Megalomania e Enver Hoxhës: donte të sulmonte Jugosllavinë!

“Telegrafi” dhe prej tij, gazeta Zëri, sjellin një material të freskët në lidhje me një temë të vjetër: Megalomania e Enver Hoxhës ishte e tillë sa të planifikonte të sulmonte Jugosllavinë, federatën e 6 republikave. Materialet janë bazuar mbi studimet e historianit rus Artjom Ulunjam, ekspert për lëvizjen komuniste të Shek XX në Ballkan.
Historiani rus, Artjom Ulunjam, në tekstin e tij “Operacion i fshehtë Shpërthimi”, ka shkruar se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për operacion ushtarak ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos, transmeton gazeta kroate “Jutarnji list.
Enver Hoxha kishte menduar se pas vdekjes së Titos në Jugosllavi do të zhvillohej një luftë e përgjakshme në mes të forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus.
Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenari, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do të shkaktohej luftë për pushtet në mes të liderëve të ish republikave të Jugosllavisë.
Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj.
Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.
Ndonëse edhe më herët ishte spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, është vërtetuar se udhëheqësi komunist shqiptar kishte menduar se në Jugosllavi do të shpërthente një luftë e përgjakshme në mes forcave politike pro amerikane dhe pro ruse.
Përveç problemeve të brendshme dhe luftës së ashpër për mbajtje të pushtetit në fund të viteve -70-ta, Hoxha kishte menduar se si nga situata potenciale të nxjerr përfitime maksimale. Prandaj, planin e tij ia kishte prezantuar rrethit të tij të ngushtë të bashkëpunëtorëve në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitjet serioze të udhëheqësve shqiptarë për çastin e vdekjes së Titos.
Në bazë të arkivave shqiptare dhe ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i preokupuar me atë se çfarë do të ndodhë në Jugosllavi pas vdekjes së Titos. I frikësuar për regjimin e tij diktatorial, Hoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.
Diktatori komunist shqiptar kishte thënë se nuk duhet kursyer mjetet për Kosovën, sepse në të ardhmen do të shpaguhen. Ndonëse marrëdhëniet shqiptaro-kineze ishin gjithnjë e më të këqija, Hoxha gjithnjë e më shumë kishte frikë dhe ishte në panik nga sulmi në vendin e tij. Mirëpo, në të njëjtën kohë bënte plane luftarake, duke iu thënë gjeneralëve të tij: “Ne jemi në prag të luftës".
Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grushtet, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën".
"Për aq sa na kanë lejuar rrethanat, ne me të gjitha mjetet i kemi përkrahur kosovarët. Dhe ne jemi për atë që ata të bashkohen me Shqipërinë, sepse kjo do të siguronte një unitet nacional ", i kishte shkruar Hoxha ministrit të punëve të brendshme Kadri Hazbiut.
Comments
Te ndjekesh me vemendje cfare

Te ndjekesh me vemendje cfare ndodh ne Rajon e ne Glob dhe te pergatitesh per te gjitha opsionet e mundshme nuk eshte megalomani, por seriozitet per t'u dale per zot fateve te popullit dhe vendit tend. Ajo situtate e mundshme, mbi te cilen eshte pergatitur ai plan (i ekspozuar edhe nga V.LLakaj dhe burime te tjera ne shtypin shqiptare), ndodhi, por nuk ndodhi fill pas vdekjes se Titos, por 9 vjet me vone. E nese procesi i shperberjes se Federates do kishte ndodhur menjehere pas vdekjes se Titos zbatimi i atij plani mund te merrte jete dhe me sukses. Po te kishte ndodhur ne ate kohe, atehere shqiptaret nuk do ishin perballe 7 republikave, por perballe serbise. Ndersa vete procesi i shperberjes mund t'i bente superfuqite qe, per te evituar perplasjen, te mbanin qendrim te baraslarguar nga gjithe zhvillimi.

Shtabet e shteteve serioze prandaj punojne ne kohe paqje per te qene te pergatitur per cdo situate lufte.

