Një ushtri deputetësh apo një ushtri... aprovuesish?

Çdo mars në Pekin mblidhet Kongresi Kombëtar i Popullit. Parlamenti i Kinës sipas Kushtetutës është organi më i lartë shtetëror.Rreth 3000 deputetët formojnë parlamentin më të madh në botë. Por madhësi nuk do të thotë automatikisht pushtet. Sepse "përfaqësuesit e popullit" nuk kanë shumë për të thënë. Të gjitha vendimet merren brenda Partisë Komuniste, kurse deputetet vetem aprovojne.
Këtë vit mblidhen nga data 5 deri në 17 mars dhe i pret një maratonë votimesh: ata kanë detyrë që të zgjedhin Presidentin e shtetit, Këshillin e Shtetit - pra qeverinë qendrore, Komisionin Qendror Ushtarak, gjykatësit e Gjykatës më të Lartë Popullore dhe Prokurorinë më të Lartë. Surpriza në votimet për postet më të larta shtetërore nuk priten. Në gjithë historinë e tij, Kongresi Kombëtar të Popullit nuk ka refuzuar kurrë ndonjë projektligj, ndonjë raport për dhënie llogari ose ndonjë propozim për personelin. Dhe zakonisht, vendimet e Kongresit Kombëtar të Popullit merren me kuota shumë të larta aprovimi. Një shembull: kur u emërua në vitin 2008 presidenti që po largohet, Hu Jintao, u aprovua me 99 përqind të votave. D.W.
Comments
Ne baze te fjalorit qe
<p>Ne baze te fjalorit qe disponoj une perkthimi ad literam aprovues- deputet jane sinonime !</p>
Add new comment