Dorëhiqet edhe udhëheqësi katolik i Britanisë. Sjellja ime seksuale, nën standardet e Kishës - thotë

Kardinali i cili ka shërbyer deri më tani si udhëheqësi më i lartë i Kishës Katolike Romane në Britani, ka pranuar se ka bërë gabime seksuale dhe ka premtuar se nuk do të jetë më pjesë e jetës publike të kishës. Kardinali Keith O’Brien dha dorëheqje më 25 shkurt nga pozita e kardinalit të St. Andrews dhe Edinburgh-ut, pasi një gazetë kishte publikuar akuzat e një prifti ndaj O’Brien për sjellje të pahijshme.
O’Brein fillimisht kishte kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se ai po e bënë këtë dorëheqje vetëm për disa arsye tjera. Por të dielën, Kisha Katolike e Skocisë, ka lëshuar një komunikatë ku citohet O’Brein të ketë thënë se ka kohë që “sjellja ime seksuale ka rënë nën standardet e pritshme për mua si prift, Kryepeshkop dhe Kardinal” – shkruan faqja online e radios amerikane Europa e Lirë. Re.Pu.
Më shumë:
http://www.guardian.co.uk/world/2013/mar/03/cardinal-keith-o...
Comments
Bastardet me te ulet te
<p>Bastardet me te ulet te shoqerise njerezore. Nqs ka vetem keta qe kane dale hapur, mendo sa te tjere jane qe e mbajne gojen mbyllur se nuk kane forcen te dalin hapur per te treguar se cfare kjo kafshe e ulet ju ka bere. Mjere besimtaret qe jane ne dore te disa qenieve te ulta si ky. Dhe me del pyetja , kur kjo kishe do te kuptoje se beqaria duhet zhdukur nga rregullat e kesaj kishe, qe me shume po i ben dem besimit fetar? Po te ishin te lire te martoheshin apo te kishin marredhenie normale seksuale, nuk do te dhunonin te tjeret.</p>
Add new comment