Berisha thjesht kërkon të ruajë pushtetin – thotë ish-zyrtari i CIA-s dhe shton: Bashkimi? Ka dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë e Kosovës

Postuar në 05 Mars, 2013 16:05

David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht pedagog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, është intervistuar nga Zëri I Amerikës lidhur me “nacionalizmin” e papritur të Sali Berishës në Shqipëri dhe ndër të tjera thotë:

"Mendoj se ai thjesht kërkon të ruajë pushtetin, prandaj nuk besoj se ka ndonjë përparësi thelbësore që e motivoi në këto deklarata. Përparësia është ruajtja e pushtetit…Por për fat të keq fjalët dhe emocionet mbeten. Ai mund ta ndryshojë mesazhin, politikanët bëjnë gjëra të tilla, por mesazhi për popullatën jo-shqiptare në rajon do të mbetet. Ata do të tregohen të vëmendshëm sepse e kanë të qartë që i njëjti mesazh do të ngrejë përsëri krye. Sepse nëse kryeministri Berisha mendon se kjo është mënyra për të siguruar vota tani, ndoshta dikush tjetër do të mendojë të njëjtën gjë më vonë..”

Ai shton se nevojitet një analizë gjakftohtë në ballafaqimin me realitetin brenda territoreve shqiptare dhe jashtë tyre dhe thotë se ka dallime mes shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

“Ngrihet pyetja: A është vërtetë e njëjta populate? Ka dallime linguistike, ka dallime ekonomike. Njerëzit jetojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të Shqipërisë krahasuar me njerëzit në Kosovë apo Maqedoni. Ka dallime sociale, pasi jetojnë në rajone të ndryshme. Dhe jetojnë në shtete të ndryshme, pra dallojnë edhe për sa i përket jetës politike. Si rezultat ka dallime në mesin e shqiptarëve dhe dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Pra nuk është një univers i njëtrajtshëm shqiptar që mund të bashkohet automatikisht…”

Intervista e plotë:

http://www.zeriamerikes.com/content/kanin-volker-nacionalizm...

Comments

Submitted by Mali i Zi (not verified) on

cfar idioti.do vish ti dhe tna tregosh dallimet ne mes te shqiptareve....po a ka dallime ne mess te hispanikeve,zezakeve,japonezeve,e llumit te gjithe botes qe gjenden ne amerike

Submitted by pilo (not verified) on

Mes shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves ka me pak ndryshime se sa midis 'europianeve' te Nju Jorkut

dhe 'katnareve' te Alabames qe jane ne nje shtet.  Pastaj kujt i plasi c'a mendon ky, keto nuk jane pune policesh , qofshin edhe te CIA-s ...

Submitted by dritan (not verified) on

Ore mos tregoni perralla per dallime po thoni qe duhet te rrine te ndare dhe pike .... nuk ka nevoje ta lyeni

Submitted by Titi (not verified) on

Kemi probleme ne Shqiperi, prandaj nuk na duhet edhe barra te mbajme kosvaret me problemet e tyre. Shqiptare dhe kosovare kane shume gjera te ndryshme, jemi dy kombe dhe kaq.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.