Giulio Andreotti: Il potere logora chi non ce l’ha

Giulio Andreotti ishte i qetë, i shtruar dhe i rrwshqitshwm (“është mirë që të mos lësh gjurmë të veprimeve të tua”, thosh ai, e kushedi se ç’ka patur në mendje me këtë), por ishte dhe njeri i batutave dhe frazave inteligjente. Ja disa:
-Të Gjelbërit janë si shalqinat, dmth të gjelbër nga jashtë e të kuq nga brenda.
-Sikur të kisha lindur në një kamp refugjatësh në Liban, mund të isha bërë terrorist dhe unë.
-Ligësia e njerëzve të mirë është shumë e rrezikshme.
-Pushteti është sfilitës e stërmundonjës, por për ata që nuk e kanë (në italisht: Il potere logora chi non ce l’ha).
-Nuk mjafton të kesh të drejtë; duhet të kesh dhe dikë tjetër që të të japë të drejtë.
-E kam dashuruar aq shumë Gjermaninë, sa do doja që të ishin dy.
-Miqtë e mij që janë marrë me sport kanë kohë që më kanë vdekur.
-Më atribuohet mua gjithçka; mirw që s’më bëjnë përgjegjës dhe për luftërat punike.
-Të mendosh keq për të tjerët është mëkat, por shpesh qëllon që t’i biesh në kokë.
Re.Pu.
Comments
Il potere logora chi non ce
<p>Il potere logora chi non ce l’ha = pushteti konsumon ate qe nuk e ka Versioni qe keni dhene ju (<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Pushteti është sfilitës e stërmundonjës, por për ata që nuk e kanë) nuk me duket se sjell ne shqip ate qe ka thene Andreotti</span></p>
Add new comment