Egin Ceka u ankohet austriakëve: Rama ka vendosur ta shpallë 24 prillin si ditën e veshit

Postuar në 30 Prill, 2013 15:48

 

Duket se djalit të Neritan Cekës nuk i bën përshtypje që veshi i tij, më shumë se sa një incident diplomatik, është kthyer në një barsoletë. Ai vijon që të përpiqet ta mbajë të gjallë këtë ngjarje. Kështu, pas një shkrimi të Fate Velaj ditën e djeshme, Egin Ceka u është ankuar zyrtarëve të lartë austriakë, duke përfshirë edhe kryeministrin austriak, se Edi Rama dhe Fate Velaj duan ta shpallin 24 prillin si ditën e veshit.

“Egin Ceka u ka dërguar një ankesë mbrëmë disa personaliteteve si kryeministrit austriak Faymann, eurodeputetëve etj, të cilët unë i kam zënë në gojë në shkrimin tim me titull “Kur “i gjati” i shkuli veshin, veshgjatit!” botuar në DITA dhe TEMA. Egini e ka përkthyer deri te analiza ime për Vilin dhe s’e ka vazhduar më. Ai ndër të tjera thotë se Edi Rama dhe Fate Velaj kanë vendosur që 24 prillin ta shpallin ditën e shkuljes së veshit. Më tutje ai përkthen dhe shprehjen “o Neritan kujt i plasi në Tiranë për veshin e Eginit” dhe thotë se “plasi” në Shqipëri është kuptimi i “kujt i plasi bytha”, por Velaj fjalën bytha nuk e ka zënë në gojë, por në Shqipëri çdo njeri e kupton që bëhet fjalë për bythën” (ARSCH) ajo që bie në sy është fakti se Egini e dërgon letrën në orën 4.30 të mëngjesit të sotëm dhe nga adresa e-mail e tij private egin.ceka@univie.ac.at dhe jo ajo diplomatike egin.ceka@mfa.gov.al. Egini si duket më të rëndësishme ka punën që bënë si lektor në universitet të Vjenës sesa atë për diplomacinë shqiptare sado që në ankesën e tij ai thotë jam diplomat i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Qëllimi i letrës është të vazhdojë që të errësojë emrin e Shqipërisë dhe të gjithë atyre që punojnë për Shqipërinë dhe lartësimin e saj e të tregojnë se Shqipëria është një vend që nuk është në gjendje të jetë pjesë e Europës duke shkaktuar kështu një aksident diplomatik të jashtëzakonshëm dhe të paprecedentë”, thotë Fate Velaj./b.l

 

 

TEMA

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.