Lesi: Berisha më ka prerë në besë, lista e PD-së, jo e fitores por e panikut

Kreu i LDK-së, Nikoll Lesi është shprehur i zhgënjyer nga kryeministri Sali Berisha dhe thotë se ai e ka prerë në besë.
“Jam i zhgënjyer totalisht nga Berisha. Unë nuk kam marrëveshje me asnjë tjetër; as me Jozefinën, as me Arjanin, me asnjë. Unë njoh Berishën, i cili në mënyrë publike më ka prerë në besë. E lamë që aleatët të konkurrojnë në vete jo në listat e PD-së”, - tha Lesi në një prononcim për median paraditen e sotme.
Ai tha se mbrëmë pati një sinjal nga Starova se po bëhen intriga me listat.
“Me presion disa kryetar partish të vogla hynë në listën e PD-së. Berisha shkeli marrëveshjen e koalicionit të PD me "të vegjlit". Lista e PD-së nuk është lista e fitores por e panikut”, thekson Lesi.
SHEKULLI
Comments
Nikolle mos ja fut kot se
<p> </p><p>Nikolle mos ja fut kot se nuk te ka prere askush ne bese. PD ka futur ne liste te gjithe ata kr partish qe kane mbledhur mbi 10 mije vota. Partia jote nuk eshte nder to ! Ne krahun tjeter parti qe kane marre sh me teper se kaq nuk kane pasur shansin te fusin ne liste te sigurte kryetaret e tyre prandaj boll u quravite dhe dil puno</p>
Add new comment