Borxhi i jashtëm, Banka Botërore kreditori kryesor i Shqipërisë

Postuar në 21 Maj, 2013 13:44

Në fund të muajit mars, Shqipëria kishte një borxh të jashtëm në vlerën e 2.6 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, borxhi është rritur me rreth 1.9 për qind që nga fundi i vitit 2012. Pjesën dërmuese të strukturës së borxhit e zë borxhi shumëpalësh, i marrë nga institucionet ndërkombëtare dhe bankat e zhvillimit, që është afërsisht 1.5 miliardë euro apo 56% të totalit. Kreditori kryesor i Shqipërisë është Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit, IDA, pjesë e grupit të Bankës Botërore, që ka për qëllim uljen e varfërisë. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, vlera e borxhit të IDA-s është 665 milionë euro. Nëse përfshijmë edhe huanë e marrë nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, detyrimi total ndaj grupit të Bankës Botërore shkon në 711 milionë euro ose 27 për qind e borxhit të jashtëm. Ndër bankat e tjera të zhvillimit, një mbështetje të rëndësishme me kredi për Shqipërinë kanë dhënë edhe Banka Europiane e Investimeve, me 222 milionë euro dhe Banka Islamike për Zhvillim me 197 milionë euro. Një pjesë të rëndësishme në strukturën e borxhit të jashtëm zë edhe huaja e marrë prej kreditorëve privatë. Vlera e këtij borxhi është gjithsej 530 milionë euro ose 20 për qind  e stokut të borxhit të jashtëm. Te kreditorët privatë përfshihen blerësit e eurobondit prej 300 milionë eurosh dhe banka të huaja tregtare, të cilave shteti shqiptar u detyrohet rreth 230 milionë euro. Rreth 629 milionë euro apo rreth 24 për qind e totalit janë borxh dypalësh, që është akorduar nga qeveritë e vendeve të ndryshme. Kontribuesit kryesorë janë Italia, me 220 milionë euro dhe Gjermania, me 167 milionë euro. E.Shehu

Comments

Submitted by Ermir (not verified) on

<p>kete statistike e ka nxjerre ODA rreth dy jave me pare... behu pak me origjinal ose ne rastin me te mire sill ndonje gje te re...</p>

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>A ka njeri te me thote se sa ishte borxhi i jashtem me 1985, me 1990, me 1997, dhe me 2005?!&nbsp; 2.6 miliard euro pjestuar me 2.5 milione banore i bie&nbsp;+ &nbsp;1 000 euro per person. Per nje familje me 5 anetare borxhi arrin ne 5000. Dhe mua me duket se ky borxh&nbsp;eshte rritur edhe pas shitjes dhe privatizmit&nbsp;te te gjitha burimeve minerare, energjetike dhe aseteve te tjera te&nbsp; vendi?! &nbsp;Si do lahet ky borxh?! Dhe çfare faji kane qytetaret te paguajne vjedhjen, grabitjen, keqqeverisjen e pushtetareve te sotem dhe te djeshem?!&nbsp;Prandaj disa i kane bere vilat me te mira se ne Perendim, apo dikush jeton si pasha jo ne Stamboll, por ne Viene!!! Mjere ky vend, se&nbsp;per popullin shqiptar nuk me vjen keq edhe aq shume, duke perjashtuar disa intelektuale te ndershem, se ashtu i do mushka drute.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.