Autogolat e Matoshit

Që reagimi do ishte kaq i ashpër ndaj peticionit, që kundërshton ndërhyrjen e shtetit turk në rishkrimin e historisë sonë pritej, ndryshe nuk do të justifikohej assesi nevoja për ta bërë atë. Nuk është çudi që historianët enveristë si Arben Puto, të ngriheshin kundër atyre që nuk duan tutorë turq në rishkrimin e historisë. Janë rritur me veprën e idhullit te tyre “Rreziku anglo- amerikan…”.
Fallsifikatorët më të mëdhenj të historisë, anatemuesit e Fishtës, Konicës, franceskanëve të mëdhenj, tradhtarët e çështjes çame, vrasësit e Bilal Xhaferrit, dhunuesit e Musine Kokalarit, izoluesit hermetistë të gjysmës së popullit të vet, shitësit e gjysmës tjetër, nuk përballen dot me të vërtetën. Ky do të ishte fundi i tyre i madh, i cili, për fatin që ia kanë hapur vetë vetes, është i pashmangshëm. Ata e kanë shkruar një herë një histori. Tash më e pakta që mund të bëjnë, është ta qepin gojën.
Por që ky kundërshtim të vinte edhe nga disa zëra, të spikatur me kundërshtimin e tyre ndaj “invazionit” modern turk, në emër të vlerave të përbashkëta religjioze, ishte befasia e radhës.
“Kosova lirinë dhe shtetësinë e saj e ka kërkuar dhe e ka krijuar me mund dhe mbi të gjitha duke u mbështetur në vlerat e qytetërimit perëndimor, pra duke u mbështetur në vlerat e përbashkëta evropiane dhe nuk mund të ketë flirte me asnjë vlerë tjetër ideologjike rajonale apo globale, siç po shfaqet tashmë neootomanizmi i Davutoglu dhe shefit të tij Erdogan, të cilët ia arritën që sulltan Muratin e Parë ta promovojnë si vlerë universaliste edhe në Kosovë”.
Kështu shkruan gazetari i zëshëm Halil Matoshi, i njohur mbi të gjitha si mbështetës (do kisha thënë themelues) i idesë së kombit kosovar. Ide që ka ngjallur shumë debate në Kosovë mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të vet, të cilët nuk përtojnë të nxjerrin fjalën e fundit për të sulmuar tjetrin. Kjo nuk është ndonjë gjë e panjohur për ne shqiptarët, që nuk e kemi as idenë më të vogël të debatit konstruktiv, por sulmojmë aq ashpër, saqë ndodh të na kthehet edhe në bumerang.
Këtij fati nuk i shpëtoi as vetë Halil Matoshi, i cili nuk u ngut që Kadarenë nga komunist ta quante fashist (edhe pse kanë qenë dy kundërshtarët e LIIB), në shkrimin e tij “Hysteria: mirë se erdhët në orën e biologjisë”. Duke bërë një përzierje semash e termash, ai nuk dëshmoi ndonjë vlerë kulture të debatit, përveç një konfuzioni terminologjik e semantik, ku nënshkruesit e peticionit u vlerësuan si gjysmanalfabetë, gysmakademikë e më keq, përçarës e turkofobikë.
Po kthehem te ideja e kombit kosovar, të cilën Matoshi e mbështet në dhjetëra fragmente të dekontekstualizuara teorish, vetëm që t’i vijnë në funksion. Aq të ndryshëm jemi ne kosovarët nga shqiptarët, thotë Matoshi, sa më i afërt ndihem me një serb sesa me një tosk të jugut.
Madje ai shkon edhe më larg se kaq. Në një debat me shkrimtarin Mehmet Kraja, pikërisht për idenë e kombit kosovar, ai shkruan: E Kraja e ringrit mitin e Lidhjes së Prizrenit, që kishte kërkesa autonomiste dhe të mbështjella me një rrobë dhe mendësi “light talebane”!?. Jo vetëm që nuk përpiqet të zhvendoset në kohën e Lidhjes për ta kuptuar mendësinë islame të saj, por, sipas tij, i bie që qenkemi ne shqiptarët që e themeluam madje edhe talebalizmin para një qind vjetësh, ani pse ai lindi si lëvizje politike në Afganistan gjatë Luftës Soviete (1979-1989).
Por mua nuk më shqetëson fare ideja e kombit kosovar, pasi, tek e fundit, është e kotë t’i shtyshë njerëzit të ndihen ashtu sikurse nuk janë. Më shqetëson, që pa dashje apo me, Halili çon ujë në mullirin e talibalsave shqiptarë, të cilët nuk kërcënojnë vetëm me fjalë dhe këtë Halili e di mirë.
