Si do sillet PS-ja në pushtet me Berishën?

Në një intervistë simultane të dhënë në rrjetet sociale, Edi Rama iu përgjigj me fraza të shkurtëra, tamam në stilin twitter,shumë pyetjeve që iu bënë nga ndjekësit e profilit të tij atje. Duket se ka gjetur karar me këtë lloj interviste. Në twitter ndjekësit janë të paktë (disa mijra), por janë gazetat e televizionet që u bëjnë jehonë më pas mesazheve të tij, e për rrjedhojë audienca është e plotë. Edhe Berisha është bindur për efektivitetin e këtij komunikimi, përderisa nuk ka ditë që të mos shfaqet në facebook.
Intervista e Ramës ishte me ritmin e zakonshëm deri sa erdhi një pyetje nga një internaut me emrin “djal Tropoje”. Pyetja ishte: Pse e urreni kaq shumë Sali Berishën? “Jo, djali i Tropojës, gabon. Nuk e njoh këtë ndjenjë”, i thotë Rama. Por në këtë pikë është një lexues tjetër që ndërhyn: “Ç’qëndrim do mbani ndaj Berishës kur të vini në pushtet?”. Duhet të jenë të shumtë ata që do donin t’ia bënin këtë pyetje. Dhe Rama shfaqet pa ndërdyshje: “S’do kem asnjë minutë për të humbur me të; nuk do merremi me opozitën, por me mirëqeverisjen e vendit”.
Ndërkohë, pak më parë, i pyetur mbi Gërdecin e 21 janarin, ai ish përgjigjur: “Ato gjyqe ende nuk kanë filluar”. Kjo frazë duket si kërcënim për Berishën.
Ka një kontrast në këtë mes, që ai do duhet ta shpjegojë.
M.N.
Comments
O Muco, po asgje nuk ka per

O Muco, po asgje nuk ka per t'i bere Rama Berishes. Ti e di shume mire sepse kuptohet qarte tek menyrat sesi Ed Rama po sillet gjithe keto vite. Se pari, Ed Rama nuk e urren Berishen sepse Berisha eshte kundra demokracise. Kete Rama e ka treguar qarte, sepse vete ai ne menaxhimin e tij te Bashkise nuk ishte demokrat ashtu sic po e tregon tani me menaxhimin e listave te PS-se. Se dyti, Ed Rama nuk e urren Berishen sepse Berisha eshte i korruptuar. Edhe Rama ne Bashkine e Tiranes ishte edhe ai i korruptuar, pavareissht se Berisha ka arritur nivele shume me te larta. Edhe miqesia qe Ed Rama ka ose kerkon te kete me tipa si Sandri, Zamiri e Bashkimi kete konfirmon. Dhe se treti, dyshime te medha kemi mbi kurajon e Edi Rames. Pas plot terheqjeve te famshme qe ka bere te vjen te mendosh qe ai nuk ka forcen dhe kurajon e duhur per te sulmuar Berishen, qofte edhe pas zgjedhjeve. Edhe fakti qe vazhdon e komunikon ne twitter eshte konfirmim, pavaresisht deshires tende te mire per ta interpretuar ndryshe.

Ne fakt, pergjigjja shkon me

Ne fakt, pergjigjja shkon me nje linje me ate qe thote ne krye te heres : "Nuk e njoh urrejtjen". I bie qe per here te pare ne historine e njerezimit, ne do te kemi ne krye te qeverisjes nje jo-human, ose nje shenjt, sepse vetem keto dy kategori mund te pretendojne se nuk e kane ndjenjen e urrejtjes, e cila eshte universale nder ne te vdekshmit(duke i besuar teorise se Freud mbi instinktin e vdekjes). Mesa duket Rama ka krijuar ne mendjen e vet delirin e misionarit, njefare Mahatma Gandhi 2 metrosh ballkanik(nuk e di pse me kujton Mujin e eposit sa here e shoh) qe per arsye etike refuzon te vere ne perdorim fuqine e vet te marre direkt nga qumeshti i zanava te neliberalizmit.

sistemi ashme eshte shendrruar ne parodi te vetvetes, opozita eshte vecse nje zgjatim i pushtetit, eshte si ai butoni ne ashensor qe te jep iluzionin se mund te hapesh e te mbyllesh dyert sipas deshires(nenkupto:nje here ne 4 vjet), kur nefakt dyert hapen e mbyllen sipas programimi te kahershem. Ky vend do te reshkase ne anarki nese ky njeri nuk vendos te qeverise nese vjen ne pushtet, dhe deri me tash asnje shenje nuk e thote qe ai do e beje ate qe i takon. Na ngelet vetem te shpresojme ne ndonje Providence miredashese qe ketu mos te ndodhe me e keqja.

