe ne nje popullate me te themi 10,000 individe me pronesi (private) ne Atdheun nominal te tyre, kjo lidhje dhe dashuri do te ishte me e madhe se ne nje popullate me 10,000 individe pa asnje pronesi ne Atdheun nominal.

Pajtohem krejtesisht me

Pajtohem krejtesisht me shpjegimin tuaj. Folja "fillon" eshte shume e rendesishme ne kete aspekt. Godo nuk thote se "Atdheu eshte prona". Atdheu fillon tek prona, e zhvillohet me kontributin ndaj shoqerise/shtetit, respektin ndaj institucioneve, pagesen e rregullt te taksave...

Me kuriozitet lexova komentet

Me kuriozitet lexova komentet e masiperme e ne vend qe te shifshe opinione per cka autori shkrue pashe qe shumica e juej jeni bezdise prej g'juhes se perdorun prej autorit.

E para asht e drejta e autorit me u shpreshe ashtu si ai e mendon ma mire.

E dyte asht e drejta e juej mos me e lexue nji shkrim. Mirepo inteligjenca edhe penda e mprehte e autorit ju intrigon me lexue cka ai thote edhe pse simbas g'jaset nuk ju pelqen mendimi i tij.

Une mendoj qe kete shkrim z. Ndreca me mjeshtri ka pershkrue "intelektualin" e prodhuem prej njeriut te ri te PPSh-se, ne kete rast z. Gode. Z. Gode asht prototipi i ketij "intelektuali"; servil por tuj na u shite si i ndershem, i pa ditun por tuj na shite mend.

Para pak kohet kam ndie ne nji program vajzen e Z. Gode (ate qe ai e bani ministre te mjeksise) e po permendte qe kishin pase te aferm familjare ne internim. A thue familja e Z. Gode i ka cue ndonji pakete me ushqime e tesha ketyne te kushrinjve qe po vuejshin neper internime? A thue kane shkue ndonji here me i pa per ndonji gezim apo idhnim familjare? Sa rrijne e permendin pronat medoj se kjo familje e kushdo qe ka mohue kushrinjte "anmiq te popullit" ne ate kohe, kishte me kene mire qe te mos marrin hisen e pronave por t'ja lane atyne qe vuejtne si pronare.

Sa te shpejte jane do "njerez" me vjedh flamujt??

I urtë mund të quhet ai që

I urtë mund të quhet ai që nuk i kalon më shumë se 5 minuta në 24 orë që mendon, flet dhe kryen budallalleqe pa fund. Ai që , si rregull , i mendon gjërat para se t'i flasë, quhet i urtë. Po ashtu edhe ai që shpesh i vinë në mendje të thotë broçkulla, por i kalon në sitën e kontrollit dhe nuk i thotë ato.

Add new comment