“Ka me u djeg në zjarr t ‘xhehenemit kjo qikë që shkrun kështu”, apo edhe “meriton m’u vra me gurë”, shkruhet në forumet ekstremiste neoislamike shqiptare për gazetaren Arbana Xharra, një nga pak zërat më të fuqishëm në Kosovë, e cila është e njohur për jokonformizmin e saj thuajse absolut ndaj çdo ideje politike a religjioze që dëmton shoqërinë.
Madje Forumi Rinor i Myslimanëve e kërcënon Arbanën në mënyrë më “të sofistikuar”: Jemi të mendimit që gazetarja Arbana Xhara është një shpifëse e ulët, mercenare, në shërbim të qarqeve fundamentaliste katolike dhe laike, të cilat duan të përulin, përbuzin dhe fyejnë muslimanët e Kosovës (25 dhjetor 2012). Vetë Halili kërcënohet e anatemohet në këto forume për shkrimet e tij “islamofobike”, mbështetur te një numër shkrimesh të tij, ku neootomanizmin e quan “një reminishencë e luftërave despotike e shkatërrimtare ndaj popujve të vegjël në fqinjësi dhe më larg, të Perandorisë Otomane”.
Por duket sikur këto gjëra, nuk po i bëjnë më përshtypje Matoshit, edhe pse dikur ai tërhiqte vëmendjen e shoqërisë indiferente e madje edhe naive shqiptare: “Dora e ngrohtë neootomane u ofrohet atyre si letër lakmuesi për depërtimin turk në thellësi, duke u rishfaqur si dominuese në ish-hapësirat perandorake, jo më me shpatë e topuz, por me diplomaci dhe politika të buta, gati përqafuese. Këto politika te disa liderë shqiptarë që s’kanë strategji për të prodhuar politika të jashtme, por vetëm konsumojnë, janë leva mbi të cilat këta mbështesin nepotizmin, kleptokracinë dhe pushtetin e tyre personal, pra për forcimin e pozicioneve të vetë atyre, karshi mungesës së legjitimitetit të plotë brenda shoqërive të tyre”.
Në kohën kur brenda shumë pak ditësh, një grup intelektualësh morën hapin për të bërë një kundërshtim publik, ndaj asaj për të cilën Matoshi kishte kohë që thërriste: Ministri turk i Arsimit, Omer Dinçer gjatë Ramazanit erdhi në Kosovë. ?Në pamjet televizive nga Prizreni ai u fokusua duke qarë kur disa të rinj prizrenas që identifikohen si turq kënduan ilahi.
Dinçer në Prishtinë, pati edhe një kërkesë në adresë të homologut të tij kosovar: të ndryshohen tekstet e historisë shqiptare, posaçërisht kapitujt ku përdoren fjalë fyese për Turqinë. Ramë Buja, nuk është se nuk e ka pranuar sugjerimin e “vëllait”, por as ai nuk e di nëse ka apo jo cilësime fyese për Turqinë në librat shkollorë të Kosovës. Por prapa shpinës së publikut dy komisione ndërqeveritare për ta ndrequr historinë!(As Enveri as Omeri, Koha Ditore, 2012), Halili, jo vetëm që bën një hap mbrapa, por hidhet në sulm.
Nuk shtrohet problemi pse Halili nuk e nënshkroi peticionin, por ç’ndodhi me të brenda këtij harku të shkurtër kohor?
Ai e justifikon qëndrimin e tij të sotëm me zhvillim të mendimit. Ky zhvillim ndoshta është “ëmbëlsuar nga hurmat në iftaret kosovare”, por shijen e hidhërimit të Halilit të para një viti, ku këtë mendësi e quante të gatshme t’ia presë udhën Kosovës drejt BE-së dhe ta rikthejë atë nga Orienti, duke e trajtuar si një gur në mozaikun e tërësisë gjeografike të sferës zonale turke”, është vështirë ta heqim ne lexuesit e tij prej gojës.
“Gati një shekull pas Ataturkut, pasardhësit e tij, “vëllezërit” turq të shqiptarëve, Recep Tayp Erdogan dhe Ahmet Davutogllu, i kanë hyrë misionit (të pamundur) t’ua rishkruajnë historinë shqiptarëve, për t’ua futur në hatër Perandorinë Otomane dhe sulltanët e saj, posaçërisht sulltanin “e martirizuar” në Fushë të Kosovës, (1389) Muratin e Parë dhe për t’i rikthyer ata nën influencën e Orientit (Koha Ditore, 2011). Sikur vetëm në argumentet e mëhershme të Matoshit të bazoheshim, peticioni më duket tepër i vonuar, derisa një nga pararojat a prijësit e tij, filloi të shënojë gola në portën e vet.
Zeri
Comments
Zonja Bregasi që të shprehësh