Nuk duhet te meret Rama me

Nuk duhet te meret Rama me Berishen,por Drejtesia nese ka kellqe.Keshtu duhet te funksionoje shteti.

Do zoti dhe i mbanë këto

Do zoti dhe i mbanë këto premtime që të shikojmë edhe ne se sa mirë regullohet jeta e komunitetit kur zbatohet ligji

Nqs PS do te kishte

Nqs PS do te kishte ndermend te krijoje shtetin e se drejtes, atehere Sali Berisha duhet te kalbet ne burg. Edi Rama dhe askush nga PS nuk ka guximin apo deshiren per dhenien fund te kultures se pandeshkueshmerise. Nuk eshte e cuditshme qe te shohim nje vazhdimesi te Shqiperise Nanoiste nqs Berisha lejon PS te vije ne pushtet.

po c' pune ka kryeministri i

po c' pune ka kryeministri i ardhshem me drejtesine dhe me verdiktet e saja. Kjo tregon mentalitet anadollak dhe se ne Shqiperi madheshtia e UNI-t te te parit do vazhdoje te vaditet me te njejtin zell

ESHTE KRIJUAR NJE PERSHTYPJE

ESHTE KRIJUAR NJE PERSHTYPJE QE PUNET E DREJTESISE JANE VETEM TE DREJTESISE DHE KETU DUHET TE MBAROJE HISTORIA.

PUNET E DREJTESISE JANE PUNET E TE GJITHEVE SI CDO PRODUKT I ADMINISTRIMIT SHTETEROR/PUBLIK

KA CA ORGANE QE I KONTROLLOJNE(ME KONTROLL KETU NUK NENKUPTOJ NENSHTRIMIN) EDHE PUSHTET E PAVARURA.

AI BURRI QE STE PELQEN TY, FLET EDHE NE ROLIN E KRYMINISTRIT EDHE NE ROLIN E KREUT TE NJE MAXHORANCE "LEGJISLATIVE"

ME ANE TE KESAJ TE DYTES BEN CA GJERA EDHE NE GJYQESOR (KOMISIONET E VERTETA HETIMORE psh)

PAVARSISHT KESAJ, GJYQ ZHVILLOHET ME NJE PARAKUSHT, QE ASKUSH TE MOS FUTE HUNDET.

PASI ESHTE BERE GJYQI KANE TE DREJTEN JO FUTIN JO HUNDET PO EDHE SHKELMA NJERIT, SIDOMOS KUR ARGUMENTAT E PRETENCES JANE ME KARAKTER TORTURUES PER LOGJIKEN E NJERZVE, SI KETO TE FUNDIT QE KEMI DEGJUAR(PREKSKLUZIVITET psh).

KA PREMTUAR QE DO LE DREJTESINE TE JAPE DREJTESI.EDHE KJO ME DUKET SE ESHTE E MJAFTUESHME, MADJE NUK LE ASKEND TE HAJE MUT NGA ATA SI PUNA JOTE

MUSTAFA, NJE PYETJE: PUNET

MUSTAFA, NJE PYETJE: PUNET E DREJTESISE ME NJE ISHKRYEMINISTER TE KORRUPTUAR NE OPOZITE, JANE PUNE ME OPOZITEN APO ME SHTETIN?

Ore po nese Rama nuk do

Ore po nese Rama nuk do merret me Berishen atehere i bie qe ggjithe cfare thote per te te ngelen ne kuadrin e llogjeve te pazarit sepse ky as sot nuk ka marre mundimin te coje ndonje dosje ne prokurori apo gjykate

Add new comment