Fati i panjohur i së djathtës

Postuar në 20 Maj, 2013 08:16
Afrim Krasniqi

Për vendin me të shkuarën më negative në regjimin komunist dhe më pas, edhe më të varfër në Evropë është e pritshme që shumica qytetare të jetë e prirur drejt nevojave sociale, pra për një rol më të madh të shtetit, kujdes ndaj individit, shpërndarje të burimeve natyrore e financiare, sistem të brishtë drejtësie, mungesë të elitave politike dhe shtresave fisnike, etj. Kjo prirje e shprehur edhe me votë politike i rezervon politikave të majta pothuajse 70% të votave. Në Shqipërinë e 23 viteve të fundit e djathta ka ardhur në pushtet kryesisht jo si e djathtë tradicionale, por si një e djathtë e të majtës, pra një zgjatim i saj. Kjo bëri që masa 70% të mos anojë asnjëherë tek një parti politike, por të shpërndahet në disa parti politike apo që PD të fitonte pushtet më 1992 duke pasur në krah Partinë Socialdemokrate, më 2005 duke pasur në krah Partinë Agrare, më 2009 duke pasur në krah Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe më 2011 duke pasur në krah Partinë Komuniste. Kjo shpjegon faktin se asnjë parti nacionaliste dhe e djathtë historike (ballistë, legalistë, ish të përndjekur, pronarët, etj) të mos bëhen asnjëherë forcë përcaktuese e pushtetit, madje të mos kalojnë asnjëherë numrin 4-5 të deputetëve në parlamentin prej 140-155 vendesh.

Gjithsesi një ditë tranzicioni do të mbyllet dhe atë ditë, politika do rikthehet në shinat e saj normale si në çdo demokraci të re, - e majta tek e majta dhe e djathta tek e djathta. Në këtë kontekst kalimi i LSI tek PS bie ndesh me parimet morale, pritshmërinë publike dhe nevojat e vendit për ndryshim të sistemit aktual korruptiv, por jo me tendencat ideologjike që ato përfaqësojnë. Por ndërsa e majta grindet, zihet, ndahet dhe ribashkohet, - sistemi politik shqiptar nuk ka ende një të djathtë solide, përfaqësuese dhe të qëndrueshme. Disa forca politike, përfshirë grupet e reja, janë identitete të djathta, por ende të kërcënuara pikërisht për këtë shkak, nga e djathta zyrtare në qeveri. Partia Demokratike prej vitesh e ka humbur identitetin ideologjik dhe sot, ka vetëm emrin që e lidh me forcën politike demokratike të dhjetorit 90. Ajo ka kundër elitat qytetare, biznesin e madh, studentët reformatorë, ish të përndjekurit dhe pronarët, familjet historike dhe komunitetin ndërkombëtar – pra të gjithë elementët që më 1992 i kishte në anën e saj. Në mungesë të tyre, ajo e ka mbushur boshllëkun me një kastë politike pa identitet, të ndarë në tre familje dhe klane të mëdha, - e kryetarit, e nënkryetarit dhe e sekretarit të përgjithshëm.

Në listat e saj elektorale nuk ka emra të elitës, nuk ka të përndjekur dhe as pronarë, nuk ka përfaqësues të lëvizjeve politike të vitit 90, nuk ka disidentë dhe as biznesmenë me sukses në konkurrimin e lirë, nuk ka figura me mbështetje perëndimore dhe as politikanë të njohur për qytetari e moderacion. Vendin e tyre e kanë zënë një turmë militante që lexon në media çfarë i jepet, që nuk njeh historinë e PD dhe as nuk e ka idenë pse janë të djathtë, që bën pjesë në kordonin korruptiv të qeverisjes (tatime, dogana, polici, hipoteka) dhe që preokupim kryesor kanë rivalitetin për të qenë më afër liderit në podiumet elektorale. Në listat e sigurta të PD-së gjendet kryetari i fundit i parlamentit i zgjedhur nga PPSH, dy deputetë të së majtës historike, disa figura politike me karrierë të gjatë parlamentare me PPSH apo PS, individë të njohur për skandale dhe akte korruptive apo antikombëtare më 1997 apo më tej, dhe sidomos, biznesmenë të lidhur pa shpëtim nga fatet politike.

Në këto rrethana, e djathta zyrtare në qeveri ka humbur identitetin politik, ka humbur vlerat për të cilat u promovua më 1990-1991, ka humbur bazën solide sociale, ka humbur partnerët perëndimorë, dhe mbi të gjitha, vizionin programor dhe organizativ të së djathtës. Asnjë strukturë e saj nuk funksionon, asnjë vendim nuk merret me votë, asnjë figurë drejtuese nuk është produkt i garës së brendshme dhe askush nuk promovohet për shkak të aftësive të spikatura politike. Meritokracia është zëvendësuar nga klientokracia, - një pikë ku e djathta zyrtare dhe e majta në opozitë bashkohen dhe imitojnë njëra tjetrën. Retorika antikomuniste nuk ka më vlerë, kur dy aktet më ekstreme kundër të përndjekurve në 23 vjet janë bërë pikërisht nga kjo e djathtë e pushtetit (greva 1994 dhe vetëvrasja e 3 personave më 2012), kur në PD aktuale gjenden vetëm 7 nga 367 themeluesit e saj, kur të vetmit kryetarë partish të përndjekur politikë janë bashkuar me opozitën e majtë, dhe kur më shumë gjen zyrtarë komunistë tek PD më 2013 sesa tek PS më 1992.

