Nesër mund të fusim në treg aspirina që shkaktojnë dhimbje koke...

Deri para ca kohëve e dinim se duhanxhinjve u bën mirë një gotë qumësht për të neutralizuar nikotinën. Sot, nuk jemi më në gjendje të themi me saktësi se cili është më i dëmshëm, qumështi apo duhani. Nesër mund të fusim në treg aspirina që shkaktojnë dhimbje koke…!!! – ironizon Gilman Bakalli në të përditshmen MAPO lidhur me skandalin e frikshëm të disa prej markave shqiptare që paketojnë e shesin qumësht.
Bakalli e sheh më gjerë këtë ngjarje për të cilën është shkruar e folur këto ditë në media: Qumësht toksik, në një shoqëri toksike – e titullon ai vëzhgimin e tij dhe shkruan ndër të tjera: “Niveli toksik në shoqëri ka mbërritur pikun e tij. Kjo është shenjë se shtyllat e moralit, mbi të cilat ngrihet dhe mbështetet tregu i lirë janë shembur përfundimisht. “Fundamentalizmi i tregut” (J. Stiglitz), mitizimi i tij si një parim absolut, ia ka dalë ta gërryejë përfundimisht tabanin moral të shoqërisë duke ushqyer egoistë të pangopur në grykësinë dhe babëzinë e tyre. Në këtë kontekst, skandali i qumështit toksik në Shqipëri nuk është një aksident, por një simptomë e shoqërisë sonë. Në një shoqëri toksike nuk ka më kuptim të ngresh pyetjen për përgjegjësitë, nuk ia vlen as të tregosh me gisht fajtorët, sepse nuk zgjidh gjë. Këta tregtarë që na kanë shitur mallrat e tyre toksike apo këta zyrtarë të shtetit që paguhen për të mos lejuar produkte të pasigurta në treg nuk janë jashtëtokësorë! Ata kanë shkuar në të njëjtat kopshte, shkolla e universitete si të gjithë ne. Mallrat që ata tregtojnë janë produkte kompanish me përgjegjësi të kufizuar, në të cilat askush nuk ndjehet përgjegjës për moralin, por vetëm për fitimin!” (a.n.)
E plotë:
http://www.mapo.al/2013/03/01/qumesht-toksik-ne-nje-shoqeri-...
Comments
ore, fantastik ky bakalli. me

ore, fantastik ky bakalli. me afashinon absolutisht me ironite, humorin, sarkazmat e shkrimeve te tija.!!!!

muc nano! ky gilmani ka

muc nano! ky gilmani ka ironine tende dhe nje pene krejt origjinale!

ske si tallesh ma shume me

ske si tallesh ma shume me nji drame si kjo me qumshtin. komplimente z. Gilman!

Nje qenie e gjalle me 50

Nje qenie e gjalle me 50 perqind helm ne trupin e saj e ka si lifting helmin prej plus 5 perqind.

Te fitosh do te thote une te shkele mbi ty qe te arrij karafilin e fitimit.

Add new comment