Ka vdekur në moshën 58 vjeçare Presidenti bujëmadh i Venezuelës, Hugo Chávez

Ka vdekur Hugo Chávez, 58 vjeç, i sëmurë me kancer prej dy vitesh. Ka patur frenat e drejtimit të vendit të vet prej vitit 1999, duke drejtuar me dorë të fortë, por duke i dhënë legjitimitet pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve, të cilat i fitonte, nuk i vidhte. I fitonte në një kohë që kish nën kontroll të gjitha pushtetet; dhe i kish aq shumë nën kontroll, sa Gjykata e Lartë, me anë të një interpretimi trallisës të ligjeve e normave kushtetuese, “ia doli” ta quante normal faktin që Hugo Chávez nuk u paraqit në datën 10 janar për t’u betuar mbi ligjin themeltar e për të nisur mandatin e ri presidencial. Ishte një personazh karizmatik, i adhuruar nga miliona venezuelianë, dhe i njohur në të gjithë botën.
“Sëmundjen e ligë ia kallën në trup amerikanët”, citohen të kenë thënë sot, pas vdekjes, autoritetet e Venezuelës. Por shumica e gazetave serioze të botës nuk e panë të arsyeshme ta njoftonin qysh në titull këtë detaj “intrigues”, që ato me siguri e kanë parë si një mufkë; me titujt kryesorë kanë dashur të njoftojnë ngjarjen e rëndësishme, dhe kaq. The Guardian, Le Monde, Sueddeutsche Zeitung, Reuters, Il Corriere della Sera, apo gazetat e agjencitë e mëdha amerikane, si Washington Post, New York Times, CNN, Foxnews, etj, kanë pasur një titull fare të thjeshtë dhe pothuaj të njëjtë: “Ka vdekur Presidenti venezuelian Hugo Chávez”. Në brendësi informonin edhe mbi pretendimin në fjalë të autoriteteve të Karakasit, por pa u ndalur më shumë se sa duhet. Ndërsa ngjarjes i bënin një mbulim të plotë e të gjerë, jo vetëm sepse Chávez ishte një personazh kabá, por edhe sepse Venezuela e burimeve të naftës, gjysmë marksiste e gjysmë totalitare, është një vend i rëndësishëm i botës së sotme.
M.N.
Comments
Ngushellime Edi Rames.
<p>Ngushellime Edi Rames.</p>
U ktheve Kevinjon?--Na kishte
<p>U ktheve Kevinjon?--Na kishte marre malli.</p>
Nje diktator me pak. Po kte
Nje diktator me pak. Po kte tonin qe s'e gjen gje thuaj...
Add new comment