Topi fillon zyrtarisht fushatën. Dhe nënvizon: “Jemi kundër PD-së e PS-së”

“Fund tranzicionit për shtetin dhe qytetarët” – ky është slogani elektoral i FRD-së së Topit; është një slogan disi prozaik, por që përmban mesazhin kryesor që don të përcjellë kjo parti. Duket se e kanë vendosur se do të dalin të vetëm në zgjedhje. Prandaj dhe pjesa më intriguese e fjalës së Topit kish të bënte me kritikën që ai e shpërndau sa majtas, aq dhe djathtas. “Pikërisht ky bashkëpunim midis këtyre dy individëve (Berisha e Rama. Re.Pu) e ka futur Shqipërinë dhe shqiptarët gati-gati në një kaos institucional. Këta dy individë në një marrëveshje të fshehtë mes tyre realizuan brenda natës ndryshimet kushtetuese dhe sot gjendja e institucioneve në Shqipëri, pavarësia e institucioneve janë të cënuara. Këta dy individë i krijuan kushte vetes që dikush të dominojë gjithë pushtetet, ndërsa tjetri të qëndrojë në krye të opozitës”, tha ai.
Re.Pu.
Comments
'Xhejms Bond' mes dy zjarreve

'Xhejms Bond' mes dy zjarreve me bresheri...

Topi nuk pyet as nga grushtat djathtas e as nga ato majtas...

Morsa e 'gjigandeve ps-pd' shtyp dhe pleshta e jo miza...

Pol i trete kur fizikantet e biologet nuk e njohin ne shkence...

Që të jeshë kundër PS-PD

Që të jeshë kundër PS-PD është e drejta juaj dhe bëni shumë mirë por çkuptimë ka kjo kur i lini LIS dritaren hapur për kompromis

Shume mire ben qe eshte edhe

Shume mire ben qe eshte edhe kunder PD edhe kunder PS dhe eshte ne te drejten e tij, por nuk mund te barazoje PS me PD dhe as Berishen me Ramen. Pavaresisht kritikave qe mund te kete zoti Topi per Edi Ramen dhe partine e tij ( te drejta mendoj une), barazia me vrasesit dhe rrenuesit e ketij vendi eshte e gabuar dhe teresisht e pavend. Duhen bere dallimet mes njerezve dhe politikaneve.

Add new comment