Zonja Bregasi që të shprehësh mendimin tëndë se je pro apo kundër rishikimin e historisë dhe se si duhet të bëhet është e drejta e secilit dhe e juaja pa diskutim si dhe njeri i letrave por që duhet të dëbojmë me çdo mënyrë inponimin Turk nuk ngre asnjë diskutim dhe para se ti kërkoshë tjetërit të mbylli gojën duhet të tregoni se juve keni bërë një diçka për zhvillimin e shoqërsë dhe se zoti Puto ka qëlluar që të shkollohet dhe të punojë në kohën e diktaturës nuk do të thotë se është njeri pa vlerë dhe do ishte mirë që për të gjitha temat që ka diskutuar të nxirni tëdhëna të tjera që tja hillni poshtë se me këtë mentalitet do të thotë se të gjithë ata që kan studjuar në atë kohë janë të pa vlerë dhe do zoti që ju të demokracisë do sillni zhvillimin

Sipas zakonit te

Sipas zakonit te publicistikes shqiptare, ne fillim te shkrimit u vihen etiketa kundershtareve dhe me vone provohet perse konkluzionet qe kundershtaret jane te poshter duhet te jene te verteta. Prototipi i nje shkrimi akademik me koke poshte. Minimalisht nje analize logjike e gjerave do te jepte pak a shume pershkrim neutral te ideve kundershtare, me vone ballafaqimin e tyre me idete e kunderta te autorit dhe se fundi disa konkluzion. Mundesisht me tone te respektueshme.

Une pa i hyre shume merites se ceshtjes (kam nga pak rezerva per te dyja palet dhe jo informacion te plote qe te ndaj me veten time kush ka te drejte) mund te them me plote gojen se vetem ne nje vend qe ushqehej me veprat e Enverit, ne mengjes, dreke dhe darke, mund te gjesh nje gjuhe te tille, te mbushur me pathos dhe urrejtje edhe ne nje shkrim per kurrikulat shkollore mbi historine e 500 vjeteve me pare, per te cilen emeocionet duhet te ishin shume me teper te ftohta dhe nen kontroll.

Periudha 500 vjeçare e

Periudha 500 vjeçare e pushtimit turk-osman e trojeve shqiptare ASHT SHKRUE EDHE PERPARA VITIT 1944, bile qyshe nga Marin Barleti ne "Rrethimi i Shkodres".

"Historiani i shquar Marin Barleti është figura më e madhe e lëvizjes së humanistëve shqiptarë të shekujve XV-XVI. Ai lindi rreth vitit 1460 në Shkodër. Fare i ri, më 1478, mori pjesë me armë në luftën për mbrojtjen e qytetit të lindjes nga rrethimi i forcave osmane......."

Prandej ti atribuohet komunistve se kan shkrue historine e kesaj periudhe te pushtimit turk-osman nuk asht as serioze as e drejte. Ky asht nji interpretim antishqiptar i antishqiptarve turkofil, per shkakun e te cilve me te drejte Europa i coptoi trojet shqiptare me qellim qe te mos riformohet ne Ballkan nji Turqi e Vogel.

Njeiu me fanatik e me

Njeiu me fanatik e me antishqiptar ne keto ane te Ballkanit eshte serbi apo greku, ku di une, pseudo Paul Tedeschini. Kete e deshmojne te gjitha komentet e tij. Por uthulla e forte grryen buden e vet, thote urtesia popullore. Asgje nuk ndikojne te lexuesit urrejtja dhe mllefi i ketij frikacaku te fshehur pas pseudonimit, veçse demaskon veten.

Kush eshte kjo M.Bregasi (

Kush eshte kjo M.Bregasi ( nuk ka asgje ne bios-in e saj ) qe sidoqe e re flet me tersellime ? Pergjegjen mbetet ta kerkojme tek portreti qe ilustron shkrimin, sepse pa diskutim e ka zgjedhur vete ... !?

Majlinda Bregasi e sheh

Majlinda Bregasi e sheh historine e Shqiperise nga brigjet e Vatikanit dhe nuk e sheh nga qendra e embrionit te saj. Kjo fondamentaliste katolike kerkon qe shqiptareve tua bejne historine si ne te shkuaren edhe ne te ardhmen vetem minoranca e Dukagjinit, Miridites dhe Gjakoves, sepse tashti kane ardhur (zbritur) nga shkrepat e thata dhe ulur kembekryq sa ne Tirane e gjere, kane zene postet e tyre dhe kakarisin sikur gjeli maje plehut. Ne rast se Omer Dinceri u lut ne xhami moj Majlinde, po ushtaraket e NATOS dhe AMbasadori amerikan ne Kosove qe u luten ne Katedralen e Terezes pse e ben kete gje? Ku te shkonte Omeri e te falej sipas teje? Tek bustet e Terezes qe jane ne cdo instuticion laik ne Kosove e Shqiperi?! Perfshi ketu edhe lutjet kishtare me foton e Terezzes edhe ne Gjykaten e Larte laike te Tiranes qe dikush mund te mendoj se po gjykohet nga sheriati kishtar iMesjetes e do te digjet ne turren e druve. Keto dite jemi duke lexuar mllehet e katolikeve fondamentaliste qe te kujtojne mmlefin dfhe urrejtjen e Oriana Fallacit.

Add new comment