Operacion lobist “Shpëtoni klientin Berisha” një ditë para ardhjes së Reeker?

Kryelobisti i Berishës në Uashington, Tony Podesta ka mbërritur me urgjencë në Tiranë një ditë para ardhjes së Filip Rikerit – raporton sot e përditshmja Dita duke cituar burime diplomatike.
Shkruan Dita në kryeartikullin e saj: “Philip T. Reeker ka mbërritur në Tiranë të enjten e 21 Shkurtit të këtij viti, por Berisha ka kërkuar me urgjencë Tony Podestën kur është njoftuar mbi këtë vizitë. Podesta ka mbërritur në Rinas një ditë përpara mbërritjes së Reeker-it, të mërkurën e datës 20 Shkurt në mbrëmje. Ai është takuar me kryeministrin Berisha dhe më pas është akomoduar në hotel “Sheraton”. Ditën që Podesta ka mbërritur në Tiranë, Reeker ndodhej në Bruksel, ndërsa priste që të nesërmen të nisej për në Tiranë…”
Sipas së përditshmes në fjalë, të nesërmen e vizitës së Rikerit, më datën 22 shkurt, lobisti Podesta, i ka hipur avionit në Rinas dhe është larguar drejt Shteteve të Bashkuara: “Me gjasë Podesta ka mbërritur i pakënaqur në Amerikë, pasi mesazhi i shprehur nga Reeker në Tiranë, ishte krejt tjetër nga mesazhi që do preferonte klienti i Podestës, Sali Berisha…” – shkruan gazeta. A.N.
Comments
Podesta vetem zhyt diktatoret

Podesta vetem zhyt diktatoret qe t'u perfitoje pasurite qe kane

Por Berisha ende nuk e kupton kete me shpresen se do shpetoje dhe harron fatin e mikut te tij Mubarak,Ben Ali apo Gadaf

Podesta e Patton prodhojne diktatore ne bote qe i lobojne me keshilla te gabuara duke i cuar ne ekstreme terrorizmi e totalirazizmi qe te nesermen ti vjelin

dhe goxha mire poe vjelin Berishen me ketestil, fundin do ia shohim ne pak muaj....

Enderroni si dhelpra pas t...

Enderroni si dhelpra pas t... te dashit.

Add new comment