Fati i të djathtës nuk matet me numrat elektoralë, pasi siç u gjetën kryeministrat socialist Nano e Meta për të mbajtur PD-në katër vjet një pushtet, apo siç u gjetën tre deputetë të PS për të mbajtur në këmbë qeverinë, gjithnjë një regjim korruptiv mund të korruptojë edhe vota të tjera parlamentare. Ndaj fati i saj nuk lidhet me 23 qershorin, por me ditën pas saj. Çfarë do të ndodhë kur të djathtët në pushtet dhe ata të vërtetë të kalojnë në opozitë? A do të kenë ata forcë për të themeluar të djathtën e re, parimet e saj politike, për të krijuar shtresimet dhe identitetin politik? A do t’i duhen asaj 4 apo 8 vjet për të kuptuar çmimin e lartë absurd dhe personal me të cilin PD qëndroi katër vitet e fundit në pushtet? A do të rikthehet ajo në pushtet për shkak të dështimit të pritshëm të së majtës apo meritave të saj frymëzuese? A do të ketë figura të afta për të marrë përsipër reformimin, për të identifikuar vlerat dhe për të kryer procesin e ripërtëritjes tërësore të një force politike që lindi si parti e 360 studentëve/pedagogëve dhe përfundoi në parti e tri familjeve? A do të gjejë ajo forcë të bwjw diferencën e bilancit 22 vjeçar, të distancohet nga modeli negativ aktual dhe kulti i individit që ka zëvendësuar të djathtën?

Këto janë disa nga dhjetëra pyetjet, të cilat sot mund të duken të parakohshme, por me të cilat do të duhet të merremi në katër vitet e ardhshme. Atëherë kur “udhëheqësi” do jetë në pension dhe në izolim, kur milionerët e pushtetit do tu fshihen gjykatësve, medias dhe publikut kritik; kur rrëzimi elektoral i banesës do ta ndajë atë në disa pjesë, secila duke pretenduar të marrë apriori trashëgiminë e pamerituar. Nuk është larg, ndaj kushdo që e ndjek politikën duhet të shohë përtej pamjeve populiste dhe pa vlera të së tashmes. Riformativ, rithemelim apo federatë vlerash? Ka shumë opsione, por gjithnjë, jashtë skenarëve të gatshëm të përgjegjësve kryesorë të kësaj gjendjeje, dhe duke respektuar 100% vlerat morale, identitare dhe tradicionale të së djathtës evropiane, në emër të të cilave u frymëzua lëvizja rinore e viteve 90 dhe u mblodhën 1.2 mblodhën vota më 1992!

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

Interesant! Meraku i Afrimit të krasniqve, per perkatesine ideologjike, nuk shenjon ku duhet, por ky do Afrimi. Per ta thene me thjesht: Nuk jeni sot, ne vitin 2013, i djathte, vetem pse gjyshi juaj ka qene pronar apo tregetar i madh, ne vitin 1944, kjo, sigurisht nuk ju ben realisht te djathte, Sepse dhe më së paku, vetë gjyshi juaj nuk e ka ditur se cfare besonte, apo per cfare investohej. Per dy arsye te thjeshta: a) pasurine ia mbronte e ja shtonte mbreteria - te ciles i bindej me ose pa deshiren e tij, pak me vone, italiante e gjermanet; b) nuk pati ndonje altenativë ideologjike qe ta bente te pakten te mendonte per krahun qe do t'i perkiste.

Sa i takon merakut tjeter, se cfare do te jete e djtahta shqiptare ne 24 qershor, kjo, se pari, buron nga pika a: nuk eshte trashegimia ajo qe percakton orientimin ideologjik, por sistemi i besimeve / bindjeve dhe, gjeneruar kendej, aksioni politk që të sjell ose jo besueshmerinë publike.

Nuk si se cfare do te shkruante sot, Afrimi i krasniqve, nese do ta shihte veten ne tribunat e Saliut, si dikur kur shtynte me bryla qe t'i afrohej me prane. Ky kujtim i diteve te shkuara më nxit te besoj se ndermjet ideologjisë së djathtë dhe afërsisë me Saliun, ky djalosh, do te zgjidhte pa mëdyshje te dytën. Historine e nxeme, qe te mesojme prej saj. Duket se Afrimi i krasniqve, pak i vlejti kjo maksime e urtesise edhe ne raportin qe krijoi me shefin e tij  pak të paradokohshëm, z. Topi.