"Ulunjam, i njohur si

"Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, nga Instituti rus për historinë e përgjithshme, informacionet e përmendura i kishte marrë në bazë të memoareve të ministrit të atëhershëm të mbrojtjes së Shqipërisë, Veli Lakaj", ky eshte citimi nga artikulli i mesiperm.

Atehere pse u dashka ribotuar ky shkrim kur orgjinali i kujtimeve te Veli Llakajt, qe nuk ishte minister i Mbrojtjes sikurse pretendon "eksperti", por zevendesminister dhe shef i shtabit te pergjithshem te ushtrise, eshte botuar ne "Shekulli" dhe ne nje liber te gazetarit Kujtim Boriçi "Gjeneral Llakaj, shefi i Shtatmadhorise midis dy "puçeve" ushtarake"!

Kurse eksperti rus ka parafrazuar Llakajn e parafrazuar nga shtypi serb. Nuk eshte serioze te ribotohet dhe te komentohet komercialisht nje shkrim i perkthyer nga serbishtja! Leng sterlengu!

Une e di pak ndryshe

Une e di pak ndryshe historine. Ishte Mehemet Shehu me i gatshmi per te filluar luften kunder ish-Jugoslavise, ne kohen kur kosovaret kerkonin Republike. ishte koha kur Prishtina e Fadil Vokrrit luante ne kategorine e pare te futbollit jugosllav krahas Zvezdes, Paartizanit etj. Ne stadiumin e Prishtines ne ate kohe perkrahesit e skuadres kosovare e nxisnin ekipin e tyre me thirrjen EO, EO, nenkupto Enver Hoxha, Enver Hoxha. Por Enveri ndryshe nga Mehmeti nuk donte te hynte ne aventura, pasi ndofta e dinte qe ballanci iforcave ishte ne favor te Jugosllavise. Thuhet se kjo ishte njera nga shkaqet e divergjencave ndermjet Enverit dhe Mehmetit, pervceç asaj rreth rolit te revolucionit islamik iranian. Pa folur ketu per Silva Turdiun.

Mbi politiken jugosllave,

Mbi politiken jugosllave, Enver Hoxha ka nje sere librash qe spjegojne pikpamjet e tij per menyres se si do te shkaterrohej Jugosllavia. Po aty ai parasheh se politika shtypese ndaj Kosoves ne rradhe te pare dhe ndaj republikave te tjera do te sjelle me doemos shembjen e ngrehines jugosllave. Te gjihta faktet e ndodhura pas vdkejes se Hoxhes, vertetojne katerciperisht parashikimet e tij per Jugosllavine, Ka qene e natyrshme qe Shqiperia e vogel kurdohere nen shinjestren e shovinisteve per ekspansion territorial mbi te si dhe shinjester nga kapitalizmi boteror si vendi i fundit socialist ne kampin tashme gjoja socialist te Lindjes, te pregatitje te mbronte vehten nga sulemte e te tjereve qe ishin vertetuar me semire pas vitit 1944 nepermjet sulmit fashist te grekeve 1949 por dhe te qindra bandave te hedhura nga territoret e fqinjve kunder pushtetit popullor. Por e gjithe kjo mbrojtje nuk do te thoshte per Hoxhen qe te filinte mbi dafina per copat e prera padrejtesisht nga trungu i tokes meme. Titulli denigures i artikullit por edhe spjegimet shpesh te cunguara te historianit rus tregojne si per gjenialitetin e Enver Hoxhes por edhe per urrejtjen per mosneneshtrimin e tij ndaj atyre qe sot pas vdekjes se tij, ne Shqiperi bejne ligjin ose hiqen si te paanshme ne shkaterrimin e kombit nga anarko-fashizmi berishian. Siguirsht ata nuk jane indiferente por hiqen te till per ti thene larove te tyre politikane shqiptare qe vazhdonin se jemi me ju. pa ne le te themi ca fjale apo fende te ftohta kunder jush.

