Ndahet nga jeta Roland Trebicka

Aktori Roland Trebicka (në foto duke interpretuar gjate komedise, Te Gjithe Me Huqe, të Laurent Baffit) nuk jeton më. Lajmi sapo është dhënë në disa faqe online dhe televizione lajmesh, sipas të cilave aktori vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë.
Sipas një biografie të tij online Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947 dhe karrierën e ka nisur që 14 vjeç me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ai u be anëtar i kompanisë së Teatrit Kombëtar më 1971 dhe punoi aty deri më 1999. Kritika dhe kolegët e kanë vlerësuar vazhdimisht për sensin e jashtëzakonshëm të humorit, brenda dhe jashtë skene. Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit. a.n.
Comments
Ngushëllime familjes për

Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur dhe artit Shqipëtarë i iku një ndër më të mirët

Nje nga gjenite dhe koloset e

Nje nga gjenite dhe koloset e Skenes shqiptare.

U prehte ne paqe aktori i

U prehte ne paqe aktori i paharrueshem Roland Trebicka!

U prefte ne paqe .Do na

U prefte ne paqe .Do na mungoje humori i tij i rralle

Humbje e madhe per artin

Humbje e madhe per artin tone. Kam takuar te ndjerin diku afer ambasades jugosllave ne vitin 1998 me nje mikun tim. Ish njeri serioz dhe i mire. Mesa kam marre vesh ia kapen me vonese semundjen. Ne shqiptaret shkojme tek doktorin kur jemi ne gjendje kritike. Se po te behen kontrolle sistematike, semundjet parandalohen. Smund te ikin njerez te tille me vlera kaq te ri…Gjynah, jam i hidheruar si per babain tim

Roland Trebicka nuk hyri e

Roland Trebicka nuk hyri e doli ne kete jete si anonim. Rolandi hyri e la gjurme ne zemrat tona dhe me ikjen e tij vdes dhe dicka brenda nesh.

I past lon jeten dashmirsve e qoft i xhenetit.

jemi rritur me humorin

jemi rritur me humorin tend.qofte i perjetshem kujtimi juaj

Add new comment