Drama e moderatorëve TV

Postuar në 09 Mars, 2013 04:28

Të gjithë moderatorët e programeve “talk show” duan Berishën në studio. Ai ka ca kohë që nuk u ka bërë vizita, dhe moderatorët kanë filluar të ndjejnë mungesën e tij. Sidomos, një pjesë syresh. Ca të tjerë kanë vite që e ndjejnë këtë mungesë. I kanë ndërtuar programet të tillë, që pa të, pa Ramën, pa Metën, pa Topallin, etj, nuk bëjnë dot. Fevziu ish zemëruar me Topallin që paska thënë se “në TV dal kur të dua unë”. Peka është i zemëruar që Berisha “është bërë gazetari politik i Fevziut”. Zheji denoncon hapësirën televizive që Berishës i jepet në tansmetimet live të konferencave për shtyp e të aktiviteteve të veta politike, gjë që bën që ai, dmth Berisha, të mos ketë nevojë të shkojë në studion e Zhejit e të të tjerëve. Xhunga, Tare, Balla, nuk e kanë fshehur asnjëherë që jo vetëm e duan Berishën në studio, por dhe e vuajnë refuzimin që ai u ka bërë. Siç vuajti Fevziu ca kohë refuzimin që i bënte Rama.

Të gjitha këto i kishin shprehur, apo i kishin lënë të nënkuptuara në intervistat që kishin dhënë për Mapon e sotme në një dyfaqësh me titull “Debati i pamundur Berisha-Rama”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by f d (not verified) on

Krize do te thosha !

Krize a gjendje e rende shendetesore e psikike per shkak te rrugetimit te vrullshem ne drejtim te podit te nderit pa vene re e mjekuar dhimbjet kronike shkaktuar nga 'starti' pa gjyqtar.

S'u be nami se do te lengojne disa a largohen disa nga kjo jete ku vitamina 'B12' jepet nga pushteti.

Mua me mire me duket, apo jo ?

Submitted by LORA (not verified) on

Me vjen mire qe "moderatoret" e kolloqithjes me lesh arapi,jane ne krize.

Kjo eshte pikerisht ajo qe meritojne.Po korrin "suksesin" e makiavelizmit te tyre malinj,

ne ndertimin e realiteteve virtuale,qe u vijne per hosh vetem klienteve te tyre.

Jo vetem kaq,e mira e ketij fakti shenon edhe fillimin

e periudhes kur nuk mund te lozet me e te perdhoset publiku ,me fjalen pa

peshe reale.

Submitted by Albi (not verified) on

Mbase do benin mire te mesonin nga talk-show me te famshme ne USA, ku ylli i vertete eshte gazetari e jo politikani. Jo rastesisht edhe emisionet titullohen me emrin e gazatarit.

Dhe cfare i ben ndryshe keto emisione? E thjeshte, gazetaret ne fillim bejne rolin e gazetarit. Raportojne, investigojne, nxisin debat. E bejne veten te rendesishem deri ne ate pike sa kane interes politikanet te shkojne e te dalin aty.

Po ne Shqiperi gjerat jane ndryshe, gazetaro-analistet jane thjesht b***lepires te dy kryetareve, jane krahu i tyre i propagandes. Si rrjedhoje publiku nuk ka ndonje interes ti shoh ata deri ne momentin sa nuk vjen vertete shefi i madh te flasi vete ne emision.

Submitted by a. (not verified) on

Moderatore, shtoni tek rubrika "Lidhje' dhe gazeten Dita, meqenese bashkeautoret e webit jane dhe bashkeautore te gazetes.flm

Submitted by Aqif Kaportoni (not verified) on

Kam disa dite po ndjek, moderatoret dhe te ftuarit. Per situaten qe eshte duhet thene mjaft me strategjite e tyre dhe le ta vene veten ne sherbim te teleshikuesit dhe jo vetes se tyre. Me vjen keq qe i perdorin emisionet per vete. Eshte e nevojshme qe spektatori te gjej nje realitet dhe jo deshirat e tyre. Eshte turp te degjosh komentatore e moderatore te parapergatitur dhe qe nuk jene koherent me situaten dhe sjellin nje realitet tjeter sipas deshires se tyre dhe me keq te pozitet qe normalisht pa mbeshtetjen e komentatoreve dhe moderatoreve do te kishte kuota shume te ulta. Fale moderatoreve qe keqmanaxhojne dhe kastile i dergojne komentet ne drejtim jo real por mbrojtes se pazites, japin nje situate keq informuese per publikun. Ne se do marrim ceshtjen e keq qeverisjes per 8 vjet, ajo nuk del dhe nuk jepen shkaqet dhe demet, por gjykohet se rezikohet e ardhmja nga ndryshimi i saj..... Jo mire dhe jo ndershem.

Moderatore e komentatore,

Behuni nje here te ndershem dhe te pa anshem, publiku gjykon dhe vlereson, sidomos juve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.