5 arsye pse një si Berluskoni është akoma në lojë - sipas IHT

"Të huajt e kanë të vështirë të kuptojnë pse një person që e udhëhoqi Italinë në prag të falimentimit në vitin 2011, i akuzuar për mashtrim tatimor, për lidhje me mafian, për prostitucion me të mitura dhe keqpërdorim të detyrës publike, ende arrin të konkurrojë në zgjedhjet kombëtare, - shkruan International Herald Tribune për zgjedhjet në Itali dhe më pas rendit arsyet e asaj që e quan "film i parë dhe i riparë" me Berluskonin:
1 - Pasuria dhe media. Përveç të qenët një nga njerëzit më të pasur të vendit, mediat që ka në pronësi, i kanë dhënë Berluskonit ndikim në të gjitha aspektet e jetës ekonomike italiane. “Freedom House” ka renditur Italinë si vendin e vetëm evropiano-perëndimor me një shtyp “pjesërisht të lirë”.
2- Një numër njerëzish përfitojnë drejtpërsëdrejti nga fitorja e tij. Që nga 1994, Berluskoni ka qenë gjerësisht i pranueshëm në mesin e biznesmenëve dhe individëve privatë, të cilët përfitojnë nga rregulloret e buta të qeverisë.
3 - Historikisht, votuesit italianë kanë qenë gjithmonë të tërhequr nga 'burrat e fortë'. Kjo ka ndodhur me Musolinin në vitet 1920, por edhe me popullaritetin e figurave të tjera si kryeministri i ndjerë socialist, Bettino Crax, lideri i ndjerë komunist, Enrico Berlinguer dhe së fundi komiku i shndërruar në politikan Beppe Grillo. Kjo në një masë shpjegon magjepsjen e Italisë nga figurat karizmatike. Italianët i shohin këta burra të fortë si tërheqës edhe kur ata anashkalojnë proceset demokratike. Me pamjen e një të riu, elegant dhe pothuajse i paturp Berluskoni i përshtatet lehtë këtij imazhi.
4 - Italianët janë një popull që bëjnë tifo për një parti politike, aq verbërisht dhe në mënyrë intensive sa edhe për një ekip të preferuar futbolli. Berluskoni e ka në fakt një ekip futbolli, por ky zakon është i rrënjosur në konfrontimin gjatë kohës së Luftës së Ftohtë ndërmjet dy partive politike, Kristian-demokratëve dhe komunistëve. Berluskoni ka trashëguar votat e partisë Kristian-demokrate, pasi ajo ra nga skandalet e korrupsionit.
5 - Mungesa e një lideri karizmatik në qendrën e majtë. A.N.
Comments
PO PO ITALIANET BEJNE TIFO

PO PO ITALIANET BEJNE TIFO ?!!!

Kane harruar dy nga arsyet

Kane harruar dy nga arsyet kryesore:

1) Mungesa e nje ligji mbi konfliktin e interesit, ligj qe do ta kishte detyruar kumbarin menegin te zgjidhte mes mjeteve te fuqishme te informacionit qe zoteronte dhe zoteron dhe ngjitjes ne politike. E Majta nuk e beri sepse realisht gjithçka eshte veç e majte, duke perfituar ne kembim kushedi sa rryshfete nen tavoline.

2) Drejtesia italiane e korruptuar dhe tejet e varur nga politika. Me nje drejtesi te pavarur, nje kryemafioz si ky qe mbart me shume se 25 akuza krimesh te renda, sot do te dergjej ne burg me te pakten 20 vjet heqje lirie.

Perfundimisht Italia nuk eshte nje vend i lire; eshte nje vend ku sundon oligarkia politiko-financiare dhe krimi i organizuar dhe ku drejtesia eshte subjektive, fiktive dhe per rrjedhoje e padrejte! Ja pse nevoja per nje levizje te fytyrave te pastra si Levizja 5 Yjet.

Add new comment