Enver Hoxha ishte dhe mbetet nje legjende per kombin jo per ate se ndertonte shoqerine socialiste (ajo ishte e vetmja menyre per te mbrojtur shqiptaret nga menxyrat qe kane zene vend sot e perej 23 vitesh) per per ate qe i tregoi botes se shqiptaret po ti lesh te lire, dine te ndertojne shtet dhe te prosperojne edhe me mire ndoshta nga kombe te tjere tashme te prosperuar. Por le tja leme kohes1

Ky plan ka ekzistuar vertet

Ky plan ka ekzistuar vertet dhe dekonspirimi i tij nga Mehmeti vetem sa e ndaloi, sepse nisja e nje lufte per Kosoven nga Shqiperia ne ate kohe do ti zgjaste jeten Sistemeve komuniste ne lindje.....pasi Trakati i varshaves do mbeshteste Enverin si komuniste qe ishin ose do bente seshir ne rastin me te keq.....dhe vertet ndarja ndodhi dhe luftrat po ashtu,. Pas viti 1991 solli lufterat ne jugosllavi dhe perfundoi ne 1999 me Kososven. pra Enveri ka qene ne nje gabim kohe prej 6 vjetesh nga 1985 ku edhe vdiq. Si duket plani i dekonspiruar nga Mehmeti tek Amerikanet vetem sa e nxiti kete te fundit per te ndaluar me cdo mjet.....Enverin, gje qe solli edhe vetvrasjen e tij.

Edhe une si serbp-grek o

Edhe une si serbp-grek o devotshem , cetnik dhe andart njekohesisht , mendoj keshtu si juve qe se Enver Hoxha ishte megaloman dhe plani i tij ishte po ashtu megaloman ! madje une nuk ndalem vetem ketu , por dua te njoftoj se sipas mendimit tim personal dhe "dijes sime" te ndritur edhe per Skenderbeun qe thone se theu ushtri shumfishe turke eshte nje shpifje sa e ndyre aq edhe antinderkomebtare !

Megjitheate megjithese une jam kaq "mendjendritur" dhe kaq i "dijshem" , prape nuk do te guxoja . sa per etike . qe te deformoja titullin origjinal te artikullit te vjedhur tek "Jutarnji list"

Me respekt

serbo-greku i devotshem , ose qenia pa identitet

Kur fliste Hoxha edhe greket

Kur fliste Hoxha edhe greket edhe jugosllavet nuk besoj se ndiheshin kaq trima.Sa per megallomani ajo nuk eshte aspak e tille por nje pergatitje teper serioze per te rrimare ate qe i takonte shqiptareve:Kosoven qe edhe me mbrapa u mor me lufte dhe me armet e ushtrise shqiptare.

Nga kjo del qarte se Enver

Nga kjo del qarte se Enver Hoxha nuk ishte projugosllav sic eshte thene deri me tni nga ca me nder jush historiane. Kjo pra ja rrit vlerat Enverit ku del qarte patriotizmi i tij.

Cfare jane keta zarbo qe

Cfare jane keta zarbo qe thone se Enver Hoxha ishte megaloman ! Keta jane vetem se perverse psikotik ose nihiliste antishqiptare ne rastin me te "mire" ! Enveri , cfare tha e beri realitet ! Eshte e vetmja periudhe historike ku Shqiperia dhe shqiptari , pa dhene asgje . morri gjithe ato ndihma dhe perkrahje ! eshte e vetmja kohe kur per 20 vjet u kaluan zhvillime qindra vjecare !

Megjithese antishqiptaret , perfshi edhe pronaret apo kuratoret e ketij mediumi , e kane vene poshte Shqiperine dhe shpirtin sovran shqiptar , apo te gjitha arritjet panshqiptare mundohen t'i shumzojne me zero apo t'i perbuzin , prape se prape e shikojne se po avancojne me hapa shume te vegjel !

Vete Inteligjent servisi dhe Kryeministri Angles e pranoi se Enveri dhe shqiptaret ne kohen e tij , ia kishin lodhur ca vrimen nga pas ! Dhe se Shqiperia ishte i vetmi vend ku ata kishin deshtuar . Cfare eshte kjo ? Megalomani e Enverit , apo inferioritet i Toni Blerit ?

Add new comment