Mendoj se do te jene te tjere ata që do t'u shtjellojne dhe provojne shqiptarëve vleren dhe brendine e parimeve dhe orientimeve të kesaj ideologjie.  Afrimi i krasniqeve dhe mjaft te tjere sojit te tij, e shumta mund te bashkebisedojnë ne lloxha me te ngjashmit e tyre si Biberaj apo Bashkurti.

Submitted by Saimir (not verified) on

Analize e perkryer, por shpresoja qe Krasniqi te jepte zgjidhje si duhet zgjidhur problemi i te djathtes para pensionimit te kapos, me qellim qe e djathta te jete e tille realisht. Mund te ndodhe qe e djathta re mos jete ne pushtet, por ato qe jane te djathte duhet te mblidhen ne nje te djathte dhe jo te shperdorohen nga nje komunist, ose te frikesohen prej tij e militanteve qe presin vec shperblim.
Shpresoj qe Topi do beje dicka, e votuesit ti japin nje shans FRDse.

Submitted by Anonim (not verified) on

po ku ka te djathte ne shqiperi more afrim!

ata qe vetquhen te djathte jane nje bande pa asnje ideologji,thjesht hajdute. si mundet nje i djathte shqiptar te jete miku i serbeve dhe grekeve dhe armiku i shqiptareve! ne gjithe evropen e djathta mbron kombin,ligjin,rendin dhe pronen. me gjej nje nga keto pika qe e ashtuquajtura e djathte shqiptare?  jo vetem qe nuk ben asgje nga keto por eshte bere simbol i percarjes kombetare.

Submitted by Edi (not verified) on

Nuk e mora vesh, pse me bold! Në forumet e internetit, të shkruash me bold ose me CAPS LOCK ON, është njësoj sikur të thërrasësh me sa ke në kokë! Është mungesë respekti.

Submitted by Bato (not verified) on

Duken ca si shume ata qe e deshin Saliun ne 92 dhe tani u kujtohet si mekate, e u kujtohet si turp qe t'i beje te mbyllin gojen. Afrimi i krasniqeve sic ka qejf ta thote illuministi eshte nje njeri me integritet dhe ka bere mire qe ka ndejur prane, e ka adhuruar dhe ndihmuar Saliun. Qe tani e shan dhe e sikteris tregon se eshte njeri me dinjitet, nga ata qe iu larguan pa i perfillur te mirat qe do t'i vinin nga ajo perpjekja per t'iu ngjitur ne tribune (lexo Gencat, Tritanet dhe Selamet). A nuk skuqeni nga turpi kur u kujtoni kete mijera e mijera veteve qe paten iluzion se Saliun e pat prure Zoti? Keta si Afrim Krasniqi jane mijera e mijera, por nuk jane tradhetare. Ai eshte tradhetari i tyre. Respekte Afrim Krasniqi!

Submitted by ora09 (not verified) on

Nuk duhet gjykuar e djeshmja me syte e te sotmes.

Ne ate kohe te rrenqetheshme te vitit 90-91 nuk dihej asgje per prapaskenat e partise ne pushtet dhe te gjithe ishim te kenaqur qe te ishte nje udheheqes i ri. S'ka rendesi nese ky do te quhej Sali apo Sotir, mjaftonte vetem deshira e madhe per te hequr njehere e mire nga qafa ate regjim qe na nxiu jeten. Dhe per fat e arritem kete dite.

Se çfare ka ndodhur pas atyre viteve te stuhishme, kete e kemi te qarte te gjithe. Zhgenjimi eshte i madh.

Ne Shqiperi korrupsioni eshte ulur kembekryq ne dhomen e ndenjjes se çdo shqiptari.

Nuk eshte kjo demokracia qe ne enderruam. Nuk eshte kjo Shqiperia qe ne menduam, qe edhe pas 23 vjeteve eshte mbledhur kulaç si gjarpri dhe nuk ben asnje hap perpara.

Mendoni se perseri jane ato dy parti qe ishin ne ate kohe. Une i konsideroj nene e bije se linden nga i njejti trung dhe u ngjizen nga nje ideator si Ramiz Alia i cili vdiq duke dhene intervista ne vend qe te vdiste ne burg.

Afrim Krasniqi ben nje analize te holle, por me shume se kaq jo.

Alternativa ne kete vend gjysmak nga mentaliteti, per mendimin tim do te ishte vertet FRD, nje parti me njerez te paimplikuar ne afera korruptive dhe intelektuale me peshe. Mos gjykoni "largimet"  e Biberajt apo te ndonje tjetri. Ata jane aq qytetare sa te mos prononcohen ne gazetat paçavure te dites qe shkruajne te njejtat lajme, botojne te njejtat fotografi dhe i bejne fresk lidereve te dy partive simotra PS e PD.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.