E përditshmja Shqiptarja.com: Cocciante e Elhaida Dani nesër në version elektoral në Tiranë

E përditshmja Shqiptarja.com bën me dije se nesër, më datë 7 qershor, mbërrin në Tiranë kantautori italian, Riccardo Cocciante. Do të vijë bashkë me Elhaida Danin, fituesen e konkursit televiziv the Voice of Italy, e cila një pjesë të suksesit ia ka dedikuar Cocciante-s. Por nuk është vetëm Elhaida që këtë sukses ia ka dedikuar edhe Cocciante-s. Janë dhe shqiptarë të shumtë që kanë ndjekur show-n e televizionit RAI 2, e që kanë parë tek Cocciante njeriun që “e zbuloi” Elhaidën, dhe e mbështeti deri në fund.
Por Berisha nuk e lë zogun që t’i ikë nga dora. Ka organizuiar shpejt e shpejt, me shpejtësi të hatashme, një festë në Tiranë. Shqiptarja.com njofton se Presidenti i Republikës ka bërë letrat gati për ta dekoruar Cocciante-n, i cili më përpara e më pas do të pritet me pompë nga Visar Zhiti, Presidenti vetë dhe … Kryeministri.
Sipas gazetës së Bolino-s, Cocciante, tok me Elhaidën, kanë pranuar ta luajnë këtë rol elektoral, që u ka rezervuar Berisha. Cocciante, kuptohet, pa e ditur. Ndërsa Elhaida me dëshirë të plotë. Megjithatë, më shumë do merret vesh nesër.
Re.Pu.
Comments
Elhaida e ka thene qarte

Elhaida e ka thene qarte se nuk do te perzihet me politiken, ajo thjesht po perjeton momente te gezueshme dhe duke qene nje vajze modeste e ka pranuar ftesen dhe vjen bashke me Cocciante-n per te festuar me autoritetet ne Shqiperi.

Per me teper babai i saj e ka thene qarte se nuk ka pasur asnje ndihme nga autoritetet prandaj keto aluzionet tuaja dashakeqe nuk qendrojne.

Sipas jush ajo duhet te kishte refuzuar per te mos luajtuar nje rol elektoral apo mos ndoshta duhej te kishin spostuar edhe "The Voice..." sepse perkonte me fushaten zgjedhore ne Shqiperi. Kam pershtypjen se ethet e fushates elektorale po ju verbojne keqas arsyen.

Sigurte qe Crociante nuke d

Sigurte qe Crociante nuke d i? Per lek Musrafa Crociante kendon dhe ne Gerdec. Dihej kjo histori. eka te pamundur Elhaida mos te perfshihet ne fushate. Pune fshataresh me pak fjale.

Sigurte qe Crociante nuke d

Sigurte qe Crociante nuke d i? Per lek Musrafa Crociante kendon dhe ne Gerdec. Dihej kjo histori. eka te pamundur Elhaida mos te perfshihet ne fushate. Pune fshataresh me pak fjale.

mika, nuk e di nga cili

mika,

nuk e di nga cili fshat vjen ti, por te pakten meso te shkruash emrat e artisteve.

Prinder te Elhaides !

Prinder te Elhaides ! KUJDES ! Suksesi i Elhaides eshte vetem i saj dhe i juaji. Mos lejoni tua pervetesojne dhe te perfitojne ! Qendroni larg lojes politike elektorale ! Ju nuk e imagjinoni dot se cfare eshte ne gjendje te beje Sali Berisha. Elhaida deri tani i ka piket maximale, 100 pike. Mos ja ulni keto pike, duke u bere pa dashje vegel e politikes.

Mos lejoni qe Elhaida te behet nje nje Çiljete, nje Bleone, nje doktor Flori, nje Gret Koci apo Elite 5.... Ajo tashme i perket te gjithe shqiptareve, te majte e te djathte. Lerjuani atyre me urimin qe ti perkase edhe gjithe globit anembane.

Urimet me te sinqerta dhe suksese Elhaides.

sa ironike, po ky

sa ironike, po ky kryeminister qe nxori per leckash TOP Channel-in nga ndertesa, mbeshtetesin e pare te Elhaides. Ky kryeminister qe vdes t'i mbeshtese artistet, pra.

edhe me shkurt, Top Channel-i

edhe me shkurt,

Top Channel-i kishte zene token e tjeterkujt (nuk ishte toke e shtetit)

Po pse perpiqeni te helmoni

Po pse perpiqeni te helmoni njerezit me keto lloj lajmesh

Njerezit kane edhe nje

Njerezit kane edhe nje axhende tjeter perveç asaj politike, Respublica. Jo çdo gje qe ndodh ka logjike politike, dhe fakti qe ju jeni krejtesisht te perfshire ne te, nuk do te thote qe edhe te tjeret jane keshtu. Njerezit hane, pine, bejne seks, bien te flene e zgjohen pa e vrare mendjen qe ne kete dynja ekzistojne dy te çmendur si Rama e Berisha qe bejne çmos per ti ngrene koken njeri tjetrit. Faleminderit Zotit qe eshte keshtu!

Nje sugjerim miqesor: Futni ndonje rubrike letrare a kulturore ne kete faqe, se i bukoset njerezit me Rama&Berisha nga mengjesi ne darke. I helmuat, ua bete gjakun uje me pallavrat e Rames e Berishes.

